Slideri Kryesor
Edhe BE-së i mungojnë profesionistët
Rreth 75% e punëdhënësve në 21 vende evropiane nuk mundën të gjenin punëtorë që kanë përgatitjen e duhur në vitin 2023. Shifra është rritur nga 42% që ishte në 2018-n. Dhe nuk ka asnjë shenjë që kërkesa për punëtorë të kualifikuar të ngadalësohet së shpejti.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar po bëhet gjithnjë e më shumë një problem serioz për punëdhënësit në të gjithë Evropën, siç ilustrohet nga sondazhe të ndryshme.
Gabimet që hetohen nga SPAK!!! Shumica merr në mbrojtje politike "shokët Xhaçka dhe Veliaj"
Në një mbledhje të djeshme, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka vendosur që kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e heqjes ose jo të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, të kalojë në seancë plenare. Pra ajo të votohet nga kolegët e zonjës Xhaçka. Vendimi në fjalë na thotë se për mandatin e ish-ministres Xhaçka, do të vendosin kolegët e saj dhe kjo ndodh pak ditë pasi SPAK vendosi në sekuestro truallin mbi të cilën presupozohej të ndërtonte si investitor strategjik.
Demokracia nuk është thjesht vetëqeverisja, por refuzimi i çdo pushteti arbitrar
Çfarë është demokracia?
Gabimet e z. Rama dhe krimi i mohimit të Fajeve
Në një prononcim televiziv, ish-presidenti Alfred Moisiu, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Rama ka një tufë me gabime, por ka dhe punë të mira ndaj unë e quaj me një sy, jo me dy. Shqipëria ka ndryshuar, por unë për vete jam i pakënaqur
Pandemia, BE-ja miratoi 723 mld euro, mbeten pa shpenzuar 500 miliardë euro për Rimëkëmbjen
Fondi i Rimëkëmbjes i Bashkimit Europian, me të cilin supozohej të stimulohej ekonomia e vendeve anëtare pas pandemisë së Covid-19, nuk është shpërndarë as në një të tretën e tij.
Plani i Rimëkëmbjes, me një vlerë prej 723 miliardë eurosh përfundon në vitin 2026.
Vendet anëtare po kërkojnë nga Komisioni të zvogëlojë burokracinë që po i pengon ata të marrin pjesën e tyre nga ky fond ose t'i dekurajojnë që të aplikojnë për të.
Vuçiç vë në veprim mjetin e fundit, blen 12 "Rafale" nga Franca: Kemi 4 mld euro
Mediat në Serbi njoftojnë për mundësinë e blerjes së avionëve “Rafale” nga Franca. Presidenti i vendit, Aleksander Vuçiç, është takuar me përfaqësues të kompanisë “Dassault Aviation” prej nga ku është bërë e ditur se Serbia mund të blejë 12 avionë shumërolës “Rafale”.
Në një deklarim karakteristik për gazetarët Vuçiç ka thënë ndër të tjera se:
Ne duam të blejmë më shumë avionë, paratë nuk janë problem. Ne kemi gati 4 miliardë euro
Francë, 70 kg kanabis në shtëpinë e kryetares së Bashkisë së Avallon-it
Policia franceze ka arrestuar kryebashkiakes e qytetit Avallon, të cilit iu gjetën në shtëpi 70 kg kanabis. Lajmin e bën të ditur AFP dhe BFM TV, duke cituar burime pranë agjencive të zbatimit të ligjit.
Tajlanda hedh idenë e Shengenit të Azisë Juglindore
Tajlanda propozon krijimin e një zone të ngjashme me Shengenin në Azinë Juglindore, për të tërhequr më shumë turistë që shpenzojnë shumë.
Siç raporton Bloomberg, kryeministri tajlandez, Srettha Thavisin, e ka konsultuar këtë ide me homologët e tij në Kamboxhia, Laos, Malajzi, Mianmar dhe Vietnam.
Të korruptuarit që "kapen" si poliagjentët e dikurshëm
Qytetarët janë të ndarë për përgjegjësinë që ka kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tek kompania 5D, për të cilën u arrestuan disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës.
Ata që dolën në mbrojtje të kryebashkiakut thanë se Veliaj nuk ka patur dijeni për skemën e drejtorëve, ndërsa të tjerët kërkuan hetimin e tij nga drejtësia. Më poshtë disa reagime që japin të kuptosh se çfarë qytetarie kemi krijuar.
Debat në Serbi për zhvendosjen e mbetjeve të Titos
Një vendim i bashkisë Beograd për të ndërtuar një muze të Serbisë në atë që njihet si “Shtëpia e Luleve”, ka provokuar disa reagime. Kjo pasi shtëpia në fjalë mban mauzoleumin e ish-drejtuesit të Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, trupi i të cilit tashmë duhet zhvendosur. Mbesa e tij, Svetlana Broz, ka deklaruar se nuk ka asnjë normë qytetërimore që të justifikojë këtë zhvendosje duke bërë me këtë rast edhe një koment politik: