Slideri Kryesor
Nëse nuk fitoj vetë, Franca shkon në luftë civile
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron luftë civile në rast se fiton ekstremi i djathtë ose ai i majtë në zgjedhjet e parakohshme të këtij muaji.
Macron thotë se të dyja grupimet kanë ndjekur politika përçarëse që nxitin tensione midis komuniteteve.
Ekstremi i djathtë, sipas tij, duke i parë njerëzit sipas fesë ose origjinës, "i shtyn njerëzit drejt luftës civile".
Ne do vjedhim sa të mundemi! Mësohuni me këtë Shqipëri!
Hetimi i publikuar nga Prokuroria për skandalin në spitalin onkologjik në Tiranë shtron edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me transparencën e qeverisë. Aktualisht do të duhej një deklaratë nga Ministria, nga QSUNT, nga mjekë pse jo, që të qetësonin disi, distancoheshin nga këto praktika, por edhe të jepnin mesazhe besimi.
Kanë zgjedhur heshtjen. Me gjasë po presë ta llapë i pari ai që duhet të llapte i fundit, sepse ky është edhe sistemi i ndërtuar në këtë vend.
Superbaballarët e Azisë
Një studim i vitit 2003 pati gjetur se ADN-ja e Genghis Khan ishte te 16 milionë njerëz, në atë kohë ende gjallë. Ky numër kaq i lartë pasardhësish gjenetikë të sundimtarit mongol është konsideruar për shumë kohë rekord.
Por ai nuk është i vetmi njeri, aktivitetet riprodhuese të të cilit ende tregojnë një ndikim të rëndësishëm gjenetik shekuj më vonë. Një studim i vitit 2015 i botuar në Gazetën Evropiane të Gjenetikës Njerëzore zbuloi se edhe meshkuj të tjerë përgjatë historisë kanë pasur të tillë impakt gjenetik.
Janë kohë të rrezikshme për vendet e vogla. Fqinjësia e mirë duhet të jetë prioritet maksimal
Ish-ndërmjetësi amerikan për çështjen e emrit të Maqedonisë, Mathew Nimetz, ka dhënë një intervistë për gazetën greke, “Kathimerini”, përmes së cilës bën thirrje që palët të respektojnë Marrëveshjen e Prespës, e cila sipas tij përfaqëson:
Shqipëria e Vërtetë e Onkologjikut
Ajo çfarë ka dalë në sipërfaqe nga hetimet e njoftuara sot nga Prokuroria për spitalin Onkologjik në Tiranë nuk përbën më lajm. Mjekë që manipulojnë me gjendjen e të sëmurëve, spitali që degdis familjarët në farmaci për të blerë ilaçet që duhet të jenë të rimbursuara janë gjëra që nuk ka shqiptar që nuk i kë hequr në lëkurë nëse ka shkruar në spital.
Që mjeku do para, infermieri po ashtu, po edhe roja dhe sanitari këtë e pamë të gjithë sidomos gjatë pandemisë.
Izraeli nis taksimin e pronës së kishës
Udhëheqësit e kishave të mëdha në Tokën e Shenjtë kanë akuzuar autoritetet izraelite se kanë nisur një "sulm të koordinuar" ndaj pranisë së krishterë, duke nisur procedurat tatimore kundër tyre.
Ish-shefi i Bankës Europiane të Investimeve, nën hetim për korrupsion
Ish-presidenti i Bankës Europiane të Investimeve është nën hetim. Rasti i tij po shqyrtohet nga prokurorët e BE-së që hetojnë krimet e rënda financiare.
Ai është njëri prej dy “individëve të dyshuar për korrupsion dhe abuzim me ndikimin, si dhe për keqpërdorim të fondeve të BE-së”, sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO).
Gerapetritis: Po shkelet në mënyrë flagrante Marrëveshja e Prespës
Ministri i Jashtëm grek e cilëson shkelje flagrante të marrëveshjes së Prespës vendimin e udhëheqjes shtetërore dhe politike të Maqedonisë së Veriut për të mos përdorur “emrin kushtetues të vendit në fjalimet publike brenda vendit”.
Dy fjalime pati sot Shqipëria!
Lexoni fjalën e Agron Gjekmarkajt sot në Parlament. E ka publikuar syri.net, media pranë Berishës dhe teorikisht kundër Bashës. Gjekmarkaj është politikisht një ylberist parimor, pra ai bën kalime diametrale duke iu përmbajtur parimeve. Sot z. Gjekamarkaj e ndante Shqipërinë në “ata” dhe “ne”, ku Ata janë qeveritarët dhe të vetët, të cilëve u shton shumë epitete dhe cilësime.
Pse duhet t'ua japim të dhënat tona institucioneve që nuk mund t'i ruajnë?
Grupi “Homeland Justice” ka publikuar sot të dhëna të tjera të qytetarëve shqiptarë, më saktë të dhënat e pasaportave të tyre shoqëruar me vendbanim dhe numër kontakti. Pak ditë më parë u publikuan të dhënat e qytetarëve të kartave të identitetit të shpërndara në 1330 faqe online. Sigurisht që janë dy baza të dhënash që qarkullojnë në disa mjedise të caktuara, sikundër p.sh noterët kanë një bazë të dhënash kadastrale tani që kadastra online nuk funksionon.