Slideri Kryesor

Arrestim pa përshëndetje...

Postuar në 13 Qershor, 2016 22:49

Arrestimi i sotshëm i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, hyn tek arrestimet e nivelit të lartë, pasi kemi të bëjmë me të zgjedhur dhe një person të preferuar e të afërt me kryeministrin. Ndërkohë që ka shumë spekullime nëse kjo goditje është e ndershme në raport me ligjin e dekriminalizimit, pra nëse ky ligj po zbatohet me një standard për të gjithë apo jo, fakt është se Roshi është akuzuar rëndë dhe imazhi i tij ishte dëmtuar.

Nuk bën punë presioni dhe serioziteti i Ramës, Basha nuk tërhiqet nga vendet e rezervuara

Postuar në 13 Qershor, 2016 21:15

Dalja e kryeministrit në konferencën e posaçme për shtyp dhe deklarimi  i tij se ka vend për diskutim lidhur me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, dhe vizatimi i vizës së kuqe nga kryeministri për Komisionin e Vetingut dhe Apelimit të Vetingut për pastërtinë e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk dhanë sërish efekt.

Nano: “Mobilizim i atyre që e duan PS-në, përpara se “rilindja” të shtrijë vdekjen mbi gjithçka të mirë që është krijuar”

Postuar në 13 Qershor, 2016 20:25

Partia Socialiste mbushi dje 25 vjet nga themelimi zyrtar, një përvjetor që kaloi pa ndonjë ceremoni. NJë mesazh urimi është publikuar sot nga gazeta “Panorama” nga ish-kryetari i kësaj partie, Fatos Nano, i cili apelon për angazhim ndaj “flamës” së Rilindjes mbi të majtën shqiptare. “Sot jetojmë në kohë krizash, në vend dhe në botën që na rrethon. Në krizë është dhe politika, edhe partitë tradicionale në Shqipëri. Për fat të keq edhe PS.

Arrestohet Elvis Roshi

Postuar në 13 Qershor, 2016 19:11
Elvis Roshi, apo Ervin Roshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës është tashmë çështje e drejtësisë shqiptare. Ai është arrestuar sot pasdite në qytetin e Kavajës me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme "pas një hetimi nga Prokuroria, nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit".
 

Katër batalione të NATO-s do të zhvendosen në Poloni dhe vendet balltike

Postuar në 13 Qershor, 2016 16:46

NATO do të zhvendosë katër batalione të fuqishme në Poloni dhe vendet baltike dhe Polonia, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. "Ne jemi dakord për të zhvilluar, me rotacion, katër batalione shumëkombëshe të fortë në vendet baltike dhe Poloni. Ky veprim do të dërgojë një mesazh të qartë se NATO është e gatshme për të mbështetur të gjithë aleatët e saj në rast të një agresionit të jashtëm”- tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paraqitur programin e takimit të ministrave të mbrojtjes të Aleancës që do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Bruksel.

Kryeministri pranon negociatat, por vendos një kusht të vetin të panegociueshëm. LSI: Për kërkesat e PD-së mund të gjendet zgjidhje

Postuar në 13 Qershor, 2016 15:18

Pas disa takimeve të zhvilluara ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë me një deklaratë për ecurinë e negociatave për reformën në drejtësi. Rama ka rihapur mundësinë e dialogut që u duk sikur mori fund në seancën e fundit plenare. “S’dua të përjashtoj deri në minutën e fundit mundësinë e një zgjidhjeje që përfshin opozitën në këtë reformë. Nuk ka qenë qëllim i hartuesve të draftit të përjashtojnë opozitën nga vendimmarrja. Kemi punuar dhe po punojmë edhe tani për një zgjidhje dhe nevojën për përfshrje substanciale të opozitës në zbatimin e reformës.

Gjykatës dhe biograf part time

Postuar në 13 Qershor, 2016 14:50

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, një zyrtar i kallëzuar penalisht dhe i përfolur për çdo gjë, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku praktikisht ka shfryrë kundër KLD-së.

Ushtria ndërton 16 km rrugë në zonën elektorale të ministres Kodheli. Zyrtarisht nis stërvitja “Mirdita 2016”

Postuar në 13 Qershor, 2016 14:17

Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë sot një njoftim mbi zhvillimin e një stërvitjeje në Mirditë dhe në Mat, por që quhet “Mirdita 2016”. Njoftimi nis me parashtrimin se stërvitja bazohet “në objektivin e deklaruar të Aleancës”, por edhe “nën kujdesin direkt të Ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli”, e cila është deputete e qarkut Lezhë ku bën pjesë edhe zona e Mirditës dhe vijon me sqarimin e detyrave të saj: “...Me stërvitjen në ndihmë të komunitetit për ndërtimin e rrugëve dhe veprave të artit, për ta kthyer këtë zonë të aksesueshme nga ana turistike dhe të jetueshme për banorët”.

Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e kërkesës së Shukri Xhelilit për t'u rikthyer në detyrë

Postuar në 13 Qershor, 2016 12:35

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili për rikthimin e tij në detyrë.

Autori i masakrës së Orlandos urrente homoseksualët, njerëzit me ngjyrë dhe hebrenjtë

Postuar në 13 Qershor, 2016 11:26

Omar Saddiqui Matteen, shtetas amerikan me origjinë nga Afganistani është atentatori i masakrës me 50 të vrarë në lokalin e homoseksualëve në Orlando. Ai ka qenë i listuar në emrat e të dyshuarve të FBI për lidhje me terrorizmin, por nuk u arrestua asnjëherë. 29 vjeçare punonte në një kompanitë të ruajtjes fizike dhe kishte shprehur shumë herë urrejtjen e tij për homoseksualët, njerëzit me ngjyrë dhe hebrenjtë. Për këto tendenca të tij ai u mor tre herë në pyetje nga FBI në 2013 dhe 2014, por më pas u la i lirë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor