Slideri Kryesor
Tani do përpiqen të kalojnë nga Shqipëria
Qeveria shqiptare vijon të mbajë të bllokuar me fanatizëm rrugën e kalimit të emigrantëve. Edhe takimi i Selanikut pak ditë më parë mes ministrave të Jashtëm të rajonit nuk zhbllokoi veton e vënë nga Tirana për të mos hapur rrugën e Adriatikut. Por emigrantët mund të çajnë rrethimin dhe të depërtojnë në Shqipëri. Zëri i Amerikës raporton se pas javësh të tëra bllokimi në kufirin e Greqisë veriore, emigrantët janë duke kërkuar shtigje të reja për të hyrë në territorin e Maqedonisë. Grupe emigrantësh, ndër ta edhe fëmijë, përshkojnë pyje dhe kodra gjatë orëve të natës.
"Arena" është e shqiptarëve. Kurse Kulla është e “Tironës”
Debateve për stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”, projekti i të cilit u prezantua javën e kaluar, i është përgjigjur sot edhe kryeministri Edi Rama. Nga profili i vet në Facebook, Rama sjell si shembull Uemblin. “A ishte Wembley i vjeter nje monument kulture? Jo vetem ishte nje perle e trashegimise kulturore, po edhe nje monument i historise se futbollit boteror, jo thjesht anglez. E megjithate erdhi koha qe te shembej per t'ia lene vendin Wembley-it te ri, sepse ashtu sic ishte, produktivitetin e kishte minimal ndersa kostot e mbajtjes se tij ne jete ishin te jashtezakonshme.
Faza e parë e TAP, Shqipëria nuk rezervon dot asnjë metër kub gaz
Me anë të projektit të gazsjellësit Transadriatik, Shqipëria forcon pozitat e saj gjeopolitike dhe për herë të parë sigurohet vendosja në hartën europiane të energjisë, si sigurohet integrimi tregtar. TAP do të lehtësojë zhvillimin e infrastrukturës energjetike të vendit dhe tregun e brendshëm të energjisë, gjithashtu do të përmirësojë ekonominë dhe do të hapë vende të reja të punës. Aktualisht janë rreth 1,000 persona që po punojnë në Shqipëri për këtë projekt, ku 95% janë shqiptarë.
Sa gënjejnë kandidatët amerikanë për president?
Faqja amerikane e internetit, "PolitiFact", e cila ka marrë çmimin "Pulitzer" për kontrollin e vërtetësisë së deklaratave të politikanëve, ka llogaritur se kandidtati republikan për president, John Kasich, ka nivelin më të lartë të vërtetësisë së deklaratave që ka bërë gjatë fushatës presidenciale aktuale – 52%. Ai ndiqet nga Hillary Clinton, e cila i ka patur deklaratat 50% të vërteta dhe nga Bernie Sanders me 49%. Më të pavërteta i ka patur deklaratat kandidati Donald Trump – vetëm 9% të deklaratave të vërteta – i ndjekur nga kandidati Ted Cruz, me vetëm 22% të deklaratave të vërteta.
Kosova – vilajeti islamik i Erdoganit?
Dje shumica e agjencive perëndimore të lajmeve informuan rreth vizitës së zv/kryeministrit turk Numan Kurtumulus në Kosovë. Në fakt e si zakonisht; vizitat e subprimatëve të këtillë as që regjistrohen. Ky i radhës mirëpo u plasua me përpikëri dhe gjithandej, jo për shkak të rëndësisë së funksionarit erdoganesk e të papeshë, por për shkak të deklaratave që i apostrofuari i bëri gjatë një feste po aq «interesante» sa edhe vetë deklaratat vetëdenoncuese të tij.
Vizita e drejtorit të CIA-s në Sarajevë/Arsye, aktiviteti negativ i Turqisë, aktivitetet iraniane dhe riorganizimi i luftëtarëve të kthyer nga Siria
Drejtori i CIA-s, John Brenan, vizitoi këtë të premte Sarajevën, në një vizitë të panjoftuar më parë dhe në rrugën e kthimit nga Arabia Saudite. Nuk ka shpjegime zyrtare për arsyet e vizitës, por agjencia serbe e lajmeve, “B92” ka marrë mendimin e një eksperti të terrorizimit, Dzevad Galijasevic, sipas të cilit dy janë arsyet e ardhjes së Brenan në vendin ballkanik: “Arabia Saudite i ka dhënë Brenan të dhëna sekrete që flasin për rritjen e aktivitetit shumë negativ të Turqisë në Bosnje-Hercegovinë, parë nga këndvështrimi i sigurisë.
Lirohet Neranxi. Ndalimi për parkim, provë për humbjen e qetësisë
Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka njoftuar sot përmes një statusi në “Facebook” se është liruar pas 6 orësh. “Te dashur miq! Pas 6 ore ndalimi te padrejte dhe absurd nga policia, tashme jam lene i lire. Kete ngjarje te shemtuar do kemi kohe ta analizojme ne ditet ne vijim. Per momentin dua tju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene. Jam shume i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat qe kam kaq shume miq dhe dashamires. Nderkohe ju ftoj neser te vini ne Panair tek Kompania Neranxi. Aty eshte festa e shijes dhe do te deshiroja tju qerasja te gjitheve! Jeni fantastike”, shkruan ai.
Ndërhyra që komunistët të mos fitonin në ’92-n
Para 25 vjetësh, William Ryerson shkeli në Shqipëri si shef i zyrës së Shteteve të Bashkuara pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, për një qëndrim prej 30 ose 60 ditësh. Në fakt ai u bë Ambasadori i parë pas përmbysjes së komunizmit. Këtë javë u bë një çerek shekulli që kur ai mbërriti në Tiranë dhe në një intervistë për Zërin e Amerikës, kujton ditët e para atjje, sjell mbresat e tij dhe reflekton për ato që janë përmbushur apo jo nga shpresat e tij për Shqipërinë.
Në komisariat Neranxi për parkim të gabuar dhe fyerje të dinjitetit të policisë (Video)
Policia njoftoi shoqërimin në Komisariatin Numër 6 të biznesmenit Nikollaq Neranxi për parkim të gabuar dhe ofendim të punonjesve të policisë. Arsyeja për të cilën policia ka ndaluar biznesmenin ndoshta motivon shoqërimin e tij në komisariat, por të ushtrosh gjuhën e forcës si zgjedhje të parë për mosmarrëveshje të këtij lloji dhe për më tepër kur flitet për biznesmen që përfshihen në listën e tatimpaguesve të mëdhenj, nuk shton në rekordet e policië ndonjë sukses që justifikohet me synimin për të bërë shtet.
