Slideri Kryesor
“Diktatori” Erdogan, reagon ashpër Makron
Heqja nga kioskat e posterave të revistës revistës franceze “Le Point” ku reklamohej kopertina me titull "Diktatori". Deri ku do të arrijë Erdogan? " ka ngjallur reagimin e ashpër të presidentit Makron.
"Është absolutisht e papranueshme të hiqen posterat e revistës Le Point nga kioskat e gazetave me arsyetimin se nuk u pëlqen armiqve të lirisë në Francë, dhe jashtë saj. Liria e shtypit nuk ka çmim: pa të, është një diktaturë"-shkruajti Makron në Twitter.
"Liderë shqiptarë më kanë thënë se ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mirë"
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është shprehur sot se mes shqiptarëve dhe disa liderëve të tyre politikë, ideja e ndarjes së Kosovës konsiderohet normale dhe racionale. Sipas tij, janë mentorët e shqiptarëve, pra fuqi të huaja, ato që imponojnë axhendë tjetër në bisedimet me serbët.
Unë e them sërish, se nëse shqiptarët do të uleshim dhe të flisnim me ta për mentorët e tyre, do të binin dakord për ndarjen e Kosovës, sepse është një zgjidhje e mirë edhe për ta. Disa liderë shqiptarë ma kanë thënë këtë gjë hapur mua
Ekonomia e zezë, sa 1/3 e GDP-së
Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me kompaninë gjermano-amerikane, Ernst & Young për të luftuar evazionin tatimor endemik dhe krime të tjera ekonomike.
Pak a shumë një praktikë e ngjashme me CroWn Agent për të luftuar korrupsionin në dogana. Marrëveshja e nënshkruar parashikon ngritjen e një Task Force të përbërë edhe nga agjentë shqiptarë të hetimit tatimor e doganor.
Tahiri ngriva-shkriva
Një gjykatë e arreston, tjetra e liron. Çështja Tahiri po ecën sipas parashikimeve, ku politika duhet të duket e distancuar nga drejtësia, e cila vepron e pavarur. Që prej nisjes së hetimit kundër tij, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi si masë sigurie bllokimin e pasaportës së ish-ministrit, por kjo masë u rrëzua më vonë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda. Tani është po Apeli i Krimeve të Rënda që shfuqizoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ta hetuar në gjendje të lirë.
Ndërtuesit kundërshtojnë kalimin 3 % të sipërfaqes së ndërtimit mbi 2000m2 për të pastrehët
Dhomat e biznesit i kërkojnë qeverisë që në paketën fiskale të shfuqizohet pika e ligjit për strehimin social, i cili i detyron ndërtuesit që për sipërfaqet ndërtimore të banimit mbi 2000 m2 të kalojnë 3 për qind tyre në favor të bashkive, që të përdoret për të pastrehët. Ministri Arben Ahmetaj, tha se një masë e tillë aplikohet në shume vende.
Negociatat/Polonia bën ofertën: “Shqipëria të bëhet pjesë e nismës “Tre detet”
Ambasadori i Polonisë në Tiranë Karol Bachura publikon sot një opinion në “Gazeta Shqiptare”të cilit i është vënë titulli: Pse ne polakët e duam Shqipërinë në BE.
Në opinion renditen disa aspekte parimore të procesit të zgjerimit të unionit, të cilin Polonia e mbështet fuqimisht. Është një qëndrim që i jep shprsë vendeve si Shqipëria, të gjendura përballë një skepticizmi nga vende si Franca, që rrjedhin nga arsye të përgjithshme, por edhe nga problemet specifike të vendit tonë si krimi dhe korrupsioni.
Mediat iraniane: Princi i kurorës së Arabisë Saudite është qëlluar me armë
Prej disa javësh mediat e ndryshme, përfshirë ato më serioze janë duke pyetur për fatin e princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, një njeri ambicion që synon të ndryshojë politikën e vendit të tij duke u afruar me Izraelin dhe SHBA dhe duke mbajtur në fokus si kundërshtar, Iranin. Salman nuk është parë në media dhe në aktivitete zyrtare prej disa javësh, ndërkohë që së fundmi, media iraniane, PRESS TV pretendon se bin Salman është qëlluar me armë.
Italia zhytet në kaos politik
Italia zhytet në kaos politik pas refuzimit nga presidenti Matarela për të dekretuar emrin e propozuar për ministër Financash. Pas këtyre zhvillimeve presidenti thirri në pallatin presidencial, Carlo Kotarelin, një ish-zyrtar i rangut të lartë të FMN.
Kjo lëvizje shihet si një manovër për t'ia besuar atij formimin e një qeverie teknokratësh, në një kohë kur situata politike në Itali është veçanërisht e brishtë.
Rekrutimet e ushtarëve prezantohen si vende të lira pune
Hendeku që kanë zyrat e Punës për të plotësuar objektivat e punësimit, e kanë shtyrë qeverinë të përfshijë në vendet e lira të punës kuotat e rekrutimeve për ushtarët me pagesë.
Madje Forcat e Armatosura kanë patur stendën e tyre në Panairin e Punës në Berat, organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Stendat i ka vizituar, mes të tjerëve edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa 1/3 e vendeve vakante i përket ushtarëve me pagesë. Në Panair u rklamuan 300 vende të lira pune, ndërsa Rama u shpreh se objektivi i vitit për punësime nga zyra e punës është për 25000 mijë kontrata.
Populizëm neo-majtist, Podemos në referendum për mirëqënien e liderit
Si do do të gjykojnë 490,000 anëtarët e Podemos vendimin e liderit të saj, Pablo Iglesias dhe bashkëshortes së tij, Iren Montero për t'u zhytur me kredi "deri në fyt" për të blerë një shtëpi 270 metra katror me kopsht dhe pishinë në një fshat 40 km larg nga Madridi?
Rezultatet e referendumit origjinal do të shpallen të hënën, edhe pse nuk ka dyshime se baza e partisë spanjolle do të konfirmojë qëndrimin e çiftit në pozita udhëheqëse në krye të lëvizjes majtiste.
