Slideri Kryesor
Arkivi i Shtetit, ruajtje jashtë standardeve për 85% të materialit arkivor
26 kilometra linerarë material arkivor nga të cilat vetëm 4 km ruhen sipas standardeve. Një kronikë e TemaTv zbulon se 85% e materialit që është fond arkivor nuk administrohet siç duhet. Kjo pranohet edhe nga drejtues të Arkivit, si drejtori I Përgjithshëm Bido që thotë se aktualisht është miratuar projekti për ndërtimin e dy godinave të reja.
Partia Komuniste e Kinës shfuqizon kufizimin e mandateve presidenciale
Partia Komuniste e Kinës ka propozuar shfuqizimin e një klauzole kushtetuese që kufizon mandatin presidencial në dy mandate. Sipas propozimit të ri, presidenti dhe zv.presidenti mund të shërbejnë deri në pesë mandate, një shenj e qartë kjo e vullnetit për t’u përjetësuar në pushtet.
Lëvizja konfirmon dyshimet se Xi Jinping ka patur synime për ta ushtruar pushtetin aktiv përtej vitit 2023, ndërkohë që në Kongresin e fundit të partisë, ndikimi dhe fuqia e tij u afrimuan me një tejtër forcë.
Jemi në prag të luftërave tregtare
Organizata Botërore e Tregtisë paralajmëron se tarifat e reja të vendosura nga SHBA dhe reagimi i zemëruar disa vendeve si Kina shtojnë rrezikun e luftrave tregtare. "Luftërat komerciale mund të shpërthejnë në çdo kohë dhe në mënyra që nuk presim"-tha drejtori i përgjithshëm i OBT-së, Hobert Azevedu, duke folur për Agjencinë Gjermane në Gjenevë.
"Ajo që nuk duhet është që një anëtar të miratojë masa që një anëtar tjetër mund t’i konsiderojë të njëanshëme dhe kështu të reagojë në mënyrë të paarsyeshme, duke nisur hakmarrjen”- shtoi Azevedo.
Debati polako-izraelit që po rikthen emocionet e LIIB
Legjislacioni i ri polak që e shpall si antiligjore fajësimin e shtetit polak për veprimet e kryera në kuadër të Holokaustit ka provokuar debate shumë të mëdha në arenën ndërkombëtare. Bashkimi Europian i ka kërkuar Polonisë që të anullojë ligjin për shkak se ai përmban frymë antisemitiste. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki shkoi më tej kur tha se gjatë Holokaustit kishte patur bashkëpunëtorë hebrenj po aq sa edhe polakë, një akuzë që duket se kërkon të rishkruajë një paradigmë morale që rrodhi nga Lufta e Dytë Botërore.
“Presidenti i përbashkët, hap drejt destabilizimit”
Bernd Fisher, një prej njohësve më të mirë të Ballkanit thotë se propozimi i kryeminstrit Edi Rama për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë më së paku është një hap drejt destabilizimit të rajonit.
Për shpifjet dhe ankandin kriminal të Veliajt
Përtej fasadës me mbjelljen e pemëve, pamë një kryetar bashkie që për të mos u përballur me shkatërrimin dhe betonizimin që po i ben Tiranës, përdor shpifjet, ofendon gazetarët, hedh baltë mbi çdo njeri që ka një mendim ndryshe për zhvillimin e kryeqytetit dhe e gjitha kjo për të fshehur pazaret e tij me oligarkët.
Dhe gënjeshtrat e Z. Veliaj vazhdojnë ……..
Qeveria kapet gafil me emërimin e drejtorit të shkarkuar të PDIU
Qeveria është detyrruar të shkarkojë nga detyra, Erion Manohasën, Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Manohasa ka qenë deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, por u shkarkua me vendim të Gjykatës Administrative për shpërdorim detyre.
"Negociatave për detin po u bëhet opozitë kafeneje"
Për negociatat mbi kufirin detar ka një lloj akuze se mungon transparenca, ndonëse palët kanë folur për parimet mbi të cilat po diskutohet, që është ai i barazlargësisë dhe barazisë së interesave, çka deri më tani duket se lë të dyja palët të kënaqura.
Ka një merak nga skeptikët se populli nuk është përfshirë në negociata. Nga njëra anë presidenti shqiptar kërkon harta dhe piketa, ndërsa opozita greke kërkon sqarime teknike. Paralele që ngrihet më shumë mbi parashtrime populiste sesa shqetësime të bazuara në argumenta.
Kioska për certifikata? Gjendja Civile pranon se radhët në sportele kanë rënë
Pranë zyrave të njësive bashkiake, janë instaluar këto ditë makinetat që do të shërbejnë për lëshimin e dokumenteve në një formë më shpejtë dhe pa praninë e punonjësve të autorizuar. Shërbimi E-kiosk është i treti në radhën e shërbimeve, pas atij klasik që ofrohet në sportele dhe portalit e-albania që ofron sot 1277 shërbime pa pagesë. Të planifikuara për t’u vënë në zbatim nga muaji janar, 10 kioskat dixhitale do të vihen në përdorim gjatë ditëve në vijim, dhe për bashkinë e Tiranës një vonesë e tillë ka ardhur për arsye teknike.
Estradë me demarkacionin në Kosovë
Kuvendi i Kosoves dështoi edhe këtë të premte per te votuar marreveshjen e Demarkacionit per percaktimin e kufijve me Malin e Zi. Ndonëse u trumbetua me të madhe firmosja e marrëveshjes nga presidenti Thaçi e kryeministri Markoviç qeveria e Kosovës duket se nuk i ka ende 2/3 e votave per ta votuar kete marreveshje, per shkak se Vetevendosja dhe Lista Serbe kane deklaruar voten e tyre kunder. Me dështimin e radhës Kosova po ekspozohet keq edhe ndaj faktorit ndërkombëtar që sheh të njëjtën shfaqje.
