Slideri Kryesor
Arsyetimi i Presidentit të Republikës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale
Më poshtë arsyetimi i kreut të shtetit, Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve:
***
Pavlefshmëria e dekretit vendoset vetëm nga gjykata
Në një intervistë për agjencinë gjermane Deutsce Welle, konstitucionalistja Aurela Anastasi shpreh mendimin se pavlefshmëria e dekretit të fundit të Presidentit të Republikës mund të vendoset vetëm me vendim gjykate.
Pavlefshmëria e dekretit të Presidentit mund të vendoset vetëm me vendim gjykate…Mendoj se dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor
shprehet Anastasi.
Vjen ndarja e madhe, epilogu i një "martese" të korruptuar politike
Pa kaluar 1 orë e 30 minuta nga konferenca e jashtëzakonshme e Presidentit ku shtjelloi argumentat e tërheqjes së dekretit PS mblodhi kryesinë për të formalizuar qëndrimin se Meta duhet shkarkuar.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zëdhenësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se procedurat për shkarkimin e Metës, do të nisin këtë javë.
Dekreti u ngrit në fluturim (Video)
Ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti i Republikës ka dhënë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp argumentat për anullimin e datës së zgjedhjeve.
Ai tha se Presidenti është i vetmi autoritet kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe se anullimi i tyre bëhet në kushtet kur cenohet procesi elektoral dhe rrezikohet stabiliteti demokratik i vendit.
Dy mendime të kundërta nga gjykatat më të larta për Dekretin e Presidentit
Sot paradite Presidenti i Republikës do të sqarojë pozicionin e tij për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit 2019.
Kllouni i Baldushkut!
Degradimit të Republikës nuk kishte si t’i mungonte loloja i sistemit që shfaqjen e radhës e dha nga Baldushku. Erion Veliaj, që në rolin e shejtan-budallait mbolli rrugën e suksesit brenda masës së korruptuar socialiste, nuk e pati të vështirë të gjejë audiencën për të bërë cirkun e vet politik, pasi mendon se kapadaiut të Rilindjes po i vjen fundi.
Edi është drejt finishit për shumë arsye që lidhen sa me realitetin e ri politik që po krijohet, aq edhe me fatin politik që ndërtoi vetë duke ia përshtatur demokraturën karakterit dhe kapriçove të tij personale.
Dacka e radhës nga Gjermania, Wadephul: Partitë të pranojnë vendimin e Presidentit
Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag) Johann David Wadephul, reagoi të dielën në një deklaratë për redaksinë e Deutsche Welles ndaj vendimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor.
Pamje të rralla filmike të mbretëreshës Viktoria
Muzeu i Artit Modern në New York ka publikuar së fundmi pamje shumë të rralla filmike të mbretëreshës Viktoria, figurë shumë e njohur e historisë së Britanisë së Madhe në kulmin e epokës perandorake. Filmimet janë marrë në vitin 1900, gjatë një vizite të saj në Irlandë dhe aty mbretëresha paraqitet nga pikturat apo fotografitë zyrtare. Më e qeshur, më e çlirët dhe më afër me njerëzit e thjeshtë.
Pse nuk i tremb reforma në drejtësi socialistët e koncesioneve?
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Duke folur nga Burreli ai ndër të tjera tha:
Dje Ilir Meta e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë.
Rënie në sondazhe për Merkel
Rënie rekord e kristiandemokratëve të kancelares Angela Merkel në sondazhe. CDU është tre pikë prapa opozitës së të Gjelbërve, popullariteti i të cilëve është në rritje spektakolare kohët e fundit. Rezultatet e sondazit pasqyrojnë kultivimin e një pakënaqësie në rritje ndaj "koalicionit të madh" qeverisës.
