Slideri Kryesor
Rifillojnë punimet për bar-kafe "Hako" në Parkun e Butrintit
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi në Komisionin e Edukimit se në Parkun e Butrintit kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Bar-Kafesë që do të administrohet nga një subjekt privat.
"Ne e pezulluam për sa kohë të shteroheshin pyetjet dhe proceset në diskutimin publik dhe në marrjen e opinionit të përfundimtar të UNESCO-s. Ka rifilluar punimi dhe shumë shpejt pika e shërbimit bëhet gati për sezonin e ri turistik”-theksoi ministrja.
Xhika mbetet në burg
U përfol për një lirim të mundshëm, por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ pa afat për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij Albens Aliten me Aksel Qurdukën, ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Arta Marku nuk lëviz
Opozita dështoi në nismën për t’i ndërprerë mandatin kryeprokurores, Arta Marku. Partia Socialiste rrëzoi në Këshillin e Legjislacionit kërkesën PD-LSI për shkarkimin e Markut. Oerd Bylykbashi propzoi përsëritjen e procedurës, duke kaluar në Vetting të gjithë kandidatët dhe më pas zgjedhjen e prokurorit e ri me shumicën e cilësuar prej 3/5.
"Nuk dëgjoj". Autori Michael Wolff stimulon probleme me audion për t'iu shmangur pyetjeve për Trump
Michael Wolff, autori i librit “Zjarr dhe tërbim” që vuri përballë një situate shumë të sikletshme Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Donald Trump, është përballur vetë me një moment të palavdishëm. Të paktën sipas raportimit të disa mediave, Wolff i ka bishtnuar një pyetjeje të bërë gjatë një interviste me “Channel 9” në Australi.
Ai u pyet për një deklarim të një muaji më parë, sipas të cilit, Trump ka aktualisht një lidhje jashtëmartesore, madje duke shtuar se “jam i sigurtë për këtë”.
“A i detyroheni presidentit dhe Zonjës së Parë një falje”? ishte pyetja.
Zaev kundër mospërkthimit të emrit të Maqedonisë
Teksa Athina dhe Shkupi janë afër një konsenusi për emrin, duket se ka akoma ngërçe që nuk po çojnë drejt finalizimit të marrëveshjes. Kryeministri i maqedonisë Zoran Zaev kundërshton propozimin grek për mospërkthimin e emrit për përdorim ndërkombëtar.
Itali, neonazistët e CasaPound në qeveri me Lega Nord
Vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 4 marsit në Itali, pasiguria për të formuar një qeveri të shumicës mbetet rezultati i vetëm "parashikueshëm". Partitë më të mëdha politike dhe aleancat e krijuara tashmë kërkojnë rrugëdalje në fraksione të tjera, në tentativë për të arritur një marrëveshje programore për bashkëpunimin qeveritar.
Ndërron jetë Gëzim Qendro
Është ndarë nga jeta Gëzim Qendro, kritik dhe historian arti. Lajmi është njoftuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro që shton se Qendro vuante nga një sëmundje e rëndë.
Qendro kishte doktoruar në Estetikë në Universitetin Paris VIII dhe ka drejtuar departamentin e Art&Dizanjit në Universitetin Polis.
Ai ka qenë aktiv në debatin për artin, ai ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve dhe ka disa botime mes të cilave “Arkeologjia e mëngjesit”, “Heronjtë janë të uritur”, “Kinostudio ose Shqipëria e Vjetër” etj..
Video/Akuza për vrasje dhe bashkëpunim me bandat mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Berisha
Konflikti mes gazetarit dhe ish-kryeministrit është zhvilluar në emisionin "Studio e Hapur" në News24.
Qëndrimi zyrtar i Kosovës: Jo presidentit të përbashkët me Shqipërinë
Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini është kundër propozimit të Kryeministrit Edi Rama për President të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një javë më parë në parlamentin e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë, Rama hodhi idenë e një presidenti të përbashkët. Ndërkohë këtë të hënë në një intervistë për TemA TV Ambasadori Syl Ukshini u shpreh se Shqipëria e ka njohur Kosovën me flamurin e sajë. Ukshini ka folur edhe për shqetësimin e bizneseve në dogana. Ai thotë se Bizneset e Kosovës ankohen për veprimet burokratike.
Shqipëria nis negociatat me Ilir Metën dhe Sali Berishën për kufirin detar me Greqinë
Ilir Meta ka bërë të qartë se mund të refuzojë dhënien e autorizimit për plotfuqinë e negociimit të marrëvshjes së detit me Greqinë. I ngarkuari me punë i LSI-së për komunikimin në Facebook, Ylli Manjani, ka sqaruar gjithë merakun e presidentit për mëmëdheun duke u mbajtur sërish te paranoja e mosinformimit.
