Slideri Kryesor
Turqisë do i duhen 1 mijë vjet të anëtarësohet në BE. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia në listën e zezë
"Me ritmin që po ecën do na duhet të presim vitin 3000 që Turqia të përfshihet në Bashkimin Evropian". Kështu u shpreh kryeministri britanik në përgjigje të skeptikëve dhe të pavendosurve për qëndrimin e Britanisë në Bashkimi Europian. “Do të na marrë dekada para se të ballafaqohemi me këtë mundësi. Turqia e ka paraqitur kandidaturën e saj që në vitin 1987”-theksoi David Kameron në përpjekje për të bindur britanikët të votojnë pro qëndrimit të Britanisë në Bashkimin Europian në referendumin e 23 Qershorit.
Në rrjetet sociale/Avionë në Seman, policia bllokon qytetarët. Rifilluan mushkonjat?
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, PD: po kolektivizohet vota. KLSh të kontrollojë zbatimin e kritereve statutore
Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës konteston procesin e zgjedhjes së kryesisë së Akademisë së Shkencave. “Kemi të bëjmë me as më shumë dhe as më pak me një tentativë për uzurpimin e çdo hapësire për vendim-marrje demokratike në institucionin që duhet të rrezatonte dije dhe demokraci për të gjithë Shqipërinë.
Armët për vetëmbrojtje, një propozim që duhet diskutuar seriozisht
Gazeta e njohur amerikane “The Washington Post” i ka kushtuar një shkrim atyre që kanë nisur të quhen “patriotë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e të cilët shohin si kërcënim kryesore për liritë e tyre kushtetuese qeverinë federale. Në krye të lëvizjes, e cila po rritet shpejt, është një 40 vjeçar B.J.Soper, i cili nisi lëvizjen bashkë me 30 njerëz të tjerë.
Socializmi në çdo rast nuk është zgjidhje
Tom Palmer, analist në Institutin Kato dhe zv/president për programet ndërkombëtare në Rrjetin Atlas thotë se Shqipëria nën qeverisjen socialiste po aplikon taksën progresive, një sistem që sipas tij është i komplikuar, largon qytetarët nga vendi dhe ata që qëndrojnë janë gjithnjë në përpjekje për t’ju fshehur taksave të larta, taksa që për më tepër nuk i kuptojnë. “Mendoj se një prej gjërave që duhet zbatuar janë taksat e ulëta, të barabarta për çdokënd në mënyrë që të jenë të kuptueshme. Prej këtij modeli mund të gjenerohen më shumë të ardhura.
Kavajë, abuzim me 80 ha tokë bregdetare. Tjetërsuar në tokë bujqësore, shpërndarë dhe rishitur!!!
80 hektarë tokë bregdetare janë tjetërsuar në dokumentacion duke u pasqyruar si tokë bujqësore dhe mandej janë shpërndarë. Këtë konkluzion ka arritur Prokuroria e Kavajës e cila dërgoi për gjykim, lidhur me këtë çështje, ish-drejtuesin e Hipotekës Fatos Gjuzi, ish-kryetarin e Komunës Gosë si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.
Haxhinasto i fyen të gjithë duke dhënë leksione për shkaqet e aksidenteve: “Ka nevojë për policim dhe edukim të drejtuesve”
Nëse ka një fjalë për të përshkruar ministrin e Transportit, Edmond Haxhinasto, kjo është "I Pacipë". Etiketë në raport me publikun dhe sjelljen e tij në publik, pasi është shumë e sigurtë se kjo fjalë nuk e prek asfare ministrin, që ka dëgjuar nga shefi i tij, Ilir Meta, të tjera. Më pickuese.
E vërteta nuk mohohet, Kosova është shtet u pëlqen apo jo autistëve serbë
“Kosova është e pavarur dhe këtë duhet pranuar”, është deklarata e liderit të Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç, i cili ka hapur sërish debate në Serbi. Kjo deklaratë merr një rëndësi të veçantë pasi partia e Drashkoviçit është futur në Parlament në zgjedhjet e fundit, në koalicion me partinë në pushtet të kryeministrit Aleksandar Vuçiç, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Imami kërkon të mos ndalohen martesat e myslimanëve me vajzat minorene: “Janë pjesë e një kulture që duhet respektuar”
Rasti i ndalimit të një numri të madh martesash mes burrave dhe vajzave nën 14 vjeç është shkak për shpërthimin e një skandali në Danimarkë. Ministrja e Emigracionit, Inger Støjberg shprehu vendosmërinë e saj për të mbrojtur vajzat minorene, duke thënë se çiftet myslimane të këtij lloji në Danimarkë do të ndahen deri në mbushjen e moshës nga vajzat.
"Është krejtësisht e papranueshme që vajza të mitura, të cilat janë të martuara të jenë pjesë e sistemit të azilit në Danimarkë. Kam kërkuar nga Shërbimi i Emigracionit Danez t’i japë fund këtij fenomeni", tha Støjberg.