Slideri Kryesor
Opozita e re, numrat e saj dhe e ardhmja
Partia Socialiste është shumë dominuese në raport me Partinë Demokratike dhe nga statistikat zgjedhore vërehet që në mënyrë natyrale do të duheshin dekada të ndërrohej ky mentalitet i qytetarëve për sistemin pluralist. Njerëzit duket sikur kërkojnë një lloj stabiliteti, shohin skenën politike në një këndvështrim kryesisht bardhë e zi, shfaqin lodhje dhe mosbesimin e tyre për ndryshime. Kjo më tepër në një drejtim. Mosbesimi dhe mospëlqimi ndaj PD-sw dominon dhe për këtë mjafton të shihen detajisht rezultatet e zgjedhjeve në vitet e fundit, veçanërisht në zonat e populluara dendësisht.
Një faltore për t'u lutur/falur për zgjidhjen e problemeve
Legjislatura e re parlamentare e bashkë me të edhe mandati i dytë qeverisës i Edi Ramës po afron me disa qartësi më të mëdha sesa koha e zgjedhjeve.
Pasuria e gjyqtarëve/Deklarojnë vilat dhe apartamentet si dhurata nga gjyshja, babai, apo motra
Janë gjyqtarë por mesa duket nuk dinë të gjejnë alibi më të mira sesa ato të të pandehurve në sallën e gjyqit. “Shqiptarja.com” raporton sot për disa raste gjyqtarësh të shkallës së parë dhe të Apelit që për të justifikuar pasurinë e tyre deklarojnë se kanë marrë dhurata nga gjyshja, babai, motra apo hua nga kunetër. Mes këtyre dhuratave përfshihen edhe apartamente dhe vila. Ja disa raste:
Sporti dhe feja në shkolla, normat e pashpallura të qeverisë
Në Prill të viit të kaluar qeveria shpalli nismën për mësimin e kulturave fetare në shkolla, një projekt që pati mbështetjen e kryeministrit Rama sipas të cilit, “terrorizmi po përfiton nga padija e të rinjve, ndaj njohja e tyre me rolin e fesë në shoqëri është mision që u takon mësimdhënësve”.
Ujësjellësi i Sarandës: Duken të zeza, por janë ujërat e depos. Rrini të qetë, mund të ketë derdhje prapë
Pronocnimi i zyrtarit të ujësjellësit Sarandë publikohet nga Saranda web:
Heqja e makiazhit “teknik” të qeverisë, truku i radhës që ndihmon Bashën
Një ditë pas komenteve të kryeministrit për një raport të njënashëm politik të prodhuar nga Grupi i Task Forcës së udhëhequr nga zv/kryeministrja e dorëhequr tashmë Ledina Mandia, kjo e fundit ka deklaruar se i gjithë operacioni që pati si detyrë të pengonte ndikimin e qeverisë në zgjedhje nuk del dot me një përfundim të qartë nëse u garantua ose jo vota e shqiptarëve nga pjesëmarrja në qeveri e ministrave teknikë.
Përtej njohjes si shtet/Demarkacioni i kufirit me Serbinë, problem jo i vogël për Kosovën
Beteja e vërtetë e Kosovës me Serbinë do të jetë demarkacioni. Tani që Beogradi zyratr ka hapur të ashtuquajturin dialog të brendshëm, njohja formale e shtetit të Kosovës është vetëm çështje kohe dhe negociate për territorin. Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë ka deklaruar se lështrimet territoriale reciproke janë një rrugë, por edhe nëse ideja e tij nuk do të pranohet ndarja e kufirit paraqet probleme teknike jo të vogla.
Pas azilkërkimit del argumenti tjetër për vendosjen e vizave: Kriminaliteti
Nuk janë vetëm kërkesat për azil, por edhe kriminaliteti që po shërben si argument për rikthimin e vizave për shqiptarët. AbcNews raporton se Policia Holandeze dhe Prokuroria e këtij vendi kanë sugjeruar për qeverinë e këtij vendi rikthimin e vizave për shqiptarët, nisur nga niveli i lartë i kriminalitetit që përçojnë.
Miliarderi Karl Aikan lë detyrën si këshilltar i Tramp
Miliarderi amerikan, Karl Aikan njoftoi largimin si konsulent i Donald Tramp për çështjet e liberalizimit të ekonomisë. Nuk dihet nëse ky vendim ka lidhje me deklaratat e presidentit amerikan për dhunën në Charlottesville. Aikan, 81 vjeç dhe një ndër agjentët më të njohur të Wall Street. Ai u emërua në dhjetor si 'këshilltar special' i Tramp me mision kryesor "lehtësimin" e vendit nga "rregullat e shkatërruese” që pengojnë zhvillimin ekonomik" të SHBA-ve.
Loja me dosjet e pronave në Strasburg merr përgjigje në shtator
Miratimi i ligjit të ri të pronave dhe kalimi i ngërçit që erdhi pas rrëzimit të pjesshëm nga Kushtetuesja, duket se e ka bërë qeverinë të nxitojë për kompensimin e ish-pronarëve me metodologjinë e re që parashikon ky ligj. Në vetëm 7 muaj, rezulton që të jenë shpërndarë 98% e parave të parashikuara në buxhet.
