Slideri Kryesor
Deputeti i PS-së: Nuk ka pse ta dimë ne çfarë ndryshimesh do bëjë kryeministri!
Një ditë pas filmit partiak të Edi Ramës në Tiranë, kanë nisur komentet dhe analizat. Lexoni çfarë thotë deputeti socialist Lavdrim Kashi, ardhur nga diaspora:
Ekstremi i majtë, pas sabotimit të rrjetit hekurudhor francez
Në sabotimin që iu bë rrjetit hekurudhor SNC në Paris, sulm që përkoi me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore, mund të ketë gisht ekstremi i majtë.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha për France 2 TV se hetimet kanë identifikuar profilet e disa personave.
Ëmbëlsuesit artificialë mund të hedhin në erë ekosistemet
Një element përbërës i ushqimeve dhe pijeve dietike ka rezultuar vrasës për mikroorganizmat.
Sukraloza është një ëmbëlsues artificial, i cili nuk shpërbëhet nga trupi i njeriut dhe përfundon në fund të rrjetës ushqimore.
Duke qenë një molekulë që nuk degradohet lehtë, ajo është e pakapërcyeshme edhe për mikroorganizmat.
Një ekip studiuesish nga Universiteti i Floridës zbuloi se prania e tij si në ujërat e ëmbla edhe në ato të kripura ka ndikim në komunitetet mikrobike.
Në bisht!
Momenti kur njoftohen ndryshimet e udhëheqësit. Fytyra e vrerosur e z. Gjiknuri. Nuk ka të paguar.
Pas fjalimit të asaj Helenës, të cilën z. Gjiknuri e siguroi ndoshta me 30% listë të mbyllur.
Kongresi ishte me regji partie. Regjia kujdeset të kapë reagimet – edhe për thyerje planesh kuptohet – se mes tyre ky farë udhëheqësi sheh e kupton, pikas, lexon, pra vendos.
Po ç’ke o Damian që lëngon? Ç’ke që nuk qesh edhe ti 365 ditë si Pandi? Apo nuk është mirë të dalësh te bishti e të duartrokasësh për Lenkat e ditëve tona?
Eksperimenti britanik me sheqerin
Në vitin 2018, qeveria britanike vendosi një taksë të re për sheqerin. Pesë vjet më pas, rezultatet tregojnë se taksa e ka arritur qëllimin për të cilin u vendos.
Taksa prej 18 pens (21 cent) për të gjitha pijet që përmbajnë nga pesë deri në tetë gram (g) sheqer për njëqind mililitra (ml), dhe 25 pens (29 cent) për ato që përmbajnë më shumë se tetë gram ka përgjysmuar konsumin në popullatën pediatrike dhe gjithashtu ka ulur ndjeshëm atë të të rriturve.
SHTETI: Numri 1, Bajrami(të kesh dy); numri 2, Elisa; numri 3, Edi, më pas çunat e Ekuador-Dubait
Numri një i shtetit Bajram Begaj. President i Republikës.
Numri dy i shtetit, Elisa Spiropali. Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Numri tre i shtetit, Edi Rama. Kryeministër i Shqipërisë.
Në vijim vazhdojnë çunat e Ekuadorit dhe të Dubait.
Nuk është për të qeshur. Apo mos ka të drejtë zonja Balluku që thoshte se “ne jemi shokët e Edi Ramës”?
Mbase është edhe kështu!
s.zaimi
Ndryshon qeveria, Elisa Spiropali kryetare Kuvendi
Kryeministri Rama ka njoftuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Riformatimi i kabinetit prek disa prej ministrive më të rëndësishme dhe u bë i ditur në fund të fjalës që kreu i socialistëve mbajti në Kongresin Zgjedhor të partisë.
Rama ka zgjedhur Elisa Spiropalin në postin e kryetares së Parlamentit, lënë vakant nga Lindita Nikolla, e cila njoftoi tërheqjen në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.
Detyra e zonjës Spiropali si ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin i jepet Taulant Ballës.
Vuçiç gjeti derën e interesit dhe bleu. Kaq është demokracia
Çështja “Jadar” në Serbi ilustron me një forcë të re të aktualitetit demokratik se interesi mbetet i pandryshueshëm dhe se negocimi i tij nuk përfill shumë konsideratat e tipit zviceran që “duhet pyetur populli”. Mediat opozitare serbe po bëjnë çmos që të ekspozojnë marrëveshjes serbo-gjermane si një aferë të errët, e cila pavarësisht interesave që çliron është negociuar në kundërshtim me atë që është kriteri i transparencës.
“Hekurudhat franceze u sabotuan nga një dorë e huaj”
Ministri i Brendshëm i Francës nuk e përjashton përfshirjen e një fuqie të huaj në një sulm që sabotoi stacionet e sinjalit dhe kabllot në rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë të vendit, duke shkaktuar kaos udhëtimesh në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike.
Sulmet e së premtes dëmtuan infrastrukturën përgjatë linjave që lidhin Parisin me qytete të tilla si Lille në veri, Bordeaux në perëndim dhe Strasburg në lindje. Një tjetër sulm në linjën Paris-Marsejë dështoi.
Mesazhi i parë i marketingut për Ksamilin: I rrënuar nga lakmia dhe turistët!
Në TripAdvisor kanë nisur të shfaqen komentet kritike ndaj Ksamilit, apo marketuar si Maldivet e Europës.
Media në Britani shkruajnë se Ksamili, ndonëse mbetet një alternativë më e lirë krahasuar me Greqinë, sërish ka marrë goditje nga ndërtimet, mbipopullimi dhe bllokimi i hapësirave të plazhit.
I rrënuar nga lakmia dhe turistët
shkruan Manchester Evening News.
