Slideri Kryesor
Soros: Salvini, në pagesë nga Putin. Akuza e "fondacionit" për Trump: "Rrezik për botën"
Miliarderi hungarez Xhorxh Soros e ka akuzuar qeverinë e re italiane si të afërt me interesat ruse. Gjatë një deklarate në Festivalin Ekonomik të Trentos, Soros ka shkuar edhe më tej duke akuzuar ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini si një njeri të paguar nga presidenti rus Vladimir Putin. Për këtë ai iu referua edhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë së re italiane për të hequr sanksionet ndaj Rusisë. Sipas Soros, Putin kërkon të domonojë Evropën, nuk do ta shkatërrojë, por ta lodhë atë.
Kullat te Liqeni, Veliaj kundërshtoi me fjalë. Bashkia nuk ndryshoi qëndrim në Apel
Rreth dy vite më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u premtoi qytetarëve të Tiranës se 5 kullat te diga e Liqenit Artificial nuk do të ndërtohen. Veliaj deklaroi se bashkia ka disa plane që do të pengojnë ndërtimin e tyre.
Por sot, rreth dy vite më vonë, premtimet e Veliajt duket se kanë qenë retorikë, pasi që prej 3 prillit kur Gjykata Administrative e Apelit dha vendimin në favor të bashkisë dhe kompanisë "Gener 2", punimet kanë rinisur dhe po vijojnë me shpejtësi për të fituar edhe kohën e humbur nga seancat gjyqësore.
Tubim i madh antiqeveritar në Shkup
Partia opozitare e VMRO DPMNE në Maqedoni zhvilloi një mbledhje të madhe anti-qeveritare në Shkup. Kreu i saj, Hristo Mickovski bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe paralajmëroi aksione kundër ndryshimit të emrit.
"Le t'i ndalojmë para se të jetë tepër vonë, duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme në të njëjtën kohë me ato presidenciale, të formojmë një qeveri teknokratike 100 ditë përpara sondazheve dhe le të shohim nëse njerëzit pajtohen me atë që Zoran Zaev dhe partia e tij po bëjnë",- tha Hristian Mickovski .
Mediat/Kreu i NATO-s: Aleanca nuk ndërhyn nëse Irani sulmon Izraelin
Media të ndryshme si agjencia ruse “Sputnik” dhe televizioni Iranian “PressTv” raportojnë mbi një deklaratë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhënë për revistën gjermane “Spiegel” sipas të cilit në rast të një sulmi të Iranit ndaj Izraelit, Aleanca nuk do të ndërhyjë.
Izraeli është partneri i NATO-s, por përderisa nuk është anëtar i Aleancës, Neni 5 nuk mund të aplikohet
Video/Zv.ministri i Mbrojtjes: Bëni sa më shumë fëmijë! Është detyrë patriotike
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka bërë thirrje që shqiptarët të bëjnë sa më shumë fëmijë, duke konsideruar se kjo është një detyrë patriotike. Ai ka folur para ushtarakëve me rastin e Ditës së Fëmijëve, 1 qershorit, me ç'rast është mbajtur edhe një aktivitet.
FAZ: Gjermania përfiton 4.5 mld euro për refugjatët
4.5 miliardë euro do të marrë Gjermanina nga BE për çështjen e refugjatëve. Këto para janë pjesë e buxhetit evropian për periudhën nga 2021 deri më 2027.
Deri atëherë, mbetet shumë për t'u bërë. "Ne nuk kemi avancuar kaq shumë" tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Zaimpert duke u përpjekur të zbusë impaktin e lajmit të publikuar nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Për çdo qytetar jashtë BE-së, Gjermania do të marrë 2,800 €. Megjithatë, edhe vendet e tjera si Italia apo Greqia pritet të përfitojnë nga kjo politikë e financimit për emigrantët.
Testi antidoping, Bolt humb rekordin
Pozitiv në testin antidoping u gjet atleti xhamajkan i stafetës 4x100, Nesta Carter, duke detyruar superstarin Usain Bolt të kthejë medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike 2008 në Pekin.
Carter raportohet se ka përdorur stimuluesin e ndaluar Methylhexamine. Ai u përfshi në sportistët që u rishikuan për doping, ku u analizuan mbi 454 ekzemplarë nga Lojrat e Pekinit. Në shkallën e parë, IOC ka penalizuar ekipin xhamajkan me anulimin e medaljes së artë.
"Greqia, partneri strategjik i SHBA në Ballkan"
Për ambasadorin amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt pozita gjeostrategjike e Greqisë në rajonin e Mesdheut dhe Ballkanit është me rëndësi për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Në Forumin e Bashkëpunimit të Ballkanit dhe Detit të Zi, Pyatt foli për një strategji afatgjatë të mbështetjes amerikane për rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë.
Dokumenti/Holanda i thotë “Jo” hapjes së negociatave
E përmendur si një nga dy vendet skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë, Holanda duket se e ka marrë vendimi për t’i thënë jo rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian. Këtë thotë një dokument i qeverisë holandeze, bërë pubik nga Tv Klan, ku bëhet një vlerësim i paketës së zgjerimit për vitin 2018.
1 qershori dhe trupa e estradës opozitare
Sot gazeta “Panorama” nxori lajmin e survejimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Gazeta citonte burime të vetat, pa sqaruar se cilat janë të paktën arsyet e survejimit nga njësi të policisë operacionale.
PD-ja e mori lajmin dhe e bëri fakt të axhendës së saj ditore. Sipas saj, audiopërgjimi i vëllait të Fatmir Xhafës ka çuar në këtë survejim. Se për çfarë nuk sqarohet. Fundja Babalja nuk mbylli asnjë Pazar hashashi, nga Tragjasi në Vlorë, ndaj edhe nuk është se ka prishur ndonjë të tillë. Pse atëherë ky survejim? Dhe mbi të gjitha kush druhet nga z. Basha, kush kërkon ta sulmojë?
