Slideri Kryesor
Autoktonë sigurisht, por të palegalizuar edhe në shekullin XXI
Në Kosovë ka nisur procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje. Madje me këtë rast qeveria ka organizuar edhe një ceremoni me moton: Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë!
Tha ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi:
Basti i SHBA me një demokraci të dështuar si Shqipëria
Kush lexon raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet lokale të vitit 2019 në Shqipëri kupton fare qartë se vendi ynë mund të kategorizohet pa kurrfarë dyshimi si një Demokraci e dështuar.
Kolaudimi, qeveria merr kohë për të kaluar shërbimin te palë të reja
Sot është raportuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e autoritetit kontraktues, ka nënshkruar një shtesë afati të kontratës me shoqërinë “SGS Automotive Albania”, si pjesë përbërëse e Kontratës së Koncensionit “Për dhënien me koncension të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë”. Njohur ndryshe si kontrata e shërbimit të kolaudimit të automjeteve.
Dy standarde qëndrimi publik nga Bashkia e Tiranës
Prokuroria është detyruar të nisë hetimet, apo vlerësimin ligjor për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, që sipas raportimeve mediatike ka fjetur në një hotel në Barcelonë me 908 euro nata, paguar nga kompania “Fusha”. Ligji ndalon dhurime të kësaj natyre dhe tashmë Mazniku do të duhet që të kalojë formalisht në hetim. Nuk është vetëm emri i kompanisë që përbën rast të dyshimtë, por edhe qëndrimi publik I Bashkisë së Tiranës.
Asnjë prononcim, asnjë qëndrim, asnjë koment për këtë që ndodhi.
BE-ja kërkon vlerësim dhe kontroll për LIBRA-n e Facebook
Komiteti Ekonomik dhe Financiar i që përfaqëson të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian ka kërkuar nga Komisioni Europian një analizë për rreziqet që sjell monedha dixhitale e njoftuar nga Facebook, LIBRA.
Huawei akuzon publikisht SHBA: Përpjekje ilegale për të rekrutuar punonjëst tanë
Shërbimet sekrete amerikane kanë tentuar të rekrutojnë punonjës të kompanisë kineze Huawei me synim kthimin e tyre në informatorë.
Politico shkruan se disponon dokumente për këtë gjë dhe se i ka marrë ato nga kompania në fjalë e cila është vënë në shënjestër të amerikanëve për depërtimin në tregun e teknologjisë.
Një nga mënyrat e rekrutimit ka qenë kërkimi në telefonat dhe kompjuterat portativë në doganë me synim gjetjen e informacioneve inkriminuese për kompaninë.
S'ka revolucion. Me kismet, zgjedhje të parakohshme në pranverë
Partia Demokratike ka hequr dorë nga revolucioni. Ajo tashmë ka objektiv zgjedhjet e parakohshme pa asnjë kusht. Ne Ramën, pa Ramën, duhen zgjedhje. Madje siç duket kur të dojë shumica, mjafton që të quhen se janë të parakohshme. Këtë ka bërë të ditur në një intervistë për News24, nënkryetari i partisë, Edi Paloka, që ndër të tjera tha:
Prokuroria e mosvarme që mbyll dosjet
Sot njoftohet se Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për akuzën e pastrimit të parave për Emiljano Shullazin dhe biznesmenin Ylvi Beqja. Me kërkesë të Prokurorisë hetimet janë pushuar pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale.
Ky vendim i organit të akuzës vjen pak javë pasi dosja 184 iu kalua për hetim Prokurorisë së Dibrës për shkak se Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën, ndërkohë që edhe dosja e O.S. iu kalua për shqyrtim Prokurorisë së Elbasanit.
Depërtimi i mafies në ekonominë legale
Mafia ka rritur t’i ngulë këmbët fort në ekonominë italiane. Bosët e saj ia kanë dalë të jenë aktorë të tregut. Ky "kapitalizëm kriminal" është një hibrid monstruoz që rrezikon të ndryshojë rregullat e lojës së sipërmarrjes. Kjo sepse mafia, nga njëra anë arrin të përshtatet me mjedisin përreth, ndërsa nga ana tjetër e kushtëzon atë, duke i dhënë formën që do.
Gjermania njeh Genocidin namibian
Për herë të parë një zyrtar i lartë gjerman ka pranuar publikisht se ajo që ndodhi në Namibi mes viteve 1904-1918 ishte një genocid i kryer nga trupat ushtarake të Gjermanisë Perandorake. I ndodhur në një vizitë në Namibi, ministri për Zhvillimin, Gerd Mueller ka ngritur në një shkallë më lart njohjen nga Gjermania të përgjegjësisë për masakrimin e popullisve Herero dhe Nama.
