Slideri Kryesor

Zgjedhjet zhytin në pasiguri politike aleatin më të madh të SHBA në Azi

Postuar në 28 Tetor, 2024 17:42

Japonezët votuan kundër partisë në qeveri prej shumë vitesh në zgjedhjet e së dielës, duke e zhytur ekonominë e katërt më të madhe në botë në një periudhë të rrallë pasigurie politike.

Partia Liberale Demokratike e Japonisë, e cila ka qeverisur pothuajse vazhdimisht që nga viti 1955, ka humbur shumicën parlamentare në Dhomën e Ulët për herë të parë në 15 vjet.

Zemërimi i publikut dhe mosbesimi ndaj qeverisë u ndikuan edhe nga një skandal i madh të financimit politik në zemër të LDP-së.

Volkswagen mbyll tri fabrika në Gjermani

Postuar në 28 Tetor, 2024 12:21

Gjigandi i njohur i automobilistikës Volkswagen ka njoftuar mbylljen e tri fabrikave të prodhimit në Gjermani.

Menaxhimi është aboslutisht serioz rreth kësaj çështjeje. Ky është plani i grupit më të madh industrial në Gjermani për të nisur shitjet në vendin e origjinës, Gjermani

citohet kreu i Këshillit të Punëtorëve të grupit, Daniela Cavallo.

Kina reagon pas shitjes së armëve Tajvanit: ShBA ka cenuar sovranitetin tonë

Postuar në 28 Tetor, 2024 08:33

Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” pasi SHBA i shiti Tajvanit një sasi armësh në vlerë 2 miliardë dollarë. Pekini nuk e ka pritur mirë këtë zhvillim të ri, duke paralajmëruar masa të reja që do të konfirmojnë sovranitetin e tij mbi ishullin e vetëqeverisur.

Paketa e miratuar nga DASH përfshin sisteme të avancuara raketore tokë-ajër dhe radar, si pjesë e përpjekjeve të tij për të kundërshtuar fuqinë ushtarake në rritje të Kinës në Azi-Paqësor.

“E gjithë popullata e Gazës veriore rrezikon vdekjen”

Postuar në 27 Tetor, 2024 21:51

Ajo që forcat izraelite po bëjnë në Gazën e rrethuar gjatë luftës së tyre të vazhdueshme kundër Hamasit nuk mund të lejohet të vazhdojë. Joyce Msuya, zyrtarja më e lartë për çështjet humanitare e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi në një postim në Twitter se “e gjithë popullata e Gazës veriore është e rrezikuar nga vdekja”.  

Në Europë nuk duan të punojnë më

Postuar në 27 Tetor, 2024 16:01

 

Diçka nuk funksionon më në Europë. Nuk është vetëm një tregues që flet për një krizë mesa duket të thelllë dhe komplekse, por disa. Që me miratimin e Kushtetutës ku u shpalos diskutimi për identitetin e vet, Europa evidentoi një paaftësi për të përkufizuar qartë veten e për pasojë: identitetin, kufinjtë dhe mundësitë e veta.

Video/Ish-presidenti bolivian Evo Morales i shpëton një atentati

Postuar në 27 Tetor, 2024 13:51

Video e momentit të qitjes mbi makinë qarkullon në mediat sociale: 

Brukseli po kthen Ballkanin kundër vetes

Postuar në 27 Tetor, 2024 13:46

Vizita e presidentes së Komisionit Europian në Serbi ka pësuar një fiasko që dëshmon se Bashkimi Europian nuk ka më asnjë koncept të qartë se çfarë duhet të bëjë me ambiguitetin e Beogradit zyrtar.

Aleatë, por me rezerva  

Postuar në 27 Tetor, 2024 13:18

Trupat e Koresë së Veriut u bashkohen forcave ruse këtë fundjavë, paralajmëroi të premten Ukraina. Ky zhvillim ka ngritur shqetësim në Kiev, por nga ana tjetër mund të provokojë pakënaqësi edhe te ata që njihen si aleatë të Moskës.

Raportime të konfirmuara nga Uashingtoni se Koreja e Veriut po dërgon ushtarë në Rusi për një betejë të mundshme me Ukrainën, kanë ngritur shqetësim serioz te vetë SHBA-të dhe aleatët e saj, të cilët thonë se përfshirja e tyre shënon një përshkallëzim të madh në konflikt dhe mund të thellojë rreziqet e sigurisë për fqinjët e Koresë së Veriut.

India i mbyll Turqisë derën e BRICS

Postuar në 27 Tetor, 2024 11:37

Aplikimi i Turqisë për anëtarësim në BRICS është refuzuar. Edhe pse dukej se diskutimet për pranimin e saj në organizatën ndërqeveritare që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, u duke se po finalizoheshin, kundërshtimi i Indisë ka bllokuar përpjekjen e Ankarasë.

Delhi e kundërshton pranimin e Turqisë në BRICS për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Pakistanin, vendin fqinj me të cilin India ka tensione rajonale prej shumë kohësh.

Humbja dhe diskreditimi i mediave tradicionale amerikane

Postuar në 26 Tetor, 2024 23:19

 

Në vitin 2016 kur Donald Trump u zgjodh president i ShBA mund të kujtohen dy përkufizime që kanq rëndësi: i pari ai i George Soros që u shpreh se “Trump si mbreti i vetëpromovimit nuk po e beson as vetë suksesin që po ka”. Ky pohim jep të kuptojë ndër të tjera se sistemi politik amerikan nuk është i imunizuar nga të papriturat, pra se ai është me përkufizim i pakontrollueshëm.

Mjafton kalimi i një pike kritike dhe mandej nuk ka rregulla që të menaxhojnë ortekun. 

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor