Slideri Kryesor
Akuzë për "kusarët" e Teatrit
Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.
Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen.
Fotokopje ballkanike
Ballkani nuk zhgënjen sidomos me prodhimin e ngjarjeve politike dhe personazheve që janë produkt i elitës postkomuniste. Shembujt tregojnë për kallëpe të ngjashme sidomos të Shqipërisë me Maqedoninë dhe të një lidershipi që premton gjithshka, por në fund rezultati është ai që duket.
“Këtë herë nuk janë parakushtet për një takim me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras”. Kështu u shpreh kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat e vendit të tij.
Një çertifikatë për të gjithë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një tjetër goditje sot kur ka deklaruar zyrtarisht se deputetit Tomë Doshi dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të akteve serioze të korrupsionit.
Bruçaj për VOA: Tirana nuk mund të zgjidhë problemet e Turqisë
I përfolur si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit të Fetullah Gylen në Shqipëri, kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka komentuar për herë të parë arrestimet në Kosovë dhe kërkesën e autoriteteve turke që edhe Shqipëria të dorëzojë personat e listuar nga Ankaraja si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit.
Non grata nga SHBA edhe Tom Doshi
Pas Adriatik Llallës është radha e deputetit Tom Doshi që të marrë vizën e kuqe nga ShBA. Sot Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Doshit dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në ShBA nën dispozitat e ligjit që ndëshkoj korrupsionin e zyrtarëve të huaj.
DASh njofton zyrtarisht se referenca ligjore që zbatohet për Doshin është pikërisht ajo që ka të bëjë me përfshirjen në akte domethënëse korrupsioni, për të cilat sekretari i Shtetit ka informacione të besushme.
“Postë kufitare në ishujt përballë Shqipërisë”
Banorët e dy ishujve përballë Shqipërisë, në pikën më veriperëndimore të territorit grek, i kërkuan shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrise Greke, Alkiviadis Stefani, ngritjen e një poste ushtarake në ishullin Othonoi dhe një observatori në ishullin Erikousa.
Studentët tentojnë të rrëzojnë statujën e Harry Truman
Protestues të ndryshëm kanë tentuar të rrëzojnë statujën e presidentit amerikan Harry Truman para ambasadës së SHBA në Athinë. Mediat greke raportojnë se protestuesit kundër luftës ishin studentë të cilët kanë djegur flamurin amerikan. Ata kanë kërkuar mbylljen e bazave të NATO-s në Greqi, prej nga ku nisen edhe avionët që godasin në Siri. Sipas tyre fondet duhet të shkojnë për arsimin në vende se të jepen për armatimin.
"Helmetat e Bardha në Siri, organizatë e rreme"
Sulmi i fundit perëndimor mbi Siri, bazuar mbi materiale video të shpërndaraj nga Helmetat e Bardha ku paraqiten njerëz të prekur nga një sulm i presupozuar kimik në Douma, ka provokuar shumë debate. Perëndimi ka tanimë përvojën e mashtrimit të madh me arsenalin kimik të Sadam Huseinit që çoi në ndërhyrjen e vitit 2003 e që më vonë rezultoi i rremë. Rrjedhimisht çdo aksion i mëtejshëm duhet të paraprihet nga një verifikim i imtësishëm dhe i besueshëm. Kjo nuk është më vetëm çështje e politikës, por e të gjithëve.
Stoltenberg: “Tensionet në Egje nuk janë çështje e NATO-s”
Sekretarini Përtgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Turqi ku siç shprehet ai do të synohet riafirmimi i marrëdhënieve dhe roli strategjik i Ankarasë. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, pak përpara nisjes, Stoltenberg ka vlerësuar Turqinë si partner strategjik. Ai ka lënë pas çdo kritikë që është bërë për sjelljen e presidentit Erdogan, për vendimet e tij dhe ndryshimin e strukturës së pushtetit në Turqi. Lidhur me konfliktet në Egje, Stoltenberg ka deklaruar se ato nuk janë çështje e NATO-s.
Gjukanoviç sërish në pushtet
Mbështetja e Përëndimit duket se i ka siguruar fitoren Milo Gjukanoviç në zgjedhjet Presidenciale në Malin e Zi.
