Slideri Kryesor

PD sërish në Gjykatën Kushtetuese për parafiltrat e KLGJ dhe KLP

Postuar në 10 Shkurt, 2018 14:07

Partia Demokratike do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e filtrave ligjorë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësorit që vijnë nga shoqëria civile, avokatia dhe pedagogët.

Kompleksi i marrëveshjes së 2009-ës, si "plotfuqi" e opozitës për të folur për tradhëti me detin

Postuar në 10 Shkurt, 2018 13:20

 Tashmë është e qartë se Partia Demokratike po kërkon të bëjë kauzë te marrëveshja e re detare me Greqinë. Në parantezë duhet thënë se kryetari I saj, Lulzim Basha nuk është prononcuar për këtë çështje, ku si protagonist ka dalë ish-kryeministri Sali Berisha e së fundmi ish-presidenti Bujar Nishani.

Shqipëria, vendstrehimi i dy opozitave të huaja

Postuar në 10 Shkurt, 2018 12:40

38 470 është numri i gulenistëve të dënuar në Turqi së fundmi. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Hurriyet” e cila shton se listës së anëtarëve të organizatës së Fetullah Gulen i pasojnë kurdët e Partisë Popullore dhe anëtarë të Shtetit Islamik. Gazeta i referohet të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme titullari I të cilës, Soylu ka deklaruar se vetëm në vitin 2017 në Turqi janë arrestuar për lidhje me Gulenin, 48 305 njerëz.

Media greke/Finalizohet Marrëveshja e Detit, blloku 1 dhe 2 në Jon i takojnë Greqisë (Harta)

Postuar në 09 Shkurt, 2018 19:52

Arrihet marrëveshja përfundimtare mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike), sipas informacionit të bërë publik në gazetën greke online "energypress.gr". Ky zhvillim sipas gazetës është drejtpërdrejt i lidhur me interesin për kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon. 

Keqkuptimi me kullën e Veliajt te Teatri Kombëtar, Kumbaro: Do flas me Ndrenikën

Postuar në 09 Shkurt, 2018 13:42

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro reagoi ndaj kundërshtisë së artistëve për të zhvendosur shfaqjet e Teatrit Kombëtar në godinën multifunksionale "Turbina" si dhe akuzave për mungesë transparence sa i takon ndryshimeve në ligjin "Për artin dhe kulturën". 

Videolajm/Motra e Kim Jong-un, familjarja e parë që kalon kufirin që nga Lufta e Koresë

Postuar në 09 Shkurt, 2018 13:36

Kim Yo-jong, motra e dikatorit koreanoverior Kim Jong-un ka mbërritur në Korenë e Veriut sot në Korenë e Jugut në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore. Yo-jong është pjesëtarja e parë e familjes sunduese të Phenianit që kalon zyrtarisht kufirin shtetëror që nga Lufta e Koresë. 

Fake porn, moda kriminale që po përhapet si shaka

Postuar në 09 Shkurt, 2018 12:29

Ndodh një gabim i thellë në qasjen e përgjithshme ndaj të ashtuquajturit bullizmi kibernetik. Përkundrazi, dy.

I pari është që bullizmi kibernetik nuk ekziston. Dhe të tentosh të ndash “realen” nga “dixhitalja” na çon pashmangshmërisht në përballjen vetëm përgjysmë të problemit. Është sikur e “e keqja” të ekzistonte vetëm në web dhe rrjetet sociale, në WhatsApp dhe Messenger ndërkohë që jetën e “vërtetë”,  çdo gjë është mirë e bukur.

Kryeministri: "Nuk do të ndërtohen HEC-e në kanionet e Skraparit. Gabim padashje"

Postuar në 09 Shkurt, 2018 11:15

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot përmes faqes së tij në Facebook se hidrocentralet e parashikuara për t’u ndërtuar në kanionet e Skraparit nuk do të ndërtohen.

Dosja "Novartis", skandali u hetua dhe zbulua nga FBI amerikane

Postuar në 09 Shkurt, 2018 11:03

Skandali me rryshfetet me kompaninë faramaceutike "Novartis" dhe rimbursimin e barnave ku përfshihen 2 ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra të Greqisë është një dosje që u është përcjellë autoriteteve greke nga FBI amerikane. 

Avokati grek i tre personave paditës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur,  tha për mediat se FBI ka në posedim të gjitha provat materiale që vërtetojnë përfshirjen e një pjese të politikanëve të akuzuar.

Justifikimi i qeverisë për HEC-in mbi Ujëvarën e Osumit (Video)

Postuar në 08 Shkurt, 2018 22:09

Lajmi se mbi Ujëvarën e Osumit ka filluar shtrirja e tubave për ndërtimin e një HEC-i të dhënë me konçesion në vitin 2013 nxori në sipërfaqe një tjetër skandal të gatuar në zyrat e shtetit, ku qeveria aktuale u kap gafil, pasi ka tjetërsuar kordinatat për ndërtimin e veprës energjetike. Këtë e pranoi vetë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në një ndërhyrje telefonike në emisionin Opinion ku debatohej mbi denoncimin e bërë nga shoqata Raftin Albania .

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor