Slideri Kryesor
Më mirë turbanin
Në kohën e sundimit osman, Greqia ishte e populluar nga sllavët, shqiptarët, vllehët, turqit dhe grekët. Greqinë antike e kërkon zor se e gjen. Në vend të saj dominojnë kaftani dhe shamia.
Hulumtuesi, koleksionuesi dhe piktori irlandez që rridhte nga një familje e pasur Edwart Dodwell, i cili ishte ndër të paktët hulumtues që në vitet 1801 dhe në 1805-1806 hyri deri në zemër të Greqisë antike, mbeti i zhgënjyer kur gjeti një botë komplet të huaj dhe irrituese për të: Athina mbizotërohej nga xhamitë, minaret.
Orban thyen embargon diplomatike ndaj Moskës: Paqja nuk do të vijë vetë
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbajtur fjalën dhe sapo ka marrë presidencën e Bashkimit Europian, ka vizituar Moskën. Agjencia “Tass” cilëson se ai është i pari lider perëndimor që viziton kryeqytetin rus që nga prilli 2022, pra dy muaj pas nisjes së konfliktit në Ukrainë. Nëse qëndrimet e palës ruse janë të njohura, Orban nga ana e vet ka shpalosur mendimet e veta për krizën e tanishme, duke marrë një pozicion që e vendos Perëndimin në një situatë jo shumë të mirë.
Fasada e allvano-nacionalizmës: Ikën Beleri me vetulla, (me gjasë) vjen Vangjeli pa vetulla
Pa marrë ende vendimin KQZ-ja, pra Ilirjan Celibashi, për Fredi Belerin, Engjëll Agaçi, qehajai i kryeministrisë, ka dërguar një letër KQZ-së përmes së cilës i kërkon që të njoftohet qeveria për vendimin e marrë.
Me të njoftuar Celibashi – që nuk e dinte as vetë mirë siç edhe tha nëse ligj ia lejon apo jo heqjen e mandatit të Belerit – qehajai i dërgon një letër Bajram Begajt, presidentit të Republikës, de facto yzmeqari me vulë i dovletit.
Ylli i Vankuverit eklipson Supernovën e Doganave?!
Paskësh mbajtur një fjalë Elisa Spiropali në Universitetin Europian, e cila qenka edhe ministre, kupton ti? Mes të tjerave kjo zonjë ka thënë:
SHBA, Rusia dhe Raiffeisen Bank në mes
Paralajmërimi i SHBA drejtuar Raiffeisen Bank International të Austrisë për të anuluar një marrëveshje që lidhet me një nga oligarkët më të fuqishëm të Rusisë u përshkallëzua në ultimatum një muaj më parë.
Në një letër drejtuar bankës, për të cilën u vunë në dijeni edhe mbikëqyrësi i saj Banka Qendrore Evropiane dhe qeveria e Austrisë, Uashingtoni e kërcënoi Raiffeisen se do t’i kufizonte aksesin në dollarë, një masë që do ta dënonte me vdekje huadhënësin më të madh perëndimor në Rusi.
Moska e përjashton Erdoganin si ndërmjetës
Rusia nuk e sheh si ndërmjetës të mundshëm presidentin turk, Erdogan.
Ky i fundit, gjatë një takimi që ka pasur me homologun rus në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Kazakistan, është shprehur se Ankaraja mund të ndihmojë në përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi.
Por zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, përjashtoi çdo rol si ndërmjetës për liderin turk.
A mund të shkojmë edhe më djathtas sesa jemi?
Britania me vektor të ndryshëm politik nga BE. Zgjedhjet dërrmojnë Rishi Sunak
Europa kthen djathtas, Britania e Madhe majtas. Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar flasin për një fitore dërrmuese të laburistëve, 14 vjet pas daljes së tyre nga pushteti. 170 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit për të majtët e Keir Starmer, shumica më e madhe e tyre që nga koha e Tony Blair. Rishi Sunak pritet të japë dorëheqjen dhe të dhënat po flasin për 131 vende në Parlament, një rekord i ri për përfaqësimin më të ulët që nga viti 1906 me 156 vende për konservatorët.
Ka për të qenë një natë pabesueshmërisht e vështirë
30 mijë policë për zgjedhjet në Francë. Denoncime për akte dhune
Europa po hyn në një test të ri politik që ilustron qartë krizën e thellë të besimit në funksionimin e sistemit të saj. Mediat raportojnë se në zgjedhjet e ditës së djelë në Francë do të dislokohen 30 mijë policë për shkak të frikës për dhunë.
Sipas ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin, 5000 policë do të dislokohen në Paris “për të siguruar që e majta dhe e djathta radikale nuk do të përfitojnë për të krijuar kaos”.
Socialistët duhet t'i shkruajnë Eduard Shalsit se "nuk po bën gjumin të qetë"
Një thirrje për këdo që ka zemrën majtas! Shkruajini Eduard Shalsit, deputetit që duket se ka inteligjencë artificiale. Ka dy ditë pa gjumë, ose me gjumë jo të qetë, sepse Pal Trashaj vrau veten për një histori me mikrokreditë. Të paktën kështu është shprehur zoti Shalsi në Parlament, çka përfaqëson një ngjarje që meriton solidaritet: