Slideri Kryesor
Deklaratë e fortë e Prokurorisë kundër Ramës
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, duke thënë se me vlerësimin që i bëri provave ai mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj.
Më tej në deklaratë thuhet se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor dhe Prokuroria për Krime të Rënda e kishte të qartë që në fillimet e këtij hetimi se do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.
Gjykatës me mandat politik, por s’japin prova as për komplotin
Kreyeministri Edi Rama i kërkoi grupit parlamentar të jetë unanim në votimin për mosarrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. I pafajshëm apo jo? “Këtë nuk mund ta them”- deklaroi kryeministri “Është Gjykata që e vendos”.
Nga ana tjetër Rama sulmoi ashpër prokurorinë për mungesë provash, arbitraritet dhe amatorizmën në këtë çështje. Kreu i qeverisë foli për linçim politik që po i bëhet një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë në luftën kundër krimit.
Kryeministri kundër arrestimit të Sajmir Tahirit
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist se qëndrimi politik i kësaj force politike për çështjen “Tahiri” e refuzon arrestimin e tij sipas kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda, paraqitur javën e shkuar në Këshillin e Mandateve.
Fotolajm/Mijëra vetë protestojnë në Maltë: Drejtësi për gazetaren e vrarë Daphne Caruana Galizia
Ironike, antimafia italiane propozon legalizimin e drogave të lehta
Duket si fat i paracaktuar që kjo qeveri në Shqipëri të bëhet qesharake në çdo moment. Ndërkohë që angazhimi i saj kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës synon dekanabizimin, nga Italia fqinje vjen një sinjal për një strategji tjetër jopolicore.
Tv Klan raporton se Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Franco Roberti, i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë që të miratojë legalizimin e drogave të lehta, për të goditur në themel trafikun.
Bashkia kërkon të drejta për licencimin e bizneseve në pallate
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka deklaruar sot në një intervistë për Tv Klan se ai do të propozojë amendime në ligj për licencat mjedisore të tipit C.
Njëri gozhdës, tjetri patkoit: "Policia sulmohet nga mediat". Ministri: "Vetting policisë nga të inkriminuarit"
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa kanë organizuar sot një takim me trupën e policisë për të përcjellë disa mesazhe pas asaj që po ndodh me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Fjala e kryeministrit, përveç faktit se merr në mbrojtje policinë, nuk ka asnjë rëndësi në raport me seriozitetin që pritej në këtë rast. Z. Rama është marrë me mediat, të cilatbsas tij kanë dhjetëfishuar sulmet ndaj policisë në këto katër vjet.
Gjenerali Clark pret minierat e qymyrit nga Haradinaj
Kompania Envidity Energy, në pronësi të gjeneralit amerikan Wesley Clark, ka paraqitur një propozim me interes për shfrytëzimin e pasurisë minerare të Kosovës dhe pret miratimin nga qeveria. Kompania e tij është aktive në sektorin e energjisë dhe ka qenë në Kosovë që nga viti 2013 kur ka paraqitur së pari një propozim me interes. Deri më sot, megjithatë, propozimi nuk është miratuar për shkak të paqëndrueshmërisë politike në Kosovë.
Padia civile nga qeveria/70 ha tokë në Berdenesh me dokumente false
70 hektarë në bregdeti e Sarandës dyshohet se është tjetërsuar me dokumenta të falsifikuara. Sipërfaqja ka qenë e kategorisë kullotë në Berdenesh, pak më poshtë se Kanali i Çukës, duke shkuar nga Saranda drejt Ksamilit.
Në Prokurori edhe dosja e Radarëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë edhe një tjetër dosje që lidhet me çështjet e trafikut të drogës dhe implikimit mundshëm të strukturave shtetërore në këtë aktivitet kriminal.
ResPublica mësoi se dosja në fjalë lidhet me çështjen e radarëve dhe prek një sërë institucionesh që mbulojnë menaxhimin dhe funksionimin e këtij sistemi që lidhet me sigurinë kombëtare. I pyetur nga ResPublica për këtë çështje, zëdhënësi i Prokurorisë, Albi Seriani pohoi ekzistencën e një dosje për të cilën ai nuk kishte ende akses.
