Slideri Kryesor

SHBA: Për Korenë e Veriut, në tryezë të gjitha opsionet

Postuar në 16 Prill, 2017 22:37

Administrata amerikane e Donald Trump është e përgatitur edhe për ndërhyrje ushtarake ndaj Koresë së Veriut, nëse një gjë e tillë është e nevojshme. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit, gjenerali H.R. McMaster, deklaroi sot se SHBA shpresojnë që të mos kalohet në përdorimin e forcës, por nëse do të nevojitet SHBA nuk do të hezitojnë.

Erdogan merr mandatin për të Sunduar

Postuar në 16 Prill, 2017 21:26

Erdogan i mundi të gjithë. Në emër të rritjes ekonomike të pandërprerë, të rritjes së autoritetit të Turqisë, ndikimit të saj në botën myslimane dhe në emër të një roli të ri në raport me perëndimin, presidenti turk ka marrë së fundmi kartëvizitën plebishitare për të sunduar. Referendumi për ndryshimet kushtetuese ka dhënë 51.3% Po dhe 48.7%  Jo. Që do të thotë se një shumicë e lehtë e turqve mendojnë se Erdogan duhet të marrë frenat e shtetit në dorë në të gjitha drejtimet.

Sulltan apo shërbëtor i popullit? Thjesht nuk ka rivalë

Postuar në 16 Prill, 2017 18:42

Sulltan apo shërbëtor i popullit? Me këtë pyetje "The Economist" nisi eksplorimin e informacioneve që fshihen pas perdes konfuze për udhëheqësin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk është një person që mund të lexohet lehtësisht. Inteligjent dhe i paparashikueshëm, protagonisti i referendumit të së dielës është duke rindërtuar atë që ai e përkufizon si mrekullinë turke të kësaj dekade. Një mrekulli me çmim të rëndë për vendin e fortë të Mesdheut. Rexhep Taip Erdogan ishte që i vogël një triblues i mirë që përmbyste rezultate.

Kemi vetëm një pasuri të vërtetë me vlerë: Artin Bizantin dhe Post - Bizantin

Postuar në 16 Prill, 2017 16:48

Maks Velo ka dhënë një intervistë për “Gazeta Shqiptare” publikuar sot, në të cilën flet për periudhën e socializmit, artit në të, artit modern dhe trashëgimisë shqiptare. Në mbylljen e intervistës, Velo, vetë një lëvrues i artve pamore, ka bërë këtë pohim që ka njëfarë rëndësie për të kuptuar klasifikimin e kontributit të shqiptarëve në artin pamor.

Pyetjes “A identifikohet Shqipëria me anë të ndonjë arti, në vizionin tuaj “, Velo iu përgjigj:

Përplasje fizike mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Donald Trump(video)

Postuar në 16 Prill, 2017 16:11

Përplasjet mes palëve nisën pasi protestuesit kërkuan zbardhjen e pagimit të taksave nga presidenti Donald Trump, një njeri i biznesit. Në Berkley u arrestuan 21 persona.

Hedhja e bombës në Afganistan, një akt jonjerëzor. Helm për tokën dhe për ujin...

Postuar në 16 Prill, 2017 16:02

Ish-presidenti afgan Hamid Karzai deklaron në një intervistë për Al Jazeera se hedhja e bombës 11 tonëshe në vendin e tij nga SHBA, është një akt jonjerëzor.

Rrëzohet ankesa e PD-së, Kushtetuesja hap rrugën për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Postuar në 16 Prill, 2017 15:52

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesën e PD-së për shfuqizmin e disa neneve që kanë të bëjnë me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Tirana, prova e dytë për ndërmjetësim e Merkel në Ballkan. Në Shkup, Berlini dështoi

Postuar në 16 Prill, 2017 14:00

Prej dy ditësh në disa media po qarkullon lajmi për një të dërguar të kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë që do të përpiqet të negociojë mes palëve për gjetjen e një zgjidhjeje. Si emër përmendet David McAllister, kreu i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, i cili vjen në Tiranë me gjasë pas një kërkese të kryetares së Komisionit Parlamentar për Integrimin, Majlinda Bregu.

Presidenti: Zgjedhjet, më 18 qershor

Postuar në 16 Prill, 2017 13:28

18 qershori është datë zgjedhjesh e panegociueshme. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur nga Derviçani në Gjirokastër duke theksuar se ai ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe ky ëhstë 18 qershori. Nishani bëri thirrje që palët të gjejnë zgjidhje me dialog, duke mos bërë asnjë spekullim për datën e zgjedhjeve, shtyrjen e të cilave e kërkon opozita.

Republika e lajmësave dhe kapriçot e mosdialogut

Postuar në 15 Prill, 2017 22:34

Partia Demokratike serviri një lajm me burime sipas të cilave negociatorët e dy partive të mëdha janë takuar në përpjekje pët të dakordësuar mbajtjen e një tryeze dialogu. I mandatuari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe ai i Partisë Socialiste, Taulant Balla mësohet të kenë parashtruar qëndrimet e tyre për axhendën dhe formatin e tryezës.  Po ashtu burime brenda takimit thanë se përfaqësuesi i opozitës ka kërkuar që të negociohet vetëm për qeverinë teknike dhe për mandatin e saj.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor