Slideri Kryesor
Bankers-i u shit, Shqipëria nuk përfitoi asgjë!
Ministri i Financave zbuloi sot sesi legjislacioni shqiptar është përshtatur për disa investitorë të mëdhenj që e kanë patur fushë me lule aktivitetin në Shqipëri, falë edhe qeverisë ku bën pjesë zoti Ahmetaj. Ministri përmendi rastin e kompanisë Banker’s duke thënë se nga shitja e aksioneve të saj jashtë vendit Shqipëria nuk përfitoi asgjë.
Kryeministri zbardh letrën e Presidentit: Refuzimi i Lleshit për çështje të sigurisë
Fjala e kryeministrit Edi Rama, sot në Parlament:
Hahn: Fund negociatave të pranimit me Turqinë. Është më e ndershme
Komisionieri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka deklaruar se negociatat e pranimit me Turqinë, duhen mbyllur.
Në planin afatgjatë do të ishte më e ndershme për Turqinë dhe BE-në që të ndiqnin një drejtim të ri dhe të mbyllin bisedimet e pranimit
është shprehur Hahn në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, citon “Kathimerini”.
Të njëjtin qëndrim ka shprehur më herët edhe Parlamenti Europian, ndërkohë që Austria, vendi i Hahn, ka marrëdhënie shumë problematike me Ankaranë zyrtare.
Një krizë që reflekon edhe shndërrimin e PS-së
Shqipëria po konsumon një krizë në qeverisjen e vendit, me ministra që ikin pa thënë pse dhe të tjerë që nuk hyjnë dot në qeveri. Mund të ketë shumë mënyra për ta shpjeguar këtë krizë, e cila është simptomë. Simptomë e keqqeverisjes, e fazës degraduese të pushtetit, por edhe e asaj që është shndërruar Partia Socialiste.
Xhafa në ikje: Çështja "Babale", puç nga brenda shtetit (Video)
Fatmir Xhafa e mbylli si burokrat shembullor detyrën si përfaqësuesit i popullit në qeveri. Ai tha në një fjalim lamtumire me stafin se nuk do pranojë më asnjë përgjegjësi ekzekutive, pra asnjë portofol ministror, por do të mbetet një ushtar besnik i “Perandorisë” për t’i shërbyer siç tha reformës në drejtësi.
Aksidenti i Gjykatës Kushtetuese shpjegon pushtetin e Presidentit
Cili është dimensioni personal i krizës së sotme mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit? Është një pyetje që mund t’u përgjigjet deri diku spekullimeve të ditës së sotme se Presidenti po bën politikë në vend se të përfaqësojë tjetër gjë. Pra unitetin.
Në fakt çdo akt ka brenda diçka të natyrës politike. Por kur flasim në kuptimin e politikës që injoron kontekstin institucional atëherë po që ka diçka shqetësuese.
Kotzias padi kundër të gjithëve
Padi kundër të gjithëve pritet të bëjë ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, paralelisht le lëvizjen e re politike që ka ndërmarrë “Prato”. Gazeta “Estia” shkruan se Kotzias ka bërë gati dhjetra faqe padi për personat që kanë nxitur protesta apo mesazhe kërcënuese kundër tij.
Presidenti: I gatshëm të informoj Kuvendin në çdo kohë për mosdekretimin e Sandër Lleshit
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë sot për mediat një përgjigje zyrtare për çështjet që janë ngritur nga kryeministri Edi Rama që ka paralajmëruar veprime të mëtejshme për çështjen “Lleshi”. Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, presidenti deklaron gatishëmërinë për të informuar Kuvendin e Shqipërisë. Më poshtë njoftimi i plotë:
Kryeministri na thotë(ankohet) pse nuk kalon Lleshi, por nuk na thotë pse hoqi Xhafën
Top-Channel raporton sot se kryeministri Edi Rama është shprehur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se:
Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë arsye, por vetëm mosbindjen e tij” për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet t’i dalim për zot situatës
Krimi si establishment
Nëse lexon mediat serbe mund të krijohet ideja se Kosova është çështje jete apo vdekje për Beogradin zyrtar. Nuk ka një vizitë, takim, apo deklaratë të zyrtarëve serbë që të mos përfshijë Kosovën si problem ndërkombëtar të pazgjidhur, si precedent negativ, si goditje ndaj të drejtës ndërkombëtare apo si emergjencë ballkanike.
