Slideri Kryesor
“Kumbaro duhet të thirrej në Prokurori për Teatrin”
Në lojën e përshtypjeve për të ardhmen e Teatrit Kombëtar do të hyjë edhe kryeministri Rama përmes degjesave me artistët. Sipas regjisorit Kastriot Çipi, transparenca lidhur me këtë projekt po trajtohet si çështje private e kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj.
Facebook merr atributet e një Kishe online: Lajme të mira, burime të besueshme dhe komunikim
Facebook njofton se ka bërë tre ndryshime të rëndësishme që prekin News Feed – pra shpërndarjen e lajmeve në timeline e përdoruesve gjatë muajit janar.
Ndryshimi i parë është ai që i jep prioritet lajmeve lokale. Sipas logjikës së Facebook, synimi është që të rritet ndërveprimi mes njerëzve dhe platforma e Zuckerberg merr kështu atributet e një Kishe të re të Komunikimit, që u rrëfen njerëzve udhën e duhur. Një mënyrë është pra të promovohen lajmet lokale, të zonës.
Babai i Web-it jep alarmin, kolosët e teknologjisë të pakontrollueshëm
World Wide Web feston më 12 mars ditëlindjen e tij të 29 dhe thmemeluesi britanik, Tim Berners-Lee zgjodhi pikërisht këtë ditë për të dhënë alarmin se disa kompani të mëdha të teknologjisë kanë shumë pushtet dhe se duhen imponuar rregullime dhe kufizime ndaj tyre.
Serbi, nismë për ngritjen e një monumenti të Millosheviç në Beograd
Ka kaluar diçka më pak se periudha që ndan një brez njerëzor dhe në Beograd po duan të përjetësojnë kujtimin e Sllobodan Millosheviçit. Mediat serbe raportojnë për një nismë të Shoqatës Qytetare Liria dhe rinisë së Partisë Socialiste për ngritjen e një monumenti për ish-liderin serb të Jugosllavisë, emërtimin e një rruge dhe të një sheshi po sipas tij.
Figurantët e bashkisë Tiranë, Veliaj bën bashkë armët artistike dhe lopatën! (Video)
Mania për ta prezantuar veten si të gjithëpranuar, e ka bërë Erion Veliajn të nxjerrë në krah të tij lloj-lloj personazhesh gjatë fushatës televizive për mbjelljen e pemëve. Personazhe për të cilët flet me vlerësim, duke na i prezantuar si etalon të qytetarisë dhe ajkës artistike apo intelektuale të qytetit dhe si një shembull për t’u ndjekur.
Rehabilitimi mediatik i Damir Fazlliç e bën Bashën më të besueshëm se rivalët e tij
Kush është Lulzim Basha? D.m.th çfarë njeriu është, sa kapacitet ka, në çfarë beson, çfarë idesh përbëjnë formimin e tij?
Ja disa pyetje që normalisht bëhen për një politikan që mëton të marrë pushtetin. Fjala publike nuk mjafton, pasi politikanët gënjejnë, ata ndjekin rrymën. Një shembull: ata që besuan se Edi Rama është i majtë, tashmë ndoshta janë bindur për të kundërtën.
Erdogan në prag të një fitoreje diplomatike me ShBA
Duket se raportt turko-amerikane nuk kanë gjasa të përmirëoshen përderisa të dyja vendet ndajnë interesa të kundërta në Siri dhe sidomos për çështjen kurde. Gjatë një fjalimi në Akademinë Politike në datën 9 mars, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur hapur për këtë temë duke akuzuar ShBA se duke dhënë mbështetje për kurdët peshmerga kanë provokuar ndjenja antiamerikane në Turqi.
Çfarë lloj aleatësh jemi ne?
Shansi i Lulzim Bashës për korrigjimin e 18 majit
Lulzim Basha ndodhet sërish në një pozitë shumë të favorshme politike që po krijohet paradoksalisht nga kundërshtarët e tij. Paraprakisht duhet të themi se Basha është njeriu që nuk frymëzon, që nuk bind, i papërshtatshëm për opozitarin shqiptar dhe më e keqja, ai nuk ka ditur që dobësitë e tij si politikan i akulturuar me mendësinë shqiptare t’i konvertojë në forcë dhe avantazh.
Erdogan gati t’u bashkohet ushtarëve në frontin e Sirisë
Në ballë të luftës deklaroi se do të jetë Rexhep taip Erdogan nëse do të jetë e nevojshme. "Kur të bëhet rekrutimi, kur t’ju thërasin në detyrë, atëherë unë do jem i pari që do të shkoj bashkë me ju"-tha të shtunën presidenti turk teksa foli në kongresin e partisë të AKP (Partia për Demokraci dhe Zhvillim).
Diskutimet me Greqinë, mosmarrëveshje për një bllok detar
Ministri grek i Mjedisit, George Stathakis deklaroi se negociatat për Zonat Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë po avancojnë pozitivisht.
Çështja e vetme që mban peng mbylljen me sukses të paktit detar me Greqinë duket së është një kuadrat në hapësirën detare të Jonit, për të cilën të dyja palët pretendojnë se kanë juridiksion.
Ministri i Mjedisit dhe Energjisë George Stathakis në një intervistë për radio stacionin 247 tha se diskutimet me Shqipërinë mbi definicionin përfundimtar të Zonës Ekskluzive Ekonomikej anë në progres dhe po përparojnë pozitivisht.
