Slideri Kryesor
Fatmir Xhafës i kërkohet largimi
Opozita ka përshkallëzuar sulmin ndaj kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar largimin e tij nga Komision, pas denoncimeve të bëra nga vetë Partia Demokratike për implikimin e vëllait të Xhafës në trafik ndërkombëtar të drogës.
Dekoratat e Luftës, qeveria nuk tërhiqet pavarësisht amendimit të Taulant Ballës
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka rikthyer në vëmendje një çështje që u debatua jo pak, ajo e dhënies së dekoratave veterenëve të luftës me rastin e 70 vjetorit të çlirimit. Presioni publik dhe ai i opozitës bënë që qeveria të pranojë rishikimin e ligjit, duke angazhuar madje Taulantin Balla të dorëzojë një amendim, i cili ka mbetur vetëm në sirtar dhe për ministren Kodheli fjala që duhet thënë në këtë rast është “t’i gëzojnë” medaljet e luftës ata që i morën. Një urim që zë vend në vitin e fundit të mandatit kur po nis të projektohet edhe fushata për zgjedhjet e ardhshme.
Një tjetër deputet socialist flet për potencial vrasës të Ilir Metës
Deputeti socialist i Lezhës Eduard Ndocaj bën një tjetër replikë në distancë me kreun e kuvendit Ilir Meta, duke i qëndruar një komunikimi sa publik edhe personal. Përveç akuzave për korrupsion, Ndocaj sheh tek Ilir Meta një potencial vrasës dhe këtë e thotë publikisht, duke i qëndruar një sfide që duket sa politike aq dhe personale. Ky është rasti i dytë i deputetëve brenda mazhorancës që e lidhin kreun e kuvendin me skenarë vrasës. I pari ishte Tom Doshi, ndërsa i dyti deputeti i Lezhës.
Nisi festa e Rio 2016, samba protesta, dhe shumë vende bosh në stadium (Foto)
Me samba, protesta dhe shume vende bosh ne stadium startuan mbrëmë zyrtarisht Lojrat Olimpike. Ceremonia e hapjes e zhvilluar në Rio De Zhaneiro ishte mbresëlënëse, jo për pomozitetin e saj, por për ngjyrat e shumta dhe mesazhet e përcjella.
Natyra, e shkuara dhe sotshmja e Brazilit ishin pjesë e shfaqes në stadiumin “Marakana”, me kapacitet 80 mijë vendësh, 2/3-at e të cilit sipas raportimeve nga gazetarët ishin bosh. Një lojë dritash, muzikë dhe pjesëmarrja e shumë akrobatëve ishin thelbi i kësaj ceremonie, që nisi në orën 1 pas mesnate me kohën shqiptare. N
Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”
Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat.
"1.3 milionë euro për Edi Ramën që të fshehë kërkesën për ekstradim për vëllanë e Fatmir Xhafës”
Dje kryeministri i vendit Edi Rama publikoi një postim në profilin e tij në Facebook ku merrte në mbrojtje Fatmir Xhafë nga ato që ai i quante sulme për shkak të angazhimitbtë tij për reformën në drejtësi. Sulmet dhe akuzat kanë ardhur nga PD-ja për vëllanë e Xhafës, i kërkuar në Venezuelë për trafik droge, e të cilin Edi Rama e quante një njeri të ndershëm që shikon punën e tij.
Gjermania do të njohë genocidin e kryer prej saj në Namibi
Gjermania do të njohë më në fund atë që shpesh quhet si “Aushvici afrikan”, apo genocidi mbi popullsinë e Nambisë, kryer rreth 30 vjet para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ministria e Jashtme gjermane po punon për adoptimin e një deklarate të përbashkët me qeverinë namibiane që do të përfshijë për herë të parë, ndjesën zyrtare të Berlinit për asgjësimin fizik të rreth 100 mijë pjesëtarëve të tribuve Herero dhe Nama, që u rebeluan kundër dominimit gjemran në vitet 1904 dhe 1907.
Nuk duhen burra, mjafton zbatimi i Ligjit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nisur një fushatë mediatike për rregullimin e imazhit përmes së cilës po synon të riafirmojë forcën e vet. Ose profilin e një njeriu të fortë në politikë dhe që e mban presionin. Atë malësorin pra nga Skrapari që mund ta gjejmë në figura si Xhelal Staravecka, Riza Cerova, apo Mestan Ujaniku. Edhe pse këta të tre provuan se nuk kishin talentin e malësorit alla Meta, për ta dredhur e mandej për t’u shfaqur si më i zoti. Dhe e ka bërë jo pak herë këtë.
PS në negociata me PDIU-në për bashkinë e Dibrës
Zgjedhjet e parakohshme në Dibër janë një bast jo i vogël elektoral për Partinë Socialiste, jo vetëm për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të Rilindjes nga pelivanllëqet e Shukri Xhelilit, por edhe një test para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Socialistët nuk do ta kenë të lehtë të rifitojnë bashkinë e Dibrës, jo vetëm se është një bashki që ka votuar djathtas, por në këtë betejë nuk do këtë në krah as LSI-në, marrëdhëniet me të cilën janë në pikën më të dobët, pavarësisht pazarit për të qëndruar bashkë deri në fund të mandatit.
Nuk ka situatë për qeveri teknike, PD u frymëzua nga loja e LSI-së
LSI bëri lojën e vet politike, duke shantazhuar Edi Ramën me qeveri teknike dhe më pas u tërhoq për të relaksuar veten dhe kryetarin nga trysnia politike e reformës. Megjithatë Basha u përpoq të mbajë në këmbë kauzën e qeverisë teknike, por këmbët e urës të këtij aksioni duket se nuk kanë themele as vetë në PD. Genc Ruli, ish-ministër dhe deputet nuk sheh arsye që vendi të shkojë në qeveri teknike, duke lënë të kuptohet se kauza e PD-së është një lëvizje që kërkon të funksionalizohet në një kontekst të caktuar politik, i varur edhe nga marrëdhënia mes Ramës e Metës.
