Slideri Kryesor

A mund të vonohesh 20 minuta në Laç? Po, e bën policia e Sandër Lleshajt

Postuar në 29 Prill, 2019 11:56

“Shqiptarja.com”, gazeta e Carlo Bollinos, raporton sot mbi ngjarjen e djeshme në Laç ku gjetën vdekjen dy persona. Shkruan ndër të tjera gazeta:

Takimi i Berlinit, një shans për Europën

Postuar në 29 Prill, 2019 10:48

Konferencë për Ballkanin - e pastaj? Nganjaherë disa thumbues që qesëndisin nuk e fshehin dot, se nuk kanë ç'të thonë. Që frazat e tyre kanë të njëjtat formula nuk e bën përmbajtjen e tyre më interesante.

Sepse ka ngjarje, nga të cilat shohim befas të shfaqet një potencial i ri veprues për çështje të vjetra. E një ngjarje e tillë mund të na çojë në një moment të papritur kthese të historisë e të na tregojë një kapitull të ri të së ardhmes së përbashkët. Konferenca e Ballkanit në Berlin më 29 Prill ka potencialin të jetë një ngjarje e tillë.

Parlamenti i Portugalisë njeh Genocidin Armen

Postuar në 28 Prill, 2019 20:14

Parlamenti i Portugalisë ka votuar më datë 27 prill që të njohë Genocidin Armen, term që përmbledh një seri ngjarjesh tragjike të vitit 1915 në ish-Perandorinë Osmane.

Rezoluta e miratur thekson se: shfarrosja sistematike nga autoritetet otomane drejtuar ndaj pakicës armene në territorin e vet është konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar i historianëve si genocidi i parë i shekullit të 20-të”.

Ndamja krahinore e popullit shqiptar - Toskëria

Postuar në 28 Prill, 2019 16:04

 

“Toskënia” ose “Toskëria” si grup i madh krahinash etnografike

Ndamja krahinore e popullit shqiptar - Gegnia

Postuar në 28 Prill, 2019 13:40

 

Gegnia ose Gegëria, si grup i madh krahinash etnografike

Studimi/4% e mineraleve në Tokë, të krijuara si pasojë e veprimit të Njeriut

Postuar në 28 Prill, 2019 12:48

Njeriu ka ndikur planetin deri në nivel gjeologjik. Epoka e Antropocenit, siç quhet koha e dominimit të planetit nga Njeriu në raport me ndikimin e tij kompleks në mjedis, klimë, peizazh dhe deri në gjeologji, konfirmohet edhe nga një tjetër tregues: rreth 208 lloje mineralesh që  gjenden sot në Tokë janë krijuar si pasojë e veprimit të Njeriut.

Triumfi i armikut të popullit

Postuar në 27 Prill, 2019 23:35

Nuk është e vështirë të gjendet një “armik i popullit” në këtë periudhë tranzicioni. Për elitën shqiptare, që përherë i ka shërbyer pushtetit, ai është vetëm një: Sali Berisha.

Është I këtillë jo vetëm për ato që ka bërë dhe ato që i atribuohen, por edhe për atë që përfaqëson. Provincial nga Veriu në Tiranën e dominuar nga shokët e partisë dhe bijtë e saj, Berisha përthith me përkufizim çdo akuzë, insinuatë dhe i shkon çdo përbuzje.

Rroftë sebepi i grabitjes

Postuar në 27 Prill, 2019 21:03

U desh një grabitje e përsëritur në Rinas që qeveria shqiptare të vërë në lëvizje një procedurë juridike që synon me gjasë zgjidhjen e kontratës koncesionare për aeroportin “Nënë Tereza”. Ose më saktë rishikimin e termave të kontratës. Përmes një vendimi Këshilli i Ministrave ka autrorizuar Avokaturën e Shtetit të kontraktojë kompani të huaja për të bërë mbikëqyrje juridike të kontratës.

Shqiptarë të dashur! Ju jeni të zgjuar, ndaj do votoni Mua!

Postuar në 27 Prill, 2019 13:21

Duke folur sot në Elbasan për projekte të ndryshme të ndërmarra nga qeveria, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te inceneratori i mbetjeve dhe ujësjellësi. Meqenëse këto janë çështje që duhet të ishin zgjidhur me kohë, z. Rama dha këtë justifikim:

Dikush mund të thotë se bota sot po merret me inteligjencën artificiale kurse ne akoma flasim për ujë e për plehra. Po. E vërtetë është, por bota nuk pati 30 vjet Saliun. Ne e patëm…

Britania e Madhe kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Postuar në 27 Prill, 2019 12:32

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell shpreh qëndrimin e vendit të tij kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Mediat kosovare citojnë ambasadorin që ka folur për Euronews, të jetë shprehur se trauma e trashëguar në raportet mes dy vendeve nuk zgjidhet me ndryshim kufijsh.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor