Slideri Kryesor

Ministri mbron konçesionet: Me buxhet nuk ia dalim

Postuar në 31 Korrik, 2018 17:53

Dukshëm i pakënaqur nga përmbajtja e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve të Huaja në Shqipëri, ministri i Financave Arben Ahmetaj doli në një konferencë për shtyp ky pranoi defektet dhe problemet siç tha ai, por gjithsesi mbrojti praktikën e investimeve publike me formulën e Partneritetit Publik Privat, duke thënë se me buxhet qeveria e ka të pamundur të kryejë investime të këtyre përmasave.

Koha e mballomave për Pronën (Video)

Postuar në 31 Korrik, 2018 16:55

Të gjithë e mbajnë mend kapardisjen e kryeministrit për prishjen e ndërtimeve në Himarë dhe përgjigjen flakë për flakë të ministrisë së Jashtme ndaj Greqisë për mosndërhyrje në punët e brendshme.

Gallatë ka, por edhe palaçot nuk mungojnë

Postuar në 31 Korrik, 2018 15:35

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar Prokurorin Dritan Reshka. Arsyeja e shkarkimit nga Prokuroria e Tiranës është mosjustifikimi i pasurisë. Situata me Reshkën është ironike, pasi ai njihet si specialist në çështjet e krimit financiar dhe pastrimin e parave.

Me këtë rast, po përcjellim dy pasazhe për prokurorin në fjalë; i pari nga faqja online, reformanedrejtesi.al, në të cilën Reshka lavdërohet si njeri shumë i kualifikuar dhe ka qenë një ndër ekspertët e fazës së parë të reformës.

Shqipëria 2018, një dyqan ku na kërkohet të jemi thjesht Blerës

Postuar në 31 Korrik, 2018 12:08

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, konfirmon të gjitha kritikat dhe akuzat që janë bërë ndaj qeverisë në vitin që lamë pas. Në përmbledhjen e bërë, DASH flet për korrupsionin, administratën e korruptuar, ndryshimet e shpeshta legjislative dhe për të drejtën e pronës që është e pagarantuar.

Goditje ballore për klientelizmin e qeverisë me konçesionet

Postuar në 31 Korrik, 2018 10:53

Qeveria shqiptare ka marrë një goditje ballore për mënyrën sesi ka operuar me investimet publike dhe klientelizmin në ndarjen e parave. Pak ditë më parë DASH nuk e përfshiu në vendet miqësore për të bërë biznes, ndërsa raporti specifik për Shqipërinë nxin edhe më shumë qeverinë dhe politikat e ndjekura prej saj.

Informacioni i Vuçiç: Me Soros u fol edhe për Zonën Ekonomike Rajonale

Postuar në 31 Korrik, 2018 01:59

Disa ditë më parë në disa media në Tiranë qarkulloi një foto e kryeministrit Edi Rama me Alexander Soros, djali i Goerge Soros, menaxher aktual i Bordit të Fondacionit Soros. Fotoja u mor nga profili në Instagram i Soros, me gjasë i sugjeruar nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit shqiptar. Vetë ky i fundit nuk e dha lajmin e takimit, as në rrjetet sociale dhe as në faqen e Kryeministrisë; të paktën për aq sa kërkuam nuk e gjejmë të pasqyruar.

Pikëpyetja "Macron" për zgjerimin e Bashkimit Europian

Postuar në 31 Korrik, 2018 00:46

Strategjia duket se është “sporti” i preferuar i presidentit francez Emmanuel Macron. Qysh kurse ka ardhur në detyrë, Macron ka kthyer në lajm vizita e tij në vende të ndryshme, ku mban fjalime programatike për Europën dhe shpalos strategji për mbarë Perëndimin. Kësaj radhe Macron ka folur nga Lisbona ku ka zbuluar atë që po quhet vizioni i tij për Europën dhe Bashkimin Europian.

Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë...

Postuar në 30 Korrik, 2018 22:34

Në debatin e madh mbi fatin e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ka munguar zëri i atyre që njihen si autoritete morale të shoqërisë, të papërfshirë në interesa të ngushta politike dhe lidhje oportuniste me pushtetin e radhës.  Me disa përjashtime të çmuara, pjesa më e madhe e atyre që mëtojnë të jenë elita iluministe e vendit, ka heshtur. Nuk kanë folur akademikë, mbrojtës të trashëgimisë kulturore, profesorë, filozofë apo artistë me renome edhe ndërkombëtare.

Bëjini një retweet dekretit të Presidentit z. Veliaj!

Postuar në 30 Korrik, 2018 19:08

Teksa Erion Veliaj sajon aktivitete lart e poshtë për të rikuperuar goditjen nga mosdekretimi i ligjit të kompanisë “Fusha.sh.p.k” gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Ai e ka kthyer në replikë personale me Ilir Metën çështjen e Teatrit, duke mos dhënë asnjë shpegim për 8 pikat ku presidenti thotë se shkelen ligjet, Kushtetuta dhe Konventat Ndërkombëtare. 

Mallkimi i dëshmive

Postuar në 30 Korrik, 2018 17:36

Të njëjtën praktikë që ndoqi me dekriminalizimin, PD duket se po e zbaton edhe me Vetting-un dhe trupën e përgjedhur për të verifikuar gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit. Opozita po publikon prova dhe fakte që deligjitimojnë procesin e trumbetuar deri më tani si pastrim i Pallatit të Drejtësisë. Njerëzit e përzgjedhur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit rezultojnë me probleme, të paktën sipas denoncimeve të PD.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor