Slideri Kryesor

Prag zgjedhjesh

Postuar në 14 Mars, 2017 21:48

Kjo foto në të cilën duket kryeministri duke i puthur dorën nje gruaje të moshuar në inagurimin e Pazarit të Ri është publikuar në faqen personale të kryeministrit Rama në Facebook,  e përzgjedhur si Foto e Ditës. Më poshtë po përcjellim disa komente të marra po nga kjo faqe, që tregojnë perceptimin mbi këtë gjest të kryeministrit.

Eurocontrol zbardh faturat që na fsheh qeveria

Postuar në 14 Mars, 2017 20:31

Biletat nga aeroporti “Nënë Tereza” do të jenë edhe më të shtrenjta. Shkak për këtë është rritja e taksës së terminalit nga agjencia e kontrollit të ajrit Albcontrol për çdo avion që ulet në pistë.Njoftimin që në fakt duhet ta bënte qeveria, e ka bërë Eurocontrol, institucioni që menaxhon rrjetin ajror në Europë. Duke iu referuar këtij dokumenti Tv Klan raporton se nga 158.7 euro për fluturim që ishte më parë, kjo tarifë ka shkuar në 202 euro.

Ambasadori rus në selinë e PD-së

Postuar në 14 Mars, 2017 18:19

Zyra për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike njoftoi se Lulzim Basha priti në selinë e Partisë Demokratike ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandër Karpushin. Në njoftim thuhet se Basha iu përgjigj interesit të ambasadorit Karpushin mbi zhvillimet politike në vend, por pa dhënë më tej një vlerësim për situatën me argumentin se “parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qendron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera”.

Ministrat e rinj, presidenti do të bëjë verifikime për kandidaturat para dekretimit

Postuar në 14 Mars, 2017 16:18

“Tv Klan” informon sot se Presidenti i Republikës do të kalojë në proces verifikimi katër propozimet e reja për ministra”. Sipas këtij televizioni kreu i Shtetit ka një javë kohë për të dekretuar ministrat e rinj, propozimi i të cilëve duhet të bëhet zyrtar. 

Edi, shyqyr që të kemi!

Postuar në 14 Mars, 2017 15:03

Lirimi i Mubarakut, fundi simbolik i Pranverës Arabe në Egjipt

Postuar në 14 Mars, 2017 14:16

Lirimi, i vendosur sot nga drejtësia, i ish-presidentit Hosni Mubarak, i cili mbretëroi me dorë të hekurt për 30 vjet, mbyll simbolikisht kapitullin e Pranverës Arabe në Egjipt.Avokati Me Farid el-Deeb theksoi se Mubarak, i cili aktualisht mbahet në një spital ushtarak në Kajro, mund të kthehet në shtëpi kur mjekët të thonë se ai mund të dalë.

Qarqe që nuk duan Shqipërinë apo Edi Ramën kryeministër?

Postuar në 14 Mars, 2017 11:36

Kryeministri Rama tha në një intervistë në Top Story se "ka edhe qarqe që nuk jetojnë për t’i bërë mirë Shqipërisë", madje do ta dëshironin që në Shqipëri të ndodhnin gjëra që i shkojnë kundër një procesi, të cilin kryeministri e quan drejtim të gabuar, duke marrë përsipër të flasë në emër të partnerëve strategjikë të vendit.

Turqia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Hollandën

Postuar në 14 Mars, 2017 10:39

Zv/kryeministri i qeverisë turke Numan Kourtoulmous njoftoi  se Ankaraja do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike të nivelit të lartë me Holandën, duke mos lejuar kthimin në Turqi të ambasadorit holandez, pas konfliktit që ka ndodhur natën e së shtunës në Rotterdam me ministrat e qeverisë turke.
"Ne e mori vendimin që deri sa të plotësojnë kushtet që kemi vendosur, nuk do të lejojmë ambasadori holandez në Turqi për t'u kthyer në vend"-tha zv/kryeministri turk pas mbledhjes së kabinetit të tij.

Klithma nga Siria. Një tragjedi që njerëzimi duhet ta njohë nga afër

Postuar në 13 Mars, 2017 22:26

Para disa javësh pashë një shfaqje të një filmi të ri dokumentar të quajtur Klithma nga Siria. Ishte një eksperiencë ndëshkuese. Filmi është i gjallë, emocionues dhe papërkulshmërisht i ndershëm rreth kostos së luftës. Regjisori, Evgeni Afinivski, në qytetar amerikan i lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, nuk ia kursen shikuesit asnjë siklet.

Debat në studio mes gazetarit Balla dhe kryeministrit Rama

Postuar në 13 Mars, 2017 21:47

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor