Slideri Kryesor
Sekserët e xhihadit, prokuroria kërkon 152 vite burg për grupin e imamëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur pretencën për grupin e xhihadisëve. Organi i akuzës ka kërkuar në total një dënim prej 152 vjet burg për 9 të akuzuarit. Këta persona akuzohen se dërgonin shtetas Shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.
Rregullorja e re e AMA-s: Transmetim pa shpërblim i informacioneve me interes të lartë për publikun
Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive miratoi rregulloren e re, e cila ka përcaktuar qartë llojin dhe tipologjinë e informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve që konsiderohen se paraqesin interes të lartë për publikun e gjerë, të cilat duhet të transmetohen nga mediat audiovizive pa pagesë.
Trekëndëshi Shqipëri-Itali Greqi në negociata për emigrantët
Qeveria greke do të kërkojë mbështetjen e Italisë dhe të Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera fqinje në përballimin e problemit të refugjatëve. Sipas burimeve vendase, përjekjet do të zhvillohen në dy faza. Së pari do të synohet në një marrëveshje tripalëshe midis Athinës Tiranës dhe Romës dhe më pas, në organizimin e një takimi në nivel ministrash, me pjesëmarrjen e Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Fullani kërkon rrogën e 4 viteve dhe dëshmpërblim moral
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë zhvilloi dje seancën e dytë të betejës gjyqësore mes ish-Guvernatorit Ardian Fullani dhe Bankës së Shqipërisë e Kuvendit të Republikës si palë të paditura.
Të dhënat personale të 49.6 milionë turqve publikohen online
Pa filluar mirë skandali i “Letrave Panameze” një tjetër rast mund të kthehet në ilustrim për epokën ku jetojmë dhe për faktin se tanimë çdo gjë me rëndësi “ndodh” online. Gazeta e njohur izraelite, “Haaretz” raporton për një rrjedhje gjigande të dhënash në internet nga Turqia. Bëhet fjalë për të dhënat personale, emër i plotë, numër id, gjini etj., të 49.6 milionë turqve. Gazeta u informua për rastin nga një firmë izarelite, “Hacked-DB Security”, e cila monitoron rrjedhjet e të dhënave nga bazat e të dhënave dhe që në këtë rast vlerëson se informacioni duket origjinal dhe i vërtetë.
Në Gjirokastër nuk bëjnë hilera. Njerëzit largohen nga puna “me letër me vrimë”
Reforma në Drejtësi qenka bërë në Gjirokastër përpara se të nisë në Tiranë. Sot emisioni “Fiks Fare” ka përcjellë atë që ndodh në spitalin e këtij qyteti, ku sanitaret hiqen nga puna, me “letër me vrimë”. “Quhem Ziliha Voco dhe kam telefonuar në emisionin “Fiks Fare” sepse më kanë shkurtuar nga puna. Para 4-5 ditëve, drejtori i spitalit na mblodhi të gjithave në një dhomë dhe mes 30-40 punëtoreve sanitare hodhi shorteun me letra me vrimë. Na tha troç, kujt i bie letra për t’u larguar, do të ikë, të tjerët do të qëndrojnë. Nga frika asnjëri prej nesh nuk foli.
Qeveria, 500 mijë lekë pension të posaçëm mujor për familjen e Dr.Florit
Ndarja nga jeta e kantautorit të njohur Dr.Flori ishte një dramë për familjen e tij, por jo vetëm. Qeveria shqiptare ka menduar ta lehtësojë sadopak dhimbjen e tyre duke u akorduar një pension të posaçëm raporton Gazeta Tema. Ditën e sotme qeveria shqiptare ka vendosur t’i caktojë një pension prej 500 mijë lekësh të vjetra bashkëshortes dhe fëmijëve të ndjerit. “Efekti financiar, prej 450 mijë lekësh, për vitin 2016 dhe për vitet në vazhdim të përballohet nga buxheti i sigurimeve shoqërore.
7 vjet në NATO. Erjon Veliaj mban fjalën e hapjes. Bojkoton opozita dhe Presidenti. Berisha nuk u ftua fare
Ministria e Mbrojtjes ka përkujtuar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, 7-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me një dekor të posaçëm, shoqëruar me disa armatime dhe pajisje, ceremonia është asistuar nga pjesëtarë të qeverisë, trupit diplomatik dhe më e pazakonta, nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ky i fundit madje ka mbajtur edhe fjalën e hapjes në këtë aktivitet që lidhet me të tjera institucione. E çuditshmja është se ceremoninë e kanë bojkotuar përfaqësues të Komisionit Parlamentar të Sigurisë si dhe ish-ministrat e Mbrojtjes.
Faza e dytë kundër Informalitetit. Tani jo më me inspektorë në terren
Sot kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kanë prezantuar atë që e kanë quajtur faza e dytë kundër informalitetit. Kryeministri ka vlerësuar se kjo sipërmarrje synon mbrojtjen e biznesit dhe jo luftën ndaj tij, por duke vepruar në një mënyrë të re. “Synimi ynë është që bizneset në Shqipëri të rrinë me vite pa u kontrolluar, të mos kenë nevojë të kontrollohen. Dhe ndërkohë, sistemi të jetë i tillë që mungesën e kontrolleve në terren ta kompensojë me një kapacitet monitorues në çdo sekondë.
Video e papublikuar e Kim Philbyt me agjentët gjermanolindorë: “Aftësia e shërbimit britanik, një mit”
BBC-ja raporton se në arkivat e STAS-it gjermano lindor ka gjetur një material video, ku agjenti më i fashëm i Luftës së Ftohtë, Kim Philby, shpjegon sesi operonte si agjent i dyfishtë, për llogari të KGB-së sovjetike në shërbimin sekret britanik. Ai ka mbajtur një fjalë shpjeguese para agjentëve gjermanë, duke theksuar ndër të tjera se miti i aftësive të shërbimit britanik ishte i pavërtetë, sesi për vite të tëra ai takonte rezidentët sovjetikë, nxirtte dokumente dhe askush nuk e survejonte.
