Slideri Kryesor

Landfilli për mbetjet në Tiranë, hapet tenderi për PPP. Afati 30 vjet

Postuar në 25 Prill, 2017 15:20

Ministria e Mjedisit ka hapur tenderin për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve të mbetjeve ekzistuese në Tiranë. Tenderi sugjeron formën e një Partneriteti Publik Privat me kohëzgjatje 30 vjet.

Kontrata parashikon “ndërtimin e një impianti të ri të mbetjeve në jug dhe lindje të zonës së venddepozitimit ekzistues në Tiranë”.

Ironike/Vendi zien nga kriza, presidenti maqedonas nderohet me çmim për punën e veçantë për unitetin e kombeve ortodokse

Postuar në 25 Prill, 2017 14:04

Ndërkohë që në Maqedoni tensionet rriten dhe situata nuk po merr rrugëdalje, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se ai është dekoruar nga Fondacioni Ndërkombëtare për Unitetin e Kombeve Kristiane Ortodokse, urdhër ky që mban emrin e patriarkut të fundit të Moskës, Aleksi II.

Gjenocidi turk ndaj armenëve, Trump: Një nga krimet më të rënda të Shekullit të XX

Postuar në 25 Prill, 2017 12:28

Presidenti amerikan Donald Trump ngjalli zemërimin e Turqisë, duke e quajtur vrasjen e armenëve në vitin 1915 "një nga krimet më të rënda masive të shekullit të 20", por duke shmangur përpërdorimim e termit "gjenocid". Në përvjetorin e gjenocidit armen të 24 Prillit Trump u bashkua me komunitetin amerikan të armenëve për të përkujtuar humbjen e jetëve të pafajshme dhe vuajtjet e kaq shumë njerëzve.   

Cinizmi i ministrit të Jashtëm: Im atë sekretar partie, jam krenar. Por nuk duhet parë prejardhja!!!

Postuar në 25 Prill, 2017 12:24

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur në një intervistë për “Vizion Plus” ku ka komentuar diçka edhe rreth sulmeve që i bëhen atij për të atin, i cili ka patur funksione partiake. Paraprakisht duhet qartësuar se askush nuk mund të gjykohet për atë që kanë bërë prindërit, por në një vend ku rënia e atij që quhej komunizëm u kalua si kambizëm akuzash dhe gjyqesh qesharakë, urtësia e kërkon që disa gjëra të kalohen me takt.

I ngordhi qeni, o burra ta bëjmë lajm...prekës*

Postuar në 25 Prill, 2017 10:27

1.Një femre që herë pas here shfaqet nëpër ekrane – ani pse nuk i sjell ndonjë vlerë estetike ose intelektuale shikuesit shqiptar – i paska ngordhur qeni. Na vjen keq. Gjithsesi nuk di sa përbën lajm kjo ndodhi, të cilën një e përditshme e jep në faqe të parë me titull të dukshëm, duke paralajmëruar për fjalët “prekëse” të gruas.

Titujt me cilësorët “prekëse” e “tronditëse” janë aq të përhapur në shtypin tonë sa edhe titujt me “Ja e vërteta për”. Lexuesi i gjen çdo ditë me lopatë.

Varfëri gjuhësore.

Shkreti mendimi.

Greqia privatizon portin e Selanikut

Postuar në 25 Prill, 2017 09:47

Porti i Selanikut në Greqi është shitur me vlerën 231.9 milionë euro. Blerësit janë një grup kompanish mes të cilave gazeta greke “Protothema” cilëson Deutsche Invest Equity Partners dhe Ivan Savvidis, pronari I ekipit të futbollit PAOK. Kompania do të ofrojë shumën në fjalë për të blerë 67% të aksioneve të portit në një marrëveshje, vlera e plotë e së cilës është 1.1 miliardë euro. Në këtë marrëveshje parashikohen investimet 180 milionë euro në 7 vitet e ardhshme, ndërkohë që të ardhurat për shtetin grek nga kontrata parashikohen në 170 milionë euro.

Profesorët e stabilitetit/Nga gjuha e shantazhit tek inspektimet e pularive

Postuar në 24 Prill, 2017 21:51

Nga pasiguritë për të ardhmen e vendit dhe rreziqet e destabilizimit që LSI shikonte në horizontin politik të Shqipërisë, udhëheqësi i saj është tërhequr nga deklaratat “bombastike” dhe ka nisur shëtitjet në pularitë e rretheve nga ku po jep mesazhe se qytetarët kanë nevojë për produkte cilësore, duke iu referuar natyrisht vezëve që konsumon elektorati shqiptar, si një produkt me vlera të larta dietike. Pra nga meraku për një qeveri besimi, Ilir Meta ka filluar të shqetësohet për cilësinë e vezëve që hanë shqiptarët.

Fatos Lubonja: Manipulimi me dëshminë ndaj babait, sulm i Edi Ramës

Postuar në 24 Prill, 2017 18:41

Fatos Lubonja ka reaguar pas publikimit të një dokumenti, në të cilin thuhet se ai ka dëshmuar kundër të atit. Lubonja thotë se po manipulohet me këtë fakt dhe po sulmohet egërsisht nga Edi Rama me anë të Henri Çilit, pse ai është kundër qeverisë. Ja si e shpjegon Lubonja, të vërtetën e tij, me atë që ka ndodhur në burg, në një shkrim për gazetën "Panorama":

Policia e (pu)shtetit padit opozitën

Postuar në 24 Prill, 2017 18:16

Policia vijon të përdoret si vegël e pushtetit duke dalë me njoftime qesharake për korrektësinë e treguar prej saj në mbarëvajtjen e tubimeve të opozitës dhe devotshmërinë për të proceduar penalisht organizatorët e një proteste politike. Në një njoftim të saj policia jep dhe argumentat që sipas saj e detyrojnë të çojë për ndjekje penale deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike. Vlen të kujtojmë se për herë të parë këtë standard e ka ndjekur me opozitën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Deklarata e Policisë:

Kullat në Tiranë – miratohen 2 të reja. Ndërtim/zhvillimi duket se ka fituar debatin e madh për kryeqytetin

Postuar në 24 Prill, 2017 15:16

Televizioni Publik Shqiptar ka shtruar sot për diskutim një temë që mbetet e nxehtë në Shqipëri: ndërtimi i kullave në Tiranë. Me ardhjen në krye të Bashkisë të Erjon Veliajt, u sanksionua parimi se kullat racionalizojnë më mirë territorin duke kërkuar shtrirje në hapësirë. TVSh-ja sjell në vëmendje një deklaratë të tetorit 201 të kreut të Bashkisë Erjon Veliaj, që cilëson të drejtën kushtetuese për zhvillimin e pronës, ndërkohë që nga kjo e thënë në praktikë është ecur shpejt.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor