Slideri Kryesor
Sulme terroriste me 6 të vrarë në Dagestan
Gjashtë oficerë rusë të zbatimit të ligjit u vranë dhe 12 u plagosën në republikën ruse të Dagestanit. Lajmin e bëri të ditur agjencia Ria Novosti, duke cituar Ministrinë rajonale të Punëve të Brendshme. Një sul ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale në një kishë, ndërsa një sinagoge iu vu zjarri.
IA, Filtri i Madh që e dënon njeriun të mbetet në Tokë!
Inteligjenca Artificiale mund të shpjegojë pse ne nuk po i takojmë Alienët
Goditje nga e majta në të djathtë mbi Këlliçin
Media të afërta me qeverinë aktuale(në fakt me çdo zyrë pushteti) raportojnë sot në faqet kryesore për Belin Këlliçin dhe financimin e tij gjatë fushatës elektorale për Tiranën. Këto media madje shkruajnë se “figura e Belind Këlliçit rrethohet me mistere”, një ndër të cilat, pra financimin e fushatës, ato e kanë zbardhur. Misteri tjetër është se Belind Këlliçi, të cilit në shkrime i referohen si Belo, ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme dhe të masterit. Lista e financuesve është e mbushur me surpriza, thonë kët media.
Ne po ua lëmë Francën qenve
Franca ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Humbja në zgjedhjet europiane solli një veprim radikal thuajse të Macron që shpalli zgjedhjet e reja, të cilat sipas sondazheve i japin sërish fitore të djathtëve të Marie Le Pen dhe Jordan Bardellas. Por nuk është vetëm ky problemi.
Beogradi nis betejën e madhe për hapjen e minierës së litiumit në Jadar
Qeveria serbe ka nisur së fundmi një fushatë të fortë propagandistike brenda vendit për të bindur njerëzit mbi nevojën e hapjes së minierës së litiumit në Jadar që cilësohet me rëndësi strategjike edhe për Europën. Ish-kryeministrja Ana Brnabiç ka shprehur hapur mbështetjen për aktivizimin e minierës së litiumit që i është premtuar një kompanie britanike, e cila sipas autoriteteve serbe do të investojë 11-12 miliardë euro deri në vitin 2030 dhe do të punësojë 20 mijë njerëz.
Të drejtosh botën nga prapaskena
Një studim i zakonshëm i një lloji të veçantë kërpudhash ka sjellë një zbulim të papritur. Në disa prej tyre, të cilat rriteshin pranë rrënjëve, u gjetën gjurmë AND-je nga specie të panjohura.
Zbulimi në Suedinë veriore i hapi rrugën një vëzhgimi më të kujdesshëm që nxori përfundimin se gjurmë të tilla gjenden kudo. Një terren i papastër, një trup ujor apo ajri që thithim ka shanse të ketë kërpudha, myk dhe maja (ose spore të tyre) që askush nuk i ka parë ndonjëherë.
Çfarë i ka mbetur më shkollës?
Mediat në Kosovë raportojnë se pyetjet dhe përgjigjet e Testit të Maturës kanë dalë në mediat sociale. Edhe këtë vit. Çka nënkupton se ky është një zanat i konsoliduar. Me këtë rast janë publikuar edhe foto nga profile në mediat sociale që qarkullojnë testin.
Është një dukuri që e has rëndom në Shqipëri për çdo vit. Aq sa është një gjë qesharake të mendosh seriozisht se fëmija yt duhet të lodhet për provimet e një testimi që publikohet paraprakisht.
Përpjekje për përjashtimin e Rusisë nga Interpol
Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev ka deklaruar se aktualisht ka një përpjekje për ta nxjerrë vendin e tij nga Interpoli.
Me çfarë përballemi sot në bashkëpunimin e forcave të zbatimit të ligjit? Ka patur përpjekje për të përjashtuar Rusinë nga kuadri i bashkëpunimit ndërkombëtar policor, kufizime të ndryshme, fshehje të informacionit për kriminelë të kërkuar nga shtete të tjera dhe pezullim të pjesëmarrjes së vendit tonë në Task Force për Veprimin Financiar
Libri dhe inteligjenca artificiale, një pakt faustian?
Për inteligjencën artificiale, ose të paktën për Llama, softueri i Metës, shkrimtari francez, Michel Houellebecq, është i ndaluar. Tekstet e autorit të "Grimcave elementare", "Nënshtrimi" apo "Serotonina", romane me temperaturë të lartë letrare dhe jo pak thumbuese, konsiderohen të paprezantueshme, jashtëzakonisht jokorrekte politikisht, për të mos thënë islamofobe.
Gjuhët transparente
Imagjinoni një skenar të tillë: një natë e gjeni veten në një bar karaoke të Helsinkit dhe dikush ju inkurajon të ngriheni dhe të këndoni një këngë të mirënjohur në finlandisht. Pa ditur asnjë fjalë të asaj gjuhe, ju kapni mikrofonin dhe, për habinë tuaj, arrini të ndiqni ritmin e tekstit që shfaqet në ekran, pa e ditur as vetë se çfarë po thoni. Tifozët e Eurovizionit mund ta provojnë këtë vetë me hitin finlandez të Käärijä të vitit 2023 "Cha Cha Cha".
Por pse është e mundur kjo? Sekreti qëndron në “transparencën” e finlandishtes dhe shumë gjuhëve të tjera.