Slideri Kryesor
Korsika, një hap më afër autonomisë
Koriskanët duket se kanë arritur më në fund të drejtën për autonomi nën Republikën Franceze. Lajmi për një marrëveshje raportohet nga mediat e Francës që flasin për një tekst “që siguron një status autonomie për Korsikën”, 50 vjet pas nisjes së lëvizjes së armatosur korsikane.
Qeveria e Kosovës i kthen 24 ha Manastirit të Deçanit
Një ditë pasi i Dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, akuzoi qeverinë e Kosovës për mungesë komunikimi, Prishtina zyrtare ka autorizuar kalimin e pronave të Manastirit të Deçanit, këtij të fundit.
“Armët bërthamore i kemi për t’i përdorur”
Rusia mbetet në gjendje gatishmërie luftarake dhe është plotësisht e gatshme për një luftë bërthamore, tha pesidenti rus në një intervistë me median shtetërore.
Putin, i cili pritet t’i fitojë zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit, tha se Rusia do ta bënte këtë hap në rast se sovraniteti i saj kërcënohet.
Një hap më pranë jetës së krijuar në laborator
Sipas një teorie të diskutueshme, jeta filloi kur ARN-ja nisi të riprodhohej spontanisht. Tani studiuesit pretendojnë se e kanë përsëritur një pjesë të këtij procesi në një laborator.
Në intervista me Washington Post, shkencëtarët thonë se kanë krijuar një molekulë ARN-je që ka bërë kopje të llojeve të tjera të ARN-së, e cila i afron ekspertët e saj gjithnjë e më shumë për të krijuar kushte për jetën e hershme të Tokës në një laborator.
Dialogu sërish në fazë kritike
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se dialogu Prishtinë-Beograd është sërish në një pikë kritike. Eskobar e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me gazetarët pas mbërritjes në Prishtinë.
SHBA shton presionin mbi Austrinë për largimin e Raiffeisen nga Rusia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin ndaj bizneseve europiane që vijojnë të bëjnë biznes me Rusinë, apo në Rusi. “Politico” raporton se së fundmi, subjekt i këtij presioni është edhe banka austriake “Raiffeisen”, teksa në në një takim të zhvilluar së fundmi mes Ndihmës Sekretarit në Detyrë për Thesarit, Anna Morris dhe zyrtarëve auatrikë, janë vënë në dukje pasojat e nxjerrjes së bankës në fjalë nga sistemi financiar amerikan.
Nuk përjashtohet që dikur Berisha të bëjë marrëveshje edhe me Zahon për të ardhmen e vendit!!!
Teatri politik i disa muajve duket se po shkon drejt fundit. Dritarja e Shpresës, zhurma në Parlament e kështu me radhë, ngjajnë se po zëvendësohen nga ndërzimi i zakonshëm mes dy partive kryesore, deri më tani non grata për njëra-tjetrën. Raportohet se është rënë dakord për dy komisione hetimore; një për të dhënat e sistemit TIMS dhe tjetri për koncesionet në shëndetësi. Qesharake kur mendon se çështjet po hetohen penalisht.
Proces gjyqësor në Zvicër për masakrën e Hamës në 1982
Ish-zv.presidenti sirian, Rifaat al-Assad, do të vihet nën akuzë në Zvicër. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës (OAG) njoftoi se do të ngrejë akuza ndaj ish-oficerit të ushtrisë siriane, për disa krime që mendohet se janë kryer në shkurt 1982, gjatë një përleshjeje famëkeqe midis ushtrisë siriane dhe opozitës islamike në qytetin e Hamës, në Sirinë perëndimore.
Al-Assad është xhaxhai i presidentit aktual të Sirisë, Bashar al-Assad.
"Amerika po përballet me një rend botëror gjithnjë e më të brishtë"
Amerika po përballet me një "rend botëror gjithnjë e më të brishtë", të tensionuar nga konkurrenca e fuqive të mëdha, sfidat transnacionale dhe konfliktet rajonale. Ky është konkluzioni i agjencive amerikane të inteligjencës në një raport të përbashkët, mbi gjetjet e të cilit raportuan në Senat.
Kampi i Tiranës
Pamjen në fjalë e has çdo mëngjes rreth orën 09:00 në Tiranë. Në atë që quhet zona kryesore e saj në Unazën e Vogël. Makinat që mbledhin mbeturinat, ndërkohë që këto të fundit janë rrugica e përhereshme mbi asfaltin e kryeqytetit. Nuk ka sy të mos e shohë Tiranën sesa e pistë është; nuk ka mendje të mos bezdiset nga deformimi urban dhe kaosi i ndërtimeve, anarkia e çstilizimit që ka imponuar rregullin e vet unikal.