Slideri Kryesor

Vendim i NATO-s: Forcë luftuese e Aleancës në Poloni dhe vendet e Balltikut për të parandaluar një sulm eventual rus

Postuar në 08 Korrik, 2016 23:36

Në ditën e parë të samitit të Varshavës, shtetet anëtare të NATO-s vendosën instalimin e një force shumëkombëshe të aleancës në Poloni dhe vendet e Balltikut, për të parandaluar çdo sulm të mundshëm të Rusisë.
Paralelisht me këtë vendim NATO ngarkoi misionet e saj diplomatike t'i shpjegojnë Moskës arsyet e këtij vendimi. "Forcat që do të zhvendosen do të jenë të konsiderueshme dhe shumëkombëshe. Në këtë mënyrë e bëjmë të qartë se çdo sulm ndaj një vendi anëtar do të konsiderohet sulm ndaj aleancës"-deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë konferencës për shtyp.

Ambasada ruse në Tiranë: E vërteta e ngjarjeve të Krimesë. Mbi dy orë dokumentar i titruar shqip

Postuar në 08 Korrik, 2016 19:10

Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot një material video-dokumentar i cili rrëfen versionin rus të ngjarjeve të Ukrainës dhe të Krimesë. Me interes është se dokumentari është titruar në shqip dhe është mbi dy orë(postuar në youtube që në mars të këtij viti). Në të flet presidenti rus, Vladimir Putin, apo edhe dëshmitarë të ndryshëm. Përveç aspektit gazetaresk dhe politik, dokumentari ka rëndësi pse ilustron një qasje të re të selisë diplomatike ruse në raport me opinionin shqiptar dhe mediat.

“Banditizëm nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”

Postuar në 08 Korrik, 2016 16:02

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kritikuar sot praktikat e zvarritjes që janë konsoliduar në dhënien e shërbimeve nga hipotekat dhe noterët. Kritikat Manjani i ka bërë gjatë mbledhjes së përvitshme me Agjencinë e Kompensimit të Pronave, Hipotekat e Noterët, duke cilësuar se qytetarët në çdo rast duhet të shërbehen me një përgjigje. Tepër kritik ka qenë Manjani, në mos akuzues me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila nuk kthen asnjë përgjigje edhe për pronar të verifikuar me vendime gjykate.

Ky padashur thotë përherë të vërtetën: “Në 2013 u ndalua importi i mbetjeve sepse na duhej të investigonim shqetësimin që të huajt kishin vazhdimisht”

Postuar në 08 Korrik, 2016 15:23

Disa deputetë socialsitë kanë rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e importit të mbetjeve urbane. Është kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, që po mbron iniciativën ligjore, e cila synon të lejojë importin. “Qëndrimi është që të lejojmë industritë e riciklimit të sjellin jo mbetje por lëndë të parë sekondare. Nuk ndryshon gjë për mbetjet e rrezikshme e ato jo të rrezikshme që ligji ndalon për t’u asgjësuar e depozituar në Shqipëri”, deklaroi Shalsi.

Propozimi i PD-së: Rol në përzgjedhje presidenti, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese

Postuar në 08 Korrik, 2016 14:09

Pas një takimi të zhvilluar sot me ambasadorin amerikan, Donald Lu, kreu socialist i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatnmir Xhafa, ka deklaruar se nuk ka ende një propozim nga Partia Demokratike. Janë ditët e fundit të  negociatave dhe pika kritike është vetingu. Nuk është e qartë si qëndron puna dhe ndoshta PD-ja po kërkon zvarritjen, por sot, Oerd Bylykbashi, njeriu i Lulzim Bashës për reformën ka publikuar këtë formulë:

Presidenti i Republikës, ose Avokati i Popullit shpall 12 vakancat dhe pret brenda afateve aplikimet e lira.

