Slideri Kryesor
Nga shpalljet non grata te zia e parlamentit grek
Ministria e Brendshme shqiptare shpalli non grata 52 shtetas grekë që hodhën parrulla anti-shqiptare në varrimin e Kostandinos Kacifas dhe bllokuan rrugën kombëtare Gjirokaster – Kakavi. Zv/ministri Sander Lleshi tha se këta shtetas shpërdoruan respektin e Shqipërisë dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi. Ministria e Jashtme greke iu përgjigj deklaratës së Ministrisë së Brendshme shqiptare, duke i kërkuar sqarime thelbësore për shpalljen të padëshiruar 52 qytetarë grekë,
Në proces legalizimi për dekada. Sot pranojnë në protestë njërin prej përgjegjësve
Në zonën e Astirit në Tiranë po protestohet prej disa ditësh kundër prishjes së afërt të banesave apo objekteve të tjera që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Banorët thonë se do mbrojnë shtëpitë e tyre, disa prej të cilave janë të palegalizuara.
Zona në fjalë është ndër ato që u urabanizuan më shpejt dhe pa rregull. Në këtë protest po bëhet pjesë edhe Partia Demokratike. Sot p.sh kreu i saj, Lulzim Bash aka shkuar për një takim me banorët. Të cilët ose janë militantë të PD-së, ose duan të përdoren.
Kërkesa e dytë për dekretimin e Lleshit, a do ta “dredhë” Presidenti i Republikës?
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot kërkesën e dytë për dekretim të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm. Përmes një njoftimi në tuiter, Rama thotë se kërkesën e ka shoqëruar me një relacion shpjegues se përse duhet dekretuar ministri.
“Sfinksi” kundër gënjeshtarëve në portat e BE-së. Europa qesharake e kohës sonë
Deutsche Welle raporton për një nismë që parashikon përdorimin e teknologjisë për hyrjen në kufijtë e Bashkimit Europian. Zyrtarët e këtij unioni i kanë hapur rrgën testimit të kontrolleve nga avatarë të cilët sipas tyre detektojnë gënjeshtrat.
Të kënaqur me lekët e marra nga faturat e ujit
Ministri i Infrastrukturës i pranishëm në një konferencë mbi çështjet e ujit të organizuar nga Bashkia e Tiranës dha një shifër interesante që shpjegon edhe arsyet pse Erion Veliaj futi duart në faturat e ujit, duke rritur çmimin për banorët e kryeqytetit.
Partia e Freskut e hedh njëherë llafin për revolucion
Opozita e përfaqësuar nga Partia Demokratike në Parlament, ka arritur në fund të fundit një fitore propagandistike: ka ngulitur idenë se qeveria aktuale ka lidhje organike me krimin. E ka bërë këtë në mënyrë metodike, të vazhdueshme, me dhe pa LSI-në në qeverisjes dhe ka patur edhe fatin e një ekipi, skandalet e të cilit nuk kanë të sosur. Megjithatë PD-ja nuk ka krijuar frymën e nevojshme për ndryshim, ndonëse së fundmi ka nisur të flasë edhe për përmbysje. Pak më herët z. Berisha fliste për revolucion, term ky që nxiste proporcionalisht acarimin parlamentar të Flamur Nokës.
Z. Kryeministër, na qeras me një status në Twitter!
Edi Rama ja ka dalë që të krijojë edhe një problem tjetër në raportet greko shqiptare, raporte të cilat tanimë nuk kufizohen mes dy qeverive, por janë raporte kufijsh etnikë.
Ceremoni politike për Katsifan
Ambasada e SHBA: Ministria e Brendshme nuk është funksionale
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë përmes së cilës konsideron se Shqipëria nuk ka një Ministri të Brendshme funksionale, pavarësisht se kryeministri Edi Rama vlerësoi se puna vazhdon njësoj.
Narrativa e një ngjarjeje të paralajmëruar
Ka ende shumë paqartësi mbi atë se çfarë ndodhi në 28 Tetor në Bularat, ku u vra Konstandin Kacifas. Në Shqipëri, kryesisht në media, por edhe në opinion, është adoptuar një narrativë e bazuar kryesisht mbi një reagim në twitter të kryeministrit sipas të cilit 35-vjeçari ishte një i fandaksur që qëlloi me armë policinë dhe se kjo e fundit bëri detyrën. Një deklaratë që nga fqinjët u quajt politikisht jokorrekte për një kryeministër, si për etiketimet, ashtu edhe për përmbajtjen pa përfunduar më parë hetimet.
