Slideri Kryesor
Për një identitet të ri të së Majtës*
Në një demokraci të “qëndruarit në opozitë” dhe “të jesh opozita” mund të jenë dy gjëra të ndryshme. E para është më e qartë, nuk ndan programin politik të shumicës dhe e kundërshton atë.
Regjia e natyrës, pamje rrënqethëse të tragjedisë në Mati (Video)
Një tjetër video rrënqethëse nga zjarri që përfshiu periferinë e Athinës tregon përmasat e vërteta të tragjedisë që shkaktoi dhjetra viktima e qindra të lënduar.
Pamjet tregojnë banorët që arritën t’u shpëtojnë flakëve dhe momentet e para të mbërritjes së tyre në breg të detit, ku qëndruan për t’u shpëtuar flakëve.
Fëmijë, pleq dhe njerëz që kanë humbur gjitçka janë në pritje të varkave të shpëtimit. Gjithçka i ngjan një skene apokaliptike, ku dëgjohen të qara dhe tym e erë që mbulon gjithë zonën.
Britanikët duan referendum të dytë për daljen nga BE
50% e britanikëve kundrejt 40% janë në favor të mbajtjes së një referendumi në Britaninë e Madhe ku qyetetarët të zgjedhin nëse duan që vendi të largohet nga Bashkimi Evropian në bazë të propozimit të të bërë nga qeveria, apo të mos shkëputen nga BE.
Anketimi u publikua në rrjetin televiziv Sky News, ku vetëm 10% u përgjigjën se nuk kishin një përgjigje. Që prej referendumit të BREXIT që i tha po daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian politika në Britani edhe qytetarët kanë qenë skeptikë për raportet e mëtejshme me BE-në.
Turqia kërkon anëtarësimin në BRICS
Turqia ka kërkuar së fundmi që të bëhet pjesë e grupit ekonomik BRICS, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që BRICS të lejojë Turqinë që të bëhet pjesë, duke kërkuar simbolikisht që akronimit të grupit t’i shtohet edhe gërma T në fund.
Mori donacione nga zhvilluesit e pronës, arrestohet kryebashkiaku në Australi
Një tjetër kryebashkiak i Queensland në Australi u arrestua si pjesë e një hetimi për donacionet politike nga zhvilluesit e pronës. Kryebashkiaku i Logan, Luke Smith akuzohet se gënjeu Komisionin e Krimit dhe Korrupsionit (KKK) në një seancë lidhur me hetimin e donacioneve.
Smith është akuzuar për korrupsion zyrtar dhe dëshmi të rreme. KKK thotë se 48-vjeçari gënjeu për Operacionin Belcarra, i cili po hetonte nëse Smith kishte ndikuar në vendimet e zhvillimit të pronave nga të cilat përfitonin donatorët e fushatës.
I shkreti Erion Veliaj!
Në krye të postimeve në Tuiterin e z. Veliaj është vënë videoja e maketit të teatrit të ri kombëtar e datës 14 korrik. Zotëria ndihet shumë i vetmuar në këtë përballje dhe këtë vetmi po e mbush me statuse në rrjetet sociale, aty ku ndihet i fortë. Në një tjetër më poshtë ai e konsideron ndërtimin e një këndi lojërash si pjesë të historisë së Tiranës, për të cilën rekomandon veten si kandidat ndër kryesorët. Kuptohet në emër të punëve, jo fjalëve.
Luftë personale 20 vjeçare kundër Teatrit Kombëtar
Bashkia e Tiranës përmbyti veten?!
Bashkia e Tiranës nuk ka ende një përgjigje për atë çfarë shkaktoi përmbytjen në godinën e saj në 23 qershor të këtij viti. Shirat e rreth një muaji më parë, sollën dëme të mëdha në katin e parë të Bashkisë, duke dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe bibliotekës. Por, edhe pse korridoret katit të parë u përmbytën dhe përbaltën krejtësisht, duket se Bashkia e Tiranës nuk kërkoi asnjëherë ligjërisht arsyen se pse erdhi kjo përmbytje.
Vritet ish-avokati i Millosheviç
Një prej avokatëve më të njohur në Beograd, i ciliishte përfshirë në mbrojtjen e njeriut më të fuqishëm në Serbi, Sllobodan Millosheviç, u vra në një atentat të tipit mafizoz të shtunën para shtëpisë së tij.
Dragoslav Ogjanoviç, 57 vjeç, u ekzekutua nga njerëz të armatosur përpara shtëpisë së tij në Novi Beogradit, ndërsa djali i tij 26 vjeç, i cili e shoqëronte u plagos në shpatullën e djathtë.
Mediat shkruajnë se mënyra e ekzekutimit u ngjan shumë metodave të krimit të organizuar.
ALUIZNI: Projekti i vitit 2009 për regjistrimin e shtëpive në bregdet, nuk njihet
Vendimi i ri I Këshillit të Ministrave për regjistrimin e banesave të ndërtuara para vitit 1991, autorizon ALUIZNI-n me detyrën kryesore. Sipas numrit dy të Agjencisë, Ingrid Konomi, një nga arsyet pse është ngarkuar ALUIZNI me regjistrim banesash është suksesi i treguar në këto vite dhe burimet njerëzore. Në një intervistë dhënë për TemaTv, Konomi shprehet se regjistrimi i kryer në bregdet përmes projektit të vitit 2009-2012 që u financua edhe nga OSBE-ja nuk konsiderohet nga hipotekat si i saktë, ndaj nuk vlen.
