Slideri Kryesor
Zhgënjimi i radhës përtej "dashakeqësisë" së mediave
Pak ditë më parë ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, ia faturoi medias interpretimet keqdashëse për ekonominë shqiptare, duke deklaruar se ana tjetër e medaljes që mediat nuk duan ta shohin është rritja e investimeve të huaja në ekonomi dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Sot Shoqata e Investitorëve të Huaj publikoi indeksin e klimës së biznesit, i cili ka vijuar rënien në të katërt 3- mujorët e 2015-s.
Vetëm 560 mijë shqiptarë në moshë për votim, të kënaqur me qeverinë
Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan, zhvilluar në terren nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetsim tregon se vetëm 25.4% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e qeverisë. Nga ana tjetër, vetëm 13.8% janë të kënaqur me punën e opozitës. Të përkthyera në numër banorësh në moshë për të votuar, këto shifra tregojnë se vetëm 560 mijë prej tyre janë kënaqur me punën e qeverisë (nga 1 milion që votuan për të para 3 vjetësh), dhe vetëm 305 mijë janë të kënaqur me punën e opozitës (nga 680 mijë që votuan per të para 3 vjetësh).
Çmimi i “mesatarizuar” i energjisë rëndoi mbi 56% të familjeve shqiptare
Qeveria nuk pranoi asnjëherë se ndryshimi i tarifave të energjisë ishte praktikisht rritje e çmimit dhe nxori si argument çmimin e mesatarizuar. Nga 1 janari i vitit 2015 të gjithë konsumatorët familjarë e kanë paguar energjinë me 9.5 lekë për kilovat në orë. Më parë çmimi i energjisë për familjarët ishte përshkallëzuar në dy fasha, ku 300 kilovatët e parë paguheshin me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli me 12.5 lekë.
Dita e Xhelalit dhe moçali i politikës
Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë së Kamzës, ishte një prej degëve ku mbahej Partia Socialiste për të proporcionalizuar kriminalizimin e saj në raport me opozitën e Partisë Demokratike. Për socialistët kryebashkiaku i Kamzës ishte shembulli pse Lulzim Basha nuk mund të dilte i palagur nga kauza e dekriminalizimit. Megjithëse në proces gjyqësor, politika nuk hezitoi të shkelë parimin e prezumimit të pafajësisë deri në vendimin e Gjykatës. Një prej shkallëve të Gjyqësorit, Apeli i Tiranës e ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Kamzës dhe ka urdhëruar pushimin e çështjes penale ndaj tij.
Heqja e ekskluzivitetit të Rinasit, marrëveshja zgjat konçesionin me 4.5 vite nëse jepen liçenca të tjera përveç Kukësit
Marrëveshja për heqjen e ekskluzivitetit për aeroportin e Rinasit ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë. “ABC NEWS” raporton diçka për përmbajtjen e marrëveshjes që kushtëzon heqjen e ekskluzivitetit në Rinas me zgjatjen e kontratës për çdo hapje aeroporti tjetër përveç atij të Kukësit. “Marrëveshja për heqjen e eskluzivitetit të Rinasit parashikon se, përveç Aeroportit te Kukësit, për çdo aeroport tjetër që vihet në punë, afati i konçesionit do të zgjatet deri në 4.5 vite.
Apel i PD-së për biznesmenët dhe sipërmarrësit: “Mos hidhni asnjë lek në projektin e stadiumit të ri. Nuk do ta njohim”
Partia Demokratike ka deklaruar sot se në momentin e ardhjes në pushtet, ajo do të anullojë projektin e ndërtimit të stadiumit të ri, quajtur “Arena Kombëtare”. Përmes një deklarate, zëdhënësja, Ina Zhupa, u shpreh se projekti aktual është korruptiv dhe klientelist. “Edi Rama zbuloi për publikun një prej planeve me korruptive e klienteliste të këtyre 3 viteve, siç është qendra e madhe e biznesit dhe e tregtisë aty ku gjendet sot Stadiumi Qemal Stafa.
Një shfajësim dhe një kërcënim i pasinqertë për Berishën
Kryeministri Rama doli me një deklaratë për të arrnuar disi reagimet disproporcionale të mazhorancës, pas deklaratave të Berishës një dite më parë në parlament, për vetëmbrojtje përmes armëmbajtjes, nisur nga situata e pasigurisë në vend. Kryeministri tha se Berisha nuk mund të hetohet për deklaratat e tij,pasi drejtësisa është ende e pareformuar.
Përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe punësimit, rezultat i politikave ekonomike?
Në daljet e fundit publike, Ministri i Financës, Arben Ahmetaj, ka pretenduar se politikat ekonomike të qeverisë kanë dhënë rezultat. Për të mbështetur këtë pretendim, ai ka cituar faktin se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) u ngjit tek niveli 2.6% në 2015-ën, nga 2.1% që ishte në 2014-ën (në vitin e parë të plotë të qeverisjes socialiste). Gjithashtu, Ahmetaj ka cituar faktin se janë shtuar 173 mijë vende pune qysh kur socialistët rierdhën në pushtet, duke iu afruar kështu premtimit për 300 mijë vende pune të reja.
Kisha mohon konfliktet e brendshme dhe një konsideratë për Nikolla Markun
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse ka dalë me një deklaratë ku ka mohuar që në Kishën Ortodokse të ketë konflikte të brendshme. Deklarata i referohet reagimeve të Nikolla Markut pas fronëzimit të Imzot Andonit, si Mitropolit i Elbasanit. "Janë bërë përpjekje të hidhen dyshime rreth një konflikti të paqenë në gjirin e Kishës Orthodhokse.
Pëllumbët e paqes – teatri me “Berishë” vazhdon njësoj si 20 vjet më parë
Një ditë pasi në Parlamentin e Shqipërisë u konsumua një thirrje për armatosje të qytetarëve si masë mbrojtjeje ndaj krimit që ka edhe akreditim shtetëror, përfaqësues të Partisë Socialiste, nga ata “që e njohin mirë Berishën”, por edhe që janë përballur me të në të shkuarën, po dalin njëri pas tjetrit për të vijuar me skenarin “ i miri - i keqi”, që u ka dhënë oksigjen politik për 25 vite rresht.
