Slideri Kryesor
Anullohet tenderi për rrugën Durrës – Kukës. A ishte lojë tenderi me kompaninë turke?
Para disa kohësh u bë e njohur se Ministria e Transporteve lidhi një kontratë mirëmbajtjeje me kompaninë turke “Vendeka Bilgi” për rrugën Durrës – Kukës. Pjesë e kontratës, që u nënshkrua pas dështimit të tenderit të parë, është edhe tarifa 5 euro për automjetet.
Pati shumë ankesa dhe kritika për fituesin, pasi u deklarua se oferta e një konsorciumi, “Catalyst, Salillari dhe Kastrati”, ishte më e ulët. Po kështu u tha se kompania turke nuk kishte cv-në e duhurër këtë lloj operacioni.
“Rruga e Mëndafshit”/Kina, faktor i ri gjeopolitik në Europë
Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” i kushton një shkrim të gjatë projektit kinez të “Rrugës së Mëndafshit”. Duke nisur me të dhënat fillestare për të dhe me vlerësimin e gjeopolitikës që ajo krijon, shkrimi përfundon me një shqetësim konstant të gjermanëve për këtë dalje të re të Kinës në Europë: “Është faji ynë që Europa nuk flet me një zë”, citohet në mbyllje të shkrimit kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ngjala “LSI”: Nuk kanë rëndësi zgjedhjet, por integrimi. Dhe një tallje për të gjithë, Meta: Fatkeqësi është të mos kesh bukë për fëmijët
Ilir Meta ja ka nisur edhe njëherë sot këngës që njeh më mirë: As andej, as këtej, derisa të kuptohet nga fryn era e zgjedhjeve. Sigurisht edhe për të rritur peshën negociuese të dy partive që vazhdojnë t’i quajnë të mëdha.
Në kuadër të kësaj sjelljeje prej ngjale, Meta, ka shfrytëzuar një aktivitet në një shkollë në Farkë për të dhënë leksionin e radhës të spërdredhjes sipas parimit: Sot është sot e nesër është nesër.
“Europa nuk entuziazmon më, por pa Europën nuk ka zgjidhje”
Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë, i ka dhënë një intervistë “Deutsche Welle” pas punimeve të Forumit Ambrosetti ku Letta bën pjesë. Ai jep disa komente mbi situatën në Itali, një vend që konsiderohet si një minë me sahat në BE, për shkak të problemeve ekonomike dhe financiare që ka. Sipas Lettës Italia duhet të ulë shpenzimet publike dhe taksat.
Çështja "Gjoklaj", PD-ja kallëzon penalisht Erjon Veliajn
Partia Demokratike (këshilltarët demokratë në Bashki) ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë. Kallëzimi përmbledh argumentet e PD-së që prekin edhe praktikat e dhënies së shërbimit për mbetjet te privati. Më poshtë kallëzimi i plotë:
I nderuar zoti Prokuror,
Fakte dhe të dhëna mbi ngjarjen rreth krijimit në mënyrë të paligjshme, në shpërdorim detyre dhe duke shpërdoruar interesin dhe pronën publike, me themelimin e shoqërisë aksionere “Eco Tirana”.
Skandal, polici i vrarë ishte i pasiguruar
Oficeri i policisë Ardian Kodra i cili humbi jetën në detyrë tri ditë më parë në Lezhë ishte i pasiguruar. Nëse do të kishte qenë i siguruar, familja e tij do të kishte përfituar 70 milionë lekë të vjetra, plus përfitimeve të tjera për trajtimin material të policëve.
Drejtori i Sindikatës së policëve Sadetin Fishta tha se që të tre familjet e efektivëve të rënë në detyrë brenda dy viteve nuk kanë asnjë përfitim për shkak se qeveria nuk ka nxjerrë rreth 14 akte nënligjore që vendosin në funksion nenet e ligjit të ri të policëve.
Imami i Madh i al-Azhar: Salafizmi nuk bën pjesë te Sunizmi
Disa deklarata të Imamit të Madh egjiptian të Al-Azhar, Sheikh Ahmed al-Tayeb kanë krijuar irritim të madh mes klerikëve sauditë. Gjatë një konference në Çeçeni, al-Tayeb ka deklaruar se salafistët nuk janë pjesë e sunitëve. Ai e bëri këtë nënvizim teksa po jepte një përkufizim të sunizmit. Ky deklarim ka acaruar shumë klerikët suaditë që janë pro qeverisë së Riadit.
Afrimi Rama-Idrizi dhe llogaritë elektorale
Afrimi mes PS-së dhe PDIU-së, ose më mirë mes Ramës dhe Idrizit, ka qenë i dukshëm në muajt e fundit (Rama madje e theksoi në konferencën e shtypit virtual afrimin e PDIU-së në koalicionin qeverisës). Në kushtet kur në tregun politik qarkulloi ideja e një qeverie “teknike”, ky afrim ka patur synime afatshkurtra, sepse mund t’i siguronte Ramës 71 votat për të qendruar në krye të qeverisë pa mbështetjen e LSI-së. Por ky afrim mund të ketë edhe synime afatgjata.
Negocioi vetëm për veten dhe fundin e tij. Koalicioni qëndron në këmbë vetëm në sajë të presionit të ShBA
Deklarimet e ambasadorit amerikan për çështje apo emra të përveçëm në politikë janë kuptuar si një konfirmim ose përputhje mes qëllimeve të njërës apo tjetrës palë dhe planit amerikan për Shqipërinë. Së fundmi Donald Lu përshëndeti rezultatet e ligjit të dekriminalizimit duke u shprehur nominalisht për deputetë që merituan, sipas tij apo standardeve amerikane të demokracisë, të dalin jashtë politikës.
Shqipëria nën qeverisjen e Hashashinëve
Enkelejd Alibeaj, zyrtar i Partisë Demokratike, ka denoncuar sërish sot mbjelljen e hashashit në Rinas. Pra pak km nga Tirana, aty ku ministri i Brendshëm duket se nuk i pëlqen të shkojë.
Alibeaj ka sjellë edhe pamje filmike nga vendi i lulëzimit të hashashit nën diellin e ngrohtë të shtatorit, që e bën akuzën një thuajse provë.
