Slideri Kryesor

Ministria e Kulturës jep leje ndërtimi për bar kafe brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit(foto+video)

Postuar në 02 Tetor, 2017 12:09

Ministria e Kulturës ka dhënë lejen e ndërtimit për një bar kafe brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit. Lajmi bëhet i ditur nga “shqiptarja.com”, që citon drejtorin e Parkut, Gjergji Mano. Firma që ka fituar tenderin është “hako.sh.p.k”, ndërkohë që brenda parkut, që është monument i mbrojtur nga UNESCO, nuk lejohen punime përveç restaurimit dhe mirëmbajtjes.   

http://shqiptarja.com/home/1/skandal-n--butrint-nd-rtim-brenda-zon-s-ark...

Shqipëria e krimit, drogës dhe trafiqeve

Postuar në 02 Tetor, 2017 11:08

 Ambasadori Donald Lu ka deklaruar sot gjatë një fjale në Shkollën e Magjistraturës se Shqipëria përballet me një dukuri në rritje të krimit dhe trafiqeve. Ai ka përmendur emra konkretë. Sipas tij, Emiljano Shullzi vijon trafikun e drogës nga burgu, ndërkohë që Lulzim Berisha, u lirua për shkak të një gabimi dhe ndonëse pati procedime për këtë çështje, ai vazhdon të jetë i lirë.

Ndryshimet ligjore/Provim pranimi/shtetëror për juristët dhe noterët

Postuar në 02 Tetor, 2017 10:41

Parlamenti i Shqipërisë është duke shqyrtuar disa ndryshime që prekin profesionet e noterit dhe juristit, ndërkohë që në procedurë është edhe projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”.

Siç mund të lexohet në drafte e iniciuara nga një grup deputetësh, ndryshimet janë me rëndësi. Kështu në projektlgjet për profesionin e juristit dhe të noterit, mendohet që të hyjë në fuqi si hallkë përcaktuese për ecurinë e mëtejshme në karrierë Provimi I Shtetit – për rastin e juristit – dhe Provimi i Pranimit për rastin e noterit.

Ndërron jetë Robert Elsie

Postuar në 02 Tetor, 2017 10:03

Ka ndërruar jetë albanologu kanadez Robert Elsie. 67 vjeç, Elsie lidni në vitin 1950 në Vankuver të Kanadasë por ishte me origjinë gjermane. Autor i disa librave, përkthyes i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, mes të cilave edhe “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës, Elsie ishte i njohur dhe komunikonte me publikun shqiptar. Ai shfaqej në intervista të shumta, ka po ashtu një aktivitet të dendur me katalogimin online të librave apo burimeve të ndryshme për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes faqes së “albanianhistory.net”.

Masakra e Las Vegasit/50 të vrarë dhe 200 të pagosur. Të dyshuar: Stephen Paddock, 64 vjeç dhe Marilou Danley

Postuar në 02 Tetor, 2017 09:43

Të paktën 50 të vdekur dhe 200 të plagosur nga zjarri i armëve në një koncert në Mandalay Bay Hotel në Las Vegas. Policia e Las Vagasit në SHBA deklaron se autori i dyshuar i masakrës së mbrëmshme është një 64 vjeçar me emrin Stephen Paddock. Ai ka mbetur i vrarë nga ndërhyrja e forcave të rendit, por pasi kishte varrë 50 njerëz dhe plagosur 200 të tjera në një koncert ku ishin mbledhur shumë njerëz. Po kështu autoritetet amerikane kanë njoftuar se bashkë me Paddock mendohet se ka qenë edhe një femër e cila është identifikuar. Emri I saj është Marilou Danley, me origjinë aziatike.  

Katalonja, votë 90% pro pavarësisë

Postuar në 02 Tetor, 2017 08:25

Katalonja votoi në masën 90% pro shkëputjes nga Spanja dhe pavarësimit të saj. Ndonëse Madridi zyrtar nuk e njeh referendumin, gjatë të cilit mbetën të plagosur rreth 840 persona dhe ku dhuna policore ishte prezente, katalonjasit shpresojnë se pavarësia është afët. Lideri i tyre, Carles Puigdemont citohet të jetë shprehur se vota e njerëzve përcakton rrugën drejt pavarësimit të plotë. Sipas tij 90% e 42.3% të zgjedhësve që morën pjesë u shprehën pro.

Heshtja e Europës demokratike ndaj dhunës në Spanjë

Postuar në 01 Tetor, 2017 21:17

Referendumi i Katalonjës ka nxjerrë në pah edhe pasigurinë e Europës së bashkuar. E trumbetuar pas fitores së Trump dhe Brexit si kampione e liberalizmit, kështjellë e demokracisë, Europa e Merkel dhe ndoshta edhe Macron, sot ka heshtur për dhunën e ushtruar nga policia spanjolle. Është një dhunë që siç mund të shihet nga pamjet ka brenda edhe sentimentin e spanjollit ndaj katalonjasit, përveç se ndjenjën e detyrë.

Çfarë po ndodh me Vjosën? Gjermanët e quajnë karikaturë studimin mjedisor të kompanisë turke

Postuar në 01 Tetor, 2017 17:08

Ndërtimi i hidrocentralit në Poçem shihet nga shkencëtarët gjermanë dhe ata austriakë si kërcënimi më i madh për shkatërrimin e biodiversitit të rrallë natyror që shtrihet përgjatë lugines së lumit Vjosë. Gazeta greke "To Vima" ka ndjekur nga afër ekspeditën e një grupi shkencëtarësh të Agjencisë Mjedisore Riverwatch në Vjenë dhe EcoAlbania në Tiranë.

Për çfarë shërbeu "jo-ja" spanjolle kundër pavarësisë së Kosovës?

Postuar në 01 Tetor, 2017 16:00

Katalonja zhvilloi sot referendumin për pavarësinë. Kërkesa për pavarësi e një komuniteti është çështje shumë komplekse, ku ngërthehen faktorë historikë, socialë, politikë, ekonomikë, humanë, racorë dhe fetarë. Pavarësimi pra është një kërkesë e brendshme që nuk mund të arsyetohet me përfitimet e një sistemi politik. Nga kjo pikëpamje, zgjidhja që sot Spanja demokratike i jep krizës së saj të brendshme, është miope dhe priret të acarojë situatën edhe kështu të ndezur.

Referendumi i Katalonjës, Spanja vendos ta zgjidhë me polici

Postuar në 01 Tetor, 2017 13:08

Referendumi i Katalonjës është shoqëruar me përplasje. 38 të plagosur, raportohen nga mediat, ndërkohë që Madridi e ka cilësuar të paligjshëm dhe ka vendosur policinë pranë qendrave të votimit. 

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor