Slideri Kryesor
Fryma e protestës ekziston
Përfaqësues të pushtetit u ndjenë të neveritur nga dhuna që sipas tyre përcolli protesta e opozitës. Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri protesta ishte një shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtareve, ndërsa për deputetin e Librazhdit, Taulant Balla guri që u gjet në zyrën e ish-ministrit të Transporteve nuk e shpëton Lulzim Bashën nga mëkatet që ka kryer.
Nishani dekoron Berishën për transformimet demokratike
Për merita të veçanta në transformimet demokratike Presidenti Nishani vlerësoi me dekoratën e flamurit ish-kryeministrin Sali Berisha. Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, Nishani shprehu vlerësimin për rolin e Berishës në lëvizjet e dhjetorit dhe më pas në periudhën e tranzicionit.
Ambasada amerikane: Në të ardhmen protestat duhet të mbeten paqësore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një njoftim të saj thotë se dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.
“Duke shprehur bindjen se e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme, selia diplomatike e Shtetetve të Bashkuara thotë se akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia e flakës dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”-shkruhet në njoftim.
Qeveria nuk ra, por dy çibanë arkitekturorë u goditën…
Protesta e sotme e opozitës nuk e arriti objektivin e shpallur të saj – rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike – por ajo, te pakten, goditi dy çibanë arkitekturorë që ka mbjelle Rama në Tiranë.
Çibani i parë që u godit ishte streha ala Las Vegas që Rama i ka vënë hyrjes së ndërtesës së kryeministrisë. Në një ndërtesë të projektuar nga arkitektë italianë të viteve ’30, me stilin romak të para 2000 vjetëve, nuk ka vend një strehë llamburitëse që gjendet kudo në lokalet e prostitutave në Las Vegas.
Edi është i trishtuar...
Pasi kaloi frikën e zakonshme për të, pasi pa se protesta e mbylli ditën, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u shfaq me një status prej kristiani të mirë në Facebook. “Ç'shemti e trishtueshme, mu ne Diten Kombetare te Rinise, te shohesh PD e sotme te mbytur ne pellgun e nje vandalizmi mizerabel, teksa kujton levizjen studentore qe shembi regjimin komunist e i dha jete vete Partise Demokratike, pa thyer asnje xham.
Protesta e duhur, pavarësisht siglës partiake
Protesta e opozitës është zhvilluar sot me një ton të lartë duke tejkaluar pritmëritë e shumëkujt. Disa gurë dhe shishe para kryeministrisë, një përplasje minore me policinë, kanë mjaftuar që t’i bëjnë me dije mazhorancës se nuk luan me fushën bosh në këtë vend. Këtu nuk është rasti për të gjykuar më PD-në dhe përfaqësuesit e saj, pasi ai njeri dhe ai grup njerëzish që ndërmerr iniciativën për të protestuar në rrugë, vendos të rilegjitimojë veten përmes forcës së vet. Nga ana tjetër ka disa thirrje që e shohin situatën me shqetësim, po flitet për barbarë e për gjithfarë gjërash.
Rreth 30 mijë veta sot në protestën e opozitës
Nga një analizë e bërë me anë të Google Earth Pro, rezulton se në protestën e sotme të opozitës marrin pjesë rreth 30 mijë veta. Analiza ështe bërë për çdo sektor të veçantë të bulevardit Dëshmorët e Kombit, sipas dendësisë së çdo sektori.
Siç ka ndodhur edhe gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë, pritet që opozita aktuale të deklarojë një pjesëmarrje 10 fish më të lartë dhe qeveria ta pjestojë atë me tre.
Re.Pu.
Ajo që duhet të ndodhte 25 vite më parë
Video/Disa tensione gjatë protestës
John Kerry njeh meritat e ish-anëtarëve të PPSH-së në lëvizjen e dhjetorit
Shtetet e Bashkuara janë kujdesur të përcjellin një mesazh në Ditën Kombëtare të Rinisë, duke i njohur meritat për tranzicionin demokratik edhe ish-funksionarëve të guximshëm të Partisë së Punës. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në emër të Presidentit Obama thotë se ky tranzicion historik është mbeshtetur nga udhëheqësit e lëvizjes studentore, është përforcuar nga qytetarët që marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës dhe është ndihmuar nga ish-anëtarët e guximshëm të partisë, të cilët ndihmuan në vendosjen e sundimit popullor.