Slideri Kryesor
Ndjesa e qeverisë si Ngjarje Kompensimi 50 milionë euro për Kastratin
Sot dy ministra të qeverisë shqiptare, ai për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj dhe i Infrastrukturës dhe Ekonomisë, Damian Gjiknuri, kanë prezantuar në Kukës të ashtuquajturën paketë të negociuuar për tarifën e rrugës Durrës-Kukës. Siç bëhet e ditur, tarifa për qytetarë të Qarkut Kukës është 100 lekë të reja për automjetet personale dhe për 44 kalime. Efekti financiar i kësaj negociate shkon në 48.5 milionë euro, të cilat qeveria shqiptare merr përsipër t’ia paguajë konçesionarit.
Arrihet pakti me Greqinë, çamët jashtë marrëveshjes
Tirana dhe Athina po shkojnë drejt nënshkrimit të një marrëveshje brenda 24 orëve të ardhshme dhe para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve. Kështu shkruan gazeta e njohur greke Kathimerini, duke iu referuar bisedimeve të ministrave Kotzias e Bushati të nisura të enjten në Rodos. Dakordësinë për çështjet e mbetura, kufirin detar dhe shfuqizimin e ligjit të luftës e konfirmoi edhe kryeministri Rama, i cili foli për një rezultat më të mirë se marrëveshja për Zonat Ekskluzive Ekonomike në vitin 2009.
Dështim me biznesin e vogël dhe të mesëm
Qeveria shqiptare ka propozuar së fundmi një projektligj që denoncon, mekërkesë të paës gjermane, një marëveshje huamarrjeje të vitit 2015. Çështja në fjalë bën pjesë në kuadër të bashkëpunimit mes të dyja vendeve dhe ajo synon mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes fondeve që ofrohen nga qeveria federale.
Konfirmohet saktësia e Teorisë së Relativitetit përtej sistemit tonë diellor
Një ekip ndërkombëtar astronomësh kontrolloi saktësinë e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, jo vetëm përtej sistemit tonë diellor por edhe përtej galaktikës sonë.
Duke kombinuar elemente nga teleskopi hapësinor "Hubble" dhe Teleskopit shumë i Madh i Observatorit Jugor Europian në Kili, shkencëtarët kanë treguar se graviteti vepron saktësisht siç parashikohet nga teoria e përgjithshme e relativitetit e prezantuar nga Albert Ajnshtajni në virin 1915.
Ish-ambasadori grek Mallias: Faktori shqiptar nxiti marrëveshjen e Prespës
Ish-ambasadori grek në Shqipëri dhe në Maqedoni, Alexandros Mallias vlerëson se faktori shqiptar në Maqedoni është shumë i rëndësishëm dhe ishte pikërisht ai që shtyu qeverinë Zaev drejt kërkimit të një zgjedhjeje dhe marrëveshjeje me Greqinë. Në një intervistë për “TemA TV”, Mallias shprehet se Greqia dhe Shqipëria janë në një fazë të pjekur të bisedimeve mes tyre, por zgjidhjet që duhen bërë janë kompromise të vështira.
Diplomacia e vicklave, Liberia tërheq njohjen e Kosovës
Lojërat diplomatike të Beogradit me Kosovën vazhdojnë edhe pse dialogu mes Prishtinën nën mbikëqyrjen e BE-së presupozojnë se njohja e shtetit të ri është tashmë çështje kohe dhe me gjasë retifikimi kufijsh.
Bisedimet italo-austriake: Kampe refugjatësh në Shqipëri në këmbim të afrimit me BE-në
Shqipëria është një opsion që po diksutohet për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Pamvarësisht se qeveria bën lojën kukamfshehti, njëherë duke thënë se nuk ka kërkesë zyrtare dhe pastaj duke folur për kapacitetet e pritjes dhe strehimit të rreth 600 mijë emigrantëve. Plani është i qeverisë austriake, e cila ka kërkuar edhe mbështetjen e Italisë.
Siguria kibernetike/Drejtoresha e ASIG: Nuk jemi ende gati
Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballur sulmet kibernetike. Kjo gjë duket se pranohet edhe nga drejtuesja e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike – krijuar gjashtë muaj më parë - Milva Tomçe, e cila në një komunikim me TemaTv, ka deklaruar se nuk ka të dhëna se serverat e kompanisë Abissnet janë shfrytëzuar nga Korea e Veriut.
Opozita greke kërkon tekstin e marrëveshjes me Shqipërinë
Opozita greke ka bërë thirrje për një debat të plotë në parlament para nënshkrimit të çdo marrëveshje me Shqipërinë, për të shmangur sipas saj çdo precedent si ai me Maqedoninë.
Sekretari i Demokracisë së Re, George Kumutsakos kërkoi sqarime për rangun e temave që janë në tryezën e diskutimeve të Kotzias me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.
Forca amerikane e hapësirës, Rusia: Mund të çojë në katastrofë
Donald Trump duket se po promovon atë që mund të quhet faza e dytë e Luftës së Yjeve, të Ronald Reagan në vitet ’80. Ndonëse në atë kohë ky term nënkuptonte më shumë garën për zbulime dhe avancim në hapësirë, teksa sot presidenti amerikan po propozon krijimin e forcës hapësinore. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo gjë, po reagimi i parë ka ardhur nga rivali kryesor ushtarak i SHBA-së, Rusia, e cila e ka cilësuar militarizimin e hapësirës si një opsion që çon eventualisht drejt katastrofës.
