Slideri Kryesor
Lamtumira e radhës
"Po punoj me të gjitha forcat, sepse kjo është finalja për mua. Sipas ligjit, këto zgjedhje do të jenë të fundit". Presidenti turk paralajmëroi me këto fjalë, për të disatën herë, tërheqjen nga politika.
Ndërsa agjencitë perëndimore e raportuan këtë lajm kryesisht nën titullin “Erdogan po mendon të largohet nga politika”, në Turqi deklarata u prit me mosbesim, sidomos në rrjetet sociale.
“Po tërhiqet për të disatën herë”, shkruan shumë komentues.
Diplomaci personale për thyerjen e Prishtinës, jo Dialog me Serbinë
I Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vijuar turin e vet në Kosovë, duke konfirmuar edhe njëherë se ai është një diplomat që ka prioritete të tjera nga tagri i detyrës së vet. Zoti Escobar ka bërë çmos të përsërisë vetëm kushtet për qeverinë e Kosovës, ndonëse është kapur në befasi gjatë vizitës së tij nga vendimi i Prishtinës për kthimin e pronave Manastirit të Deçanit. Duke minimizuar këtë akt, Escobar ka rendur në Manastir prej nga ku ka dhënë një deklaratë përmes së cilës ka shprehur shqetësimin e vet të madh për ndalimin e dinarit në Kosovë, për të v
Dumani: Korrupsion ka, por e denoncon vetëm KLSH
SPAK ka nisur me iniciativën e vet disa hetime për korrupsion në institucionet shtetërore, të cilat, sipas tij, pavarësisht se i kanë mekanizmat, nuk kanë bërë asnjë kallëzim në organin e akuzës.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, shprehet se në institucione si Tatimet dhe Doganat është e sigurt që ka korrupsion, por të vetmet kallëzime që shkojnë në prokurori janë ato të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Bota në krizë, 300 milionë njerëz në nevojë për ndihmë
“Edhe unë jam kurvë”
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka hapur debat në Iran. Videoja e marrë nga një kamera vëzhgimi në një spital në Qom, një nga qytetet më fetare të Iranit, tregon një grua e cila revoltohet ,e një burrë i cili ka nxjerrë telefonin dhe po i bën foto. Gruas i ka rënë shamia dhe mban në krahë një fëmijë.
“Më jep telefonin tënd, më lër të shoh foton, fshije”, i thotë ajo. Disa gra të tjera, disa të veshura me hixhab islamik dhe disa jo, i vijnë në ndihmë dhe njëra prej tyre merr telefonin e burrit për ta kontrolluar.
Marrëveshja Rama-Meloni, Gjykata Europiane i thotë jo procedurës së përshpejtuar kufitare
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët nuk pritet të marrë dritën jeshile të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Kjo e fundit i ka thënë jo procedurave të përshpejtuara, të parashikuara në protokollin e marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni.
Efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë një shtyrje e përkohshme e papërcaktuar e projektit që qeveria italiane ka në Shqipëri.
Vetëdija kombëtare në vetvete nuk është një fenomen statik
Vangjel Tavo emërohet prefekt i Vlorës
Vangjel Tavo është emëruar prefekti i ri i qarkut të Vlorës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, e cila ka shkarkuar Flamur Mamajn, duke i dhënë detyrën e tij ish-deputetit Tavo.
Mamaj e ka mbajtur detyrën e prefektit prej nëntorit të vitit 2017.
Ndërsa Tavo ka përfaqësuar Gjirokastrën në Parlament për disa mandate, fillimisht nën siglën e Partisë Socialiste e më pas nën atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.
Koleksioni privat i një ish-diplomati hedh dritë mbi tregtinë e fshehtë të artit aziatik
Historia e statujës së vogël prej ari të Budës nis më shumë se 200 vjet më parë, kur një argjendar e skaliti atë për oborrin e mbretit kamboxhian. Dhe përfundon në 2018-n, kur István Zelnik, ish-diplomat hungarez me pasion për antikuaret, e nxjerr atë në shitje në një faqe ankandi online.
Pastaj, si shumë copëza të tjera të artit dhe trashëgimisë nga vendet me të ardhura më të ulëta si Kamboxhia, Buda – në fronin e argjendtë – zhduket në tregun e zi. Qeveria kamboxhiane thotë se statuja, dhe qindra antika si ajo, nuk duhet të ishin shitur kurrë.
Korsika, një hap më afër autonomisë
Koriskanët duket se kanë arritur më në fund të drejtën për autonomi nën Republikën Franceze. Lajmi për një marrëveshje raportohet nga mediat e Francës që flasin për një tekst “që siguron një status autonomie për Korsikën”, 50 vjet pas nisjes së lëvizjes së armatosur korsikane.