Slideri Kryesor
Francë – Shqipëri 2: 0
Shqipëria ka humbur sot ndeshjen me Francën që zhvillohet në kuadër të kampionatit Europian të futbollit. Ka qenë një humbje “tipike shqiptare” nëse mund ta quajmë kështu. Një pjesë e parë e balancuar në kontroll topi dhe në ndërtim aksionesh që nga mesfusha. Asnjë gol në pjesën nga të dyja ekipet.
Rusia dhe katër Kisha refuzojnë pjesëmarrjen në Këshillin e Shenjtë, Janullatos: Po plagoset prestigji i botës ortodokse
Udhëheqësit e Kishës Ortodokse në mbarë botën lajmëruan se takimi historik i Sinodit të Shenjtë të Kishave Ortodokse , i pari në më shumë se 1 mijë vjet që nga skizma e madhe mes Kishës së Lindjes dhe Perëndimit në vitin 1054, do të mbahet normalisht, në ishullin e Kretës, pavarësisht vendimit të Rusisë për të mos marrë pjesë. Kisha Ortodokse ruse, e katërta për nga rëndësia, njoftoi mungesën e saj në organizimin njëjavor që do të nisë këtë të dielë, pasi edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse, Serbe, Bullgare dhe Gjeorgjiane nuk do të merrnin pjesë.
Avokati italian i Rroshit paralajmëron ankimimin në Kushtetuese të Ligjit të Dekriminalizimit
Elvis Rroshi i ndodhur në gjendje arresti pas akuzave për falsifikim të formularit të dekriminalizimit do të tentojë një rrugë të tërthortë për t’i shpëtuar dënimit nga gjykata dhe kapitullimit politik. Ai ka angazhuar avokatin dhe politikianin e njohur italian Francesco Paolo Sisto në një betejë ligjore që do shkon përtej vlerësimit për ligjshmërinë e arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës. Ekspertiza juridike e avokatit italian do të godasë pikërisht kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit që u mohon personave me dëshmi të pastër penaliteti të ushtrojnë funsione publike.
Nuk është vetëm Trump problemi. “Në Orlando vdiqën 50 sodomitë. Kjo është shumë gjë e mirë”
Pas tragjedisë së Orlandos, ku në një lokal gaysh, u vranë 50 veta nga një person me origjinë afgane, në SHBA po diskutohet më së shumti për deklaratta e kandidatut republikan Donald Trump. Ky i fundit foli për radikalizimin islamik, për përjashtimin e myslimanëve etj., diçka që detyroi edhe drejtuesit e Partisë Republikane të distancohen. Por nuk është vetëm ky problemi. Nga një qasje “biblike” e artikuluar nga pastori Roger Jimenez i Kishës Baptiste të Sacramento-s në California, vrasjet janë të dobishme, pasi kemi të bëjmë me Sodomitë.
“Përgjimi, gabim fatal”
Sot paradite u bë e njohur se kryeministri i vendit Edi Rama ka kryer një vizitë në zyrën e aleatit të tij, Ilir Meta. Zyrtarisht shtë raportuar se është diskutuar për reformën, ndonëse mes dy parnerëve në koalicion nuk ka mbetur më çfarë të diskutohet për këtë çështje, pasi PS-ja dhe LSI-ja kanë rënë dakord për draftin. Çfarë është negociuar apo diskutuar mes të dyve? Kjo mbetet e panjohur.
Akuza e Berishës: “Të hetohet Ardian Çipa, një mercenar i ndyrë që kërcënon prokurorët e këtij vendi”
Ardian Çipa, zv/drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për seksionin e Krimeve të Rënda, kërcënon prokurorët. Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet ndaj Çipës. “I bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëhërë hetimet kundër Ardian Çipës, një mercenar i ndyrë që kërcënon njëlloj si Shullazi, prokurorë të këtij vendi. Çështja tjetër e dënueshme ëshë ajo e një mercenari ndaj të cilit ligji duhet të veprojë me urgjencë: Ardian Çipa.
"Shqipëria nuk duhet të dalë nga konferenca islamike"
Një nga debatet e përsëritura më shpesh në skenën tonë publike gjatë këtyre 25 vjetëve, lidhet me një hap të hedhur nga Shqipëria në politikën e jashtme, qysh në fillimet e pluralizmit. Fjala është për anëtarësimin në Organizatën e Konferencës Islamike (OKI). Thelbi i debatit qëndron në temën nëse duhej bërë ky anëtarësim apo jo. Në rastin më të mirë, motivimi i këtij debati lidhet me qëndrueshmërinë e perspektivës perëndimore të vendit, shprehur nëpërmjet integrimit euroatlantik.
Frika e Gjermanisë nga vetmia
Si asnjë kryeministre tjetër, Angela Merkel është përpjekur t'i mbajë britanikët në BE. Dhe jo vetëm Kancelarja. Kjo nuk është për t'u çuditur, në rast të një Brexit Gjermania do të humbiste një partner të rëndësishëm.
Politikanët gjermanë zakonisht nuk duan të përzihen në debatin britanik. Ata druhen se me këtë do të forconin kampin e mbështetësve të daljes nga BE. Por ndërkohë, meqenëse në bazë të sondazheve të fundit një Brexit duket shumë i mundur, në Berlin po përhapet njëfarë paniku.
Samiti i Varshavës, propozime që NATO të kthejë vëmendjen nga krahu jugor
Në prag të samitit të Varshavës të NATO-s, po publikohen disa mendime dhe ide mbi atë që duhet të jetë përgjigja e Aleancës ndaj kërcënimeve që janë identifikuar prej saj në Lindje. Në një analizë të publikuar në “Carnegie”, një think tank me shumë peshë, vihet theksi te krahu jugor i NATO-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Thjesht akuza apo radhë për në prokurori? Kreu i PD-së liston: Spiropali ka vënë 5 milionë euro. Tahiri nuk shpëton dot nga skandali i përgjimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur sot kërkesat për draftin e reformës në drejtësi, pas takimit me ministrin e Jashtëm, Steinmeier. Duke iu përmbajtur opsionit të Venecias, Basha tha se qëndrimi i mazhorancës nuk është koherent. “Vende të rezervuara tha që nuk jap por përfaqësimin proporcional për dy organet është gati ta japë. Hajde tani ta intepretojmë këtë. A nuk tha të njëjtën gjë dje?! A nuk është ky një pranim i pjesshëm i rekomandimit 88-të?! Këtë thotë ky rekomandim që ky thotë që nuk e kam lexuar megjithëse ia kam lexuar ditën e hënë, javën e kaluar.