Kryeministri që fshihet pas ndërkombëtarëve

Postuar në 08 Korrik, 2016 10:45

Kryeministri është e qartë se po shkon sipas planit amerikan për reformën në drejtësi, duke bërë më shumë në rolin e zëdhënësit të ndërkombëtarëve sesa kryeministrit që mund të veprojë sipas planit të tij politik. Këtë e vërtetoi edhe me reagimin e një ditë më parë ku i ktheu përgjigje propozimt të Partisë Demokratike për formulën e re të zgjedhjes së anëtarëve për organet e reja të drejtësisë. Kryeministri foli jo për bindjen e tij dhe shumicës si palë politike, por në emër të Beukselit dhe Uashingtonit.

Vriten me snajper 5 punonjës policie në Dallas. Reagim ndaj afroamerikanëve të vrarë nga policia (Video)

Postuar në 08 Korrik, 2016 09:27

5 punonjës policie mbetën të vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën gjatë një proteste në Dallas të afroamerikanëve të indinjuar për vrasjet e fundit nga policia të dy të rinjve afroamerikanë në Minesota dhe Luiziana. Policët që mbetën të vrarë mësohet të jenë qëlluar me snajper nga katër persona të dyshuar si autorë të një skenari të paramenduar. Tre prej tyre raportohet të jenë arrestuar. Ngjarjet në Dallas kanë tensionuar sërish situatën që i ngjan protestave të Fergusonit ku u themelua lëvizja "jeta e afroamerikanëve ka rëndësi".

Kush do të fitojë në 21 korrik, Lu apo Berisha?

Postuar në 08 Korrik, 2016 02:13

Pas shumë e shumë ecejakesh në zyrën e Berishës, ambasadori Lu e ka ndarë mendjen se nuk mund ta sigurojë dot miratimin e Berishës për një reformë në drejtësi që do t’i vinte vëzhguesit ndërkombëtarë në rolin e arbitrit. Pavarsisht se ç’thonë apo ç’shkrujanë çdo ditë Rama, Basha, Xhafa, Bylykbashi e të tjerë, beteja e vërtetë në 21 korrik, ditën kur do të votohet në Kuvend për reformën në drejtësi, do të jetë ajo në distancë mes ambasadorit Lu e Berishës.

Pasi e mbyllën, socialistët(jo të gjithë) ndërrojnë mendje për Bursën

Postuar në 07 Korrik, 2016 19:21

Në mesin e muajit dhjetor të vitit 2014, Ministria e Financave e qeverisë aktuale, firmosi mbylljen e Bursës së Tiranës. Asokohe ky vendim u argumentua me dështimin e projektit të nisur në vitin 2002. Ministria përjashtoi bursën nga financimi buxhetor duke kërkuar që të ishte vetë ajo që të gjente financimin për aktivitetin. Siç edhe pritej kjo nuk ndodhi. Qeveria mbylli bursën, ndërkohë që para disa javësh, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko, do të deklaronte se Bursa është diçka e vështirë në një vend me informalitet të lartë si Shqipëria.

Slloveni/Policia ndërhyn në Bankën Qendrore dhe zbraz kompjuterin e Guvernatorit nga informacionet e Bankës Qendrore Europiane

Postuar në 07 Korrik, 2016 19:00

Shumëkush e mban mend sesi u arrestua Ardian Fullani, ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Formalisht urdhri u dha nga prokuroria, por u pa qartë se qeveria dhe kryeministri luajti politikisht me mënyrën e arrestimit. Sot Fullani është i pafajshëm dhe kërkon dëmshpërblim. Pasardhësi nuk ka bërë asgjë për të zbardhur praktikat korruptive të përfolura gjerësisht në Bankën e Shqipërisë, njësoj si asgjë nuk është bërë për aktin e privatizimit të hotel “Djati” nga Banka e Shqipërisë. Godina ekzistuese e BSH-së u rikonstruktua për t’i lënë 33 milionë dollarët një çështje të historisë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor