Slideri Kryesor
Kushtetuta e re
Para dy ditësh Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj të posaçëm për ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë të cilat hapin rrugë për reformën në drejtësi. Po sjellim këtu Kushtetutën e re duke përfshirë në tekstin e Kushtetutës aktuale ndryshimet e bëra, pranëvënë neneve që janë prekur.
“Duhet të miratohen 40 ligje. Vettingu zgjat 5 vjet”
Procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zgjasë 5 vjet. Kështu shprehet kreu i Departamentit të Partisë Demokratike për Sigurinë, Rendin Publik dhe Luftën kundër Krimit, Enkelejd Alibeaj , i cili ka folur në një intervistë për “News24”. “Duhet të miratohen rreth 40 ligje. Procesi i vettingut do të zgjasë 5 vjet. Pavarësisht kërcitjeve politike që shoqëruan miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese unë shoh një zhvillim të mirë: faktin që palët politike, shumica e tyre, gjetën kohën, mundësinë, maturinë, kryeneçësinë që një reformë kushtetuese duhet parë me sinqeritet.
Dhaskalët e triumfit të reformës dhe shpresa te një drejtësi "in vitro”
Qëndrim publik, por jo zyrtar i PD-së: Jo aleancë me LSI-në
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka deklaruar gjatë një interviste në “Ora News” se nuk do të ketë një aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë”, tha Ristani.
Stepinac i pafajshëm. Një gjykatë kroate anullon vendimin e vitit 1946
Një vendim i një gjykate kroate për të anulluar pas vdekjes vendimin e dënimit me 16 vjet burg të peshkopit të Zagrebit, Alojzije Stepinas, ka ricikluar debatin dhe tensionin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Ish-kryeminstri francez Alain Juppe, kundër anëtarësimit të Turqisë e Shqipërisë në BE
"Turqia nuk ka vend në BE". Kështu deklaroi për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ish kryeministri francez Alain Juppe (Alen Zhype) dhe kandidat për kryetar i Partisë Republikane në Francë. "Sipas mendimit tim ne duhet t’i japm fund procesit të zgjerimit të BE-së”, ka thënë Alain Juppe, duke shtuar se "BE-ja është dobësuar deri në këtë pikë, ku është shumë e rrezikshme t’i bashkohet një në këtë moment një vend i madh si Turqia. "
Pezullohen 7 efektivë të grupit “Shqiponja”, ndaluan kunatin e ministrit Tahiri
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka pezulluar për tri ditë, 7 efektive të forcave “Shqiponja”, pasi kishin ndaluar kunatin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Balkanweb raporton se ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë në unazën e kryeqytetit pranë banesës së këtij të fundit, ku ai ushtron edhe një biznes privat bar kafe. Ditën e ngjarjes, forcat “Shqiponja” kishin marrë informacion se pikërisht në këtë lokal gjendej një person i armatosur, prandaj ata morën masa duke shkuar pranë lokalit, por pa ndërhyrë në të.
Një 18 vjeçar, autor i sulmit në Mynih
Autori i sulmit të shumëfishtë në një Qendër Tregtare në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona është një i ri gjermano-iranian. Ai raportohet se u gjet i vetëvrarë me një plumb në kokë, pas rrethimit nga policia.
Sipas të dhënave të bëra publike nga shefi i policise së Mynihut, 18 vjeçari ka vepruar i vetëm për motive ende të panjohura për policinë. Ai është filmuar mbi tarracën e qendrës tregtare pak para se të vetëvritej tek deklaronte me zë të lartë se “Jam gjerman”.
Sulme në Munih të Gjermanisë
Sulmet kanë ndodhur në një qendër tregëtare dhe në një stacion metroje. Njoftohen viktima.
Intervista/Detajet e megaprojektit 5 miliard USD për Portin e Karpenit
Në një intervistë për "Tema Online" ministrja e Ekonomisë, Milva Ekononi shpjegon me detaje projektin për ndërtimin e Portit të Karpenit në Kavajë. Bëhet fjalë për një investim strategjik me vlerë 5 miliard USD nga i cili pritet të krijohen 70.000 vende të reja pune.
Zonja Ministre, e kujt ishte ideja e ndërtimit të portit me Karpen?
