Slideri Kryesor
Çmimet e ushqimeve, 5.9% më shtrenjtë se një vit më parë
Muaji nëntor i këtij viti ka shënur rritje të ndjeshme të kostove të jetesës, si pasojë e rritjes së çmimeve për mallrat e konsumit. INSTAT raporton se çmimet e ushqimeve janë rritur me 5.9% krahasuar me një vit më parë, me rritje kryesore tek zarzavatet: “Rritjen më të madhe e ka pasur çmimi i zarzavateve,me 35.6 për qind, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga grupi i frutave, të cilat janë shtrenjtuar me 13.9 për qind.
“Refugjatët shqiptarë janë një mrekulli për ata që i presin”
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Der Freitag”. Ka disa tema që preken shkurt në të, por tërheq vëmendjen përgjigja për refugjatët shqiptarë.
“Refugjatët shqiptarë?
Një mrekulli për ata që i presin. Ashtu si emigrantët, shqiptarët kanë demonstruar atë që mund të bëjnë kur kushtet politike dhe ekonomike janë në favor të tyre.
Nuk janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?
Mosbindja civile sapo ka nisur
Partia Demokratike deklaron se do të vijojë protestat. Një ditë pas protestës së 8 dhjetorit, kryetari I saj, Lulzim Basha, ka dalë në një komunikim për mediat ku ka bërë të ditur se kundërvënia ndaj qeverisë do të vijojë. “Vërshimi i shqiptarëve ishte mesazh i qartë i mbështetjes për PD-në dhe për planin e saj për largimin e krizës politike dhe ekonomike që ka pushtuar vendin.Qytetarët dhe biznesi kërkojnë zgjidhje.
Zhvendosje djathtas në Evropë
Kriza e refugjatëve - për gjithnjë e më shumë politikanë të Evropës me këtë problem është e lidhur ngushtë mbijetesa e komunitetit evropian. Ajo është shkaku edhe që u çon zgjedhës, populistëve të djathtë si Front National në Francë, nacionalkonservatorëve si PiS në Poloni dhe partisë hollandeze të populistit të djathtë Geerd Wilders.
“Taksë” e fshehur 5-10 lekë/litër për naftën: Qeveria rrit me 170 herë tarifën për licencën e karburanteve
Me një vendim të papritur, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shumëfishojë me 170 herë pagesat për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve (me pakicë), që si çdo tarifë tjetër pritet të reflektohet në shtrenjtimin e çmimit të tregtimit me pakicë të naftës e benzinës, me rreth 5-10 lekë për litër (shiko llogaritjet më poshtë).
Memorializimi i pavend i një bunkeri dhe mbrojtja e tij si pronë publike
Ende pa u shkëputur nga Diktatura, përfaqësues të regjimit nisën të ndryshonin peizazhin memorial të kryeqytetit duke hequr si fillim statujën e Stalinit dhe më pas statujën e Leninit nga bulevardi. Mund të kenë qarkulluar mjaft pandehma mbi arsyet e këtyre veprimeve të kryera jo në ditën me diell. Mbase ishte një mënyrw e regjimit të shkuar për t'u distancuar nga ideologjia komuniste. Megjithatë monumenti i diktatorit E. Hoxha, si një përligje e komunizmit nacionalist gjatë periudhës së vetëizolimit mbeti në këmbë, deri në manifestimin gati spontan të 20 shkurtit 1991.
Foto/Filluan t'i thoshin "Figadhes" - Ikja e madhe e 1991-t
Fotoalbumi i postuar këtu është një fotoreportazh historik i ikjes së madhe të shqiptarëve drejt Greqisë. Fotot janë të janarit 1991 dhe kanë për autor Spiro Staveri.
Ka frikë...
Fotoja është realizuar dje në mbrëmje dhe tregon kryeministrin Edi Rama që shëtit në bulevard disa orë pas përfundimit të protestës. Rastësi apo jo, por një shëtitje të tillë, zoti Kryeministër e bëri edhe mbrëmjen kur deklaroi refuzimin e Shqipërisë për armët kimike. Lëvizjet e një njeriu politik komentohen dhe nuk perceptohen në kontekstin e rastësisë. Një shfaqje që nuk i jep siguri kujt në këtë vend, por që dëshmon frikë.
Protestat dhe ndeshja me policinë janë palestër e demokracisë
Edhe ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, ka komentuar protestën e sotme e cila sipas tij tonifikon reagimin dhe frymën e protestës. Thotë Hila në profilin e vet: "Ai bunker pas Ministrise se Brendshme eshte simboli i nje periudhe amoku qe kaluam, nga e cila duhet te nxjerrim mesime por nuk duhet t'ia deshmojme botes. Ai bunker eshte simbol i shijeve banale te kujt e ka dashur dhe vendosur aty. Ai bunker eshte nje shemti artistike qe nuk mund t'ia tregojme botes si nje nga atraksionet e Tiranes, pasi ne si popull nuk jemi kaq medioker.