Slideri Kryesor

30 vjet nga shpërthimi i Çernobilit (Foto)

Postuar në 26 Prill, 2016 12:43

30 vjet më parë rreth 200 të punësuar në stacionin bërthamor në Çernobil u bënë dëshmitarë të një prej katastrofave më të madha bërthamore në histori. Gjatë një eksperimenti për të kontrolluar sistemin e sigurisë shpërtheu reaktori nr. 4 i centralit bërthamor që ndodhet në territorin e Ukrainës. Emri i stacionit bërtamor u bë kështu sinonim i katastrofave bërthamore në të gjithë botën.

Pasuria ime

Postuar në 26 Prill, 2016 11:42

Zbardhet deklarimi i pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij për vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, mësohet se vila e Kryeministrit Rama në fshatin e Surrelit, në komunën Dajt është deklaruar me një vlerë prej 39,607,741 lekësh ose rreth 395 mijë dollarë.

Ministri belg: Myslimanët së shpejti do tejkalojnë të krishterët në BE

Postuar në 26 Prill, 2016 11:10

Për një realitet që shumë shpejt të gjithë qytetarët e BE-së do të perceptojnë foli në Parlamentin Europian nga Cohen Guinness, ministri i Drejtësisë i Belgjikës,  i cili ka shprehur shqetësimin e fortë se në një kohë të shkurtër, numri i muslimanëve në Evropë do të ketë kapërcyer të krishterët. "Kontinenti nuk e kupton tani, por ky është realiteti", tha një ditë më parë ministri  belg i Drejtësisë duke theksuar se "shumë shpejt" në Evropë do të ketë më shumë myslimanë nga atë krishterët dhe kjo kryesisht për shkak të faktit se të krishterët janë më pak aktive sot.

Përgjigjia e Ramës për Shqipërinë e vogël dhe Britaninë e Madhe

Postuar në 26 Prill, 2016 10:11

Deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE ka nxitur reagimin e kryeministrit Rama. Në një prononcim për mediat britanike, Rama nuk mendon se Shqipëria është një model që duhet ndjekur nga Britania.

Masakra në “Comptoir Voltaire”, video e shpërthimit të Brahim Abdeslam

Postuar në 26 Prill, 2016 09:57

Ishte një nga autorët e masakrës së 13 Nëntorit në Paris. Brahim Abdeslam hodhi veten në erë në Cafe-Restorant “Comptoir Voltaire”. 31 vjeçari, pjesë e celulës xhihadiste që ndërmori sulmin vetëvrasës kishte hyrë në Francë nga Belgjika dhe sipas planit në orën 9:40 minuta të mbrëmjes u fut në restorant. Një video e bërë publike për herë të parë nga kamerat e sigurisë së lokalit tregon momentin kur Abdeslam i afrohet kokëulur një tavoline të lirë dhe më pas aktivizon brezin shpërthyes. Fatmirësisht asnjë prej klientëve të lokalit nuk gjeti vdekjen.

"Rilindja" është një projekt personal. Nuk dua të jem pjesë e tij. Nëse më ftojnë do të jem pjesë e një projekti të ri

Postuar në 25 Prill, 2016 23:58

Dje në emisionin "Opinion" në Tv Klan, deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar se shkëputet nga një marrëdhënie me Rilindjen që sipas tij nuk është e njëjta gjë me PS-në.

Ben Blushi - Opinion/ 25 prill 2016 by 3-14-15-92

Gojëlidhurit e 21 Janarit

Postuar në 25 Prill, 2016 20:24

Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Prokurorisë për “21 Janarin” dhe kërkesën e organit të akuzës për dënimin me 23 vjet burg të Ndrea Prendit dhe 25 vjet të gardistit Agim Llupo. Këta dy të fundit ishin dënuar nga Gjykata e Apelit, i pari me 1 vit burg, ndrësa i dyti me 3 vite.Vendimi u mor pasi çështja u mbajt për 3 vite në Dhomën e Këshillimit. Këtë vendim kyeministri Rama e komentoi me një postim në facebook: “XhMziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reformë në drejtësi!”, shkruan Rama.

Krizën e lamë pas, kurse ajo na ka para

Postuar në 25 Prill, 2016 18:00

Kjo nuk është karikaturë...

Një kallëzim penal për Berishën që provon se socialistët kanë një problem me Prokurorinë

Postuar në 25 Prill, 2016 15:55

Partia Socialiste, Grupi i saj Parlamentar, do të depozitojë kallëzim penal për deputetin Sali Berisha. Kjo është bërë e njohur nga deputeti socialist Alfred Peza, gjatë një interviste në “News24”. Peza tha se Berisha ka shkelur Kushtetutën, se ai ka bërë thirrje kundër rendit kushtetues, kur ka kërkuar që qytetarët të armatosen, ndërkohë që propozimin për miratimin e një ligji për armët e ka bërë pasi ka shprehur thirrjet e sipërcituara.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor