Slideri Kryesor
Shqipëria nuk ndryshon pozicion - kundër propozimit amerikan për Jeruzalemin
Shqipëria ka votuar pro projekt-rezolutës së paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që rikonfirmon vullnetin e shumicës së vendeve anëtare se Jeruzalemi nuk është kryeqytet i Izraelit. ShBA i vuri veto draftit në Këshillin e Sigurimit dhe në këtë kuadër edhe Shqipëria i është bashkuar shumicës.
Nexhat Daci zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës
Nexhat Daci, ish-drejtues i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të këtij shteti.
Daci vjen në këtë detyrë pas një karriere të gjatë politike, por edhe si një nga njerëzit më të mirëformuar dhe arsimuar në Kosovë. Ai u diplomua në Beograd për Kimi, në vitet 1966-1968 vijoi masterin shkencor po në Beograd, në vitet 1969-1973 përfundoi në Zagreb doktoraturën sërish për kimi, për të vijuar më tej me një sërë specializimesh si në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Çekosllovaki.
Kryeprokurorja ka zyrën, hetimet i drejton tjetërkush... (Video)
Pa u mbushur 48 orë nga hyrja e Arta Markut në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, numrin 1 të organit të akuzës në Shqipëri e ka vizituar, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë. Ai është dhe mysafiri i parë i “nuses” së re që u zgjodh nga parlamenti për të çuar përpara hekurave njerëzit e pushtetit. E sugjeruar dhe e mbështetur nga socialistët në pushtet, Arta Marku ka pritur për më shumë se 30 minuta ambasadorin amerikan në vendin tonë, tashmë i njohur për protagonizmin në jetën politike të vendit.
Kryemadhi kërcënon Ramën me “tre krismat e Parisit” (Video)
Baruti i vertëtetë dhe jo ai artificial, sipas Monika Kryemadhit do vendosë drejtësinë mes saj (shqiptarëve) dhe Edi Ramës. Pas vendimit të Byrosë për ta përjashtuar kryetaren e LSI-së dhe 6 deputetë të tjerë nga punimet e Kuvendit, bashkëshortja e presidentit kërcënon me një skenar të ngjashëm me “tre krismat e Parisit”, dramatizim i vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris nga Avni Rustemi. Në videon e mëposhtme Monika Kryemadhi flet për paralajmërim ndaj kryeministrit dhe përmend pikërisht Parisin, ku sipas historiografisë komuniste përballë kanë qenë dy palë; patriotët dhe tradhëtarët.
Çfarë mund të negociojë Tirana për marrëveshjen e detit?
Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri, parë qoftë edhe në dritën e ligjit në fuqi dëshmon se negociatat mes dy vendeve po shoqërohen me lëshime reale. Madje të tepruara.
Abrogimi i ligjit të luftës, siç njoftoi ministri i Jashtëm, grek, Kotzias, duhet pranuar se është arritje për Shqipërinë, të paktën në kuptim të interpretimit të deritanishëm të Tiranës zyrtare.
Akrobacitë me ligjin e pronës, qeveria ndryshon formulën
Pas kërkesës së bërë nga Këshilli i Evropës për të përditësuar aktet nënligjore, në fuqi në Republikën e Shqipërisë, lidhur me kompensimin e ish-pronarëve, deri në fund të dhjetorit 2017, dje Këshilli i Ministrave ka miratuar, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, dy Vendime, që mendohet se pasqyrojnë ndryshimet e bëra nga ligji i ri i trajtimit të pronës.
Izraeli kërkon të futet në projektet e ushtrisë
Zyra për shtyp e ambasadës së Izraelit në Tiranë ka përcjellë informacion mbi një takim të ambasadorit me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Njoftimi nuk jep shumë detaje, por thekson se përveç marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për “projekte te perbashketa te mundshme ne fushen e mbrojtjes”. Edhe pse një njoftim me përmbajtje të rezervuar, takimi vjen pak ditë pas Konferencës së Vendeve Islamike që u mbajt në Turqi, ku Shqipëria u përfaqësua me nivel ambasadori dhe ku u vendos njohja e Jeruzalemit Lindor si kryeqytet i Palestinës.
Jeruzalemi/SHBA shtrëngon darën: Do të vëzhgojmë çdo votë
Vota shqiptare në OKB rreth propozimit të SHBA-së për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, do të ketë pasoja direkte në marrëdhëniet mes të dyja vendeve. Të paktën ky përfundim del nga një letër që ambasadorja e SHBA-së në këtë organizatë, Nikki Haley u ka dërguar delegacioneve të vendeve të ndryshme, përfshirë ato europiane, në të cilën diplomatja e shpreh qartë se çfarë do të thotë një “Jo” ndaj propozimit të Donald Trump.
Ditmiri, sufleri i Nikos në Athinë
Sot ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati, ka dhënë një prononcim për televizionin e tij të preferuar – Top-Channel – përmes të cilës ka “sqaruar” me pak fjalë se çfarë është arritur në takimin e Kretës. Bushati është përqendruar në cështjen e ligjit të luftës, të varrezave për ushtarët e rënë grekë gjatë LIIB dhe për marrëveshjen e detit.
Ministri Bushati, në vijim të kapacitetit të tij mediatik për të mos qenë asnjëherë lajm, ka sqaruar hapat procedurialë, por pa patur kurajon të zbulojë diçka më shumë se kaq për publikun shqiptar.
Administratës do i kontrollohen faturat e ujit (Vendimi)
Adminsitrata do të hyjë edhe në vettingun e faturave të ujit. Pas reformës në sektorin e energjisë elektrike, qeveria është duke ndjekur të njëjtin skenar për të formalizuar edhe atë të ujit të pijshëm.
Vendimi i datës 13 dhjetor, urdhëron të gjithë ministritë që brenda datës 15 të çdo muaji, të verifikojnë nëse faturat e ujit janë paguar rregullisht apo jo. Këtë herë vendimi nuk përcakton penalizimet që do të merren ndaj adminsitratës, por masat për moszabtimin e tij, lihen në dorë të titullarit të institucionit.
