Slideri Kryesor

Basha pa kushte të panegociueshme

Postuar në 16 Korrik, 2019 13:19

Lulzim Basha raportohet të ketë patur një takim këtë të martë me presidentin Ilir Meta, pas të cilit ka dhënë edhe një prononcim për mediat.  Nga përmbajtja e deklaratës kuptohet një gjë, që kryetari i opozitës nuk ka më kushte të panegociueshme dhe aq më tepër largimin e Edi Ramës. Basha la të kuptohet se opozita tani po kërkon mënyrën si të futet në zgjedhje

Meta nis ping-pongun e Ligjeve

Postuar në 16 Korrik, 2019 11:02

Vetëm pak orë pasi ktheu për rishqyrtim ligjin për Rezervat e materialeve shtetërore, Presidenti i Republikës refuzoi të dekretojë dy akte të tjera mazhorancës të kaluara në seancën plenare të 20 qershorit. I pari ka të bëjë me ndryshimet në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ku parashikohet që kalimi i pronës shtetërore në private në funksion të planeve të përgjithshme vendore, të bëhet me vendim qeverie. Për presidentin kjo është një tjetër kompetencë që kryeministri ia merr ligjit të miratuar që në vitin 2001.

Të sfidosh policinë e moralit - lufta e vjetër kundër censurës

Postuar në 15 Korrik, 2019 21:23

 

Situata blozë e tatimeve dhe një mbledhje kuadri pa vlerë

Postuar në 15 Korrik, 2019 21:16

Kryeministri iu rikthye takimeve publike me administratën, ku natyrisht ai është shembullori dhe vartësit që çalojnë, pa anashkaluar gjithmonë edhe faktorët e jashtëm për dështimet. I konceptuar si një takim prezantues me drejtoreshën e re të Tatimeve, kryeministri dha në fakt një pasqyrë aspak optimiste të administratës tatimore.  Ai pranoi se situata i ka ikur nga duart (nëse e ka patur ndonjëherë) për të mos thënë që raportoi një panoramë blozë.

Ja çfarë tha kryeministri:

A ka shkelur Kushtetutën Presidenti? Parlamenti kërkon opinion nga Komisioni i Venencias

Postuar në 15 Korrik, 2019 16:24

Parlamenti i Shqipërisë do të kërkojë ekspertizë të huaj për të hetuar nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me dekretin e anullimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ambasadori turk: Gulenistët i keni në arsim dhe shëndetësi. "Shkollat turke" financojnë terrorizmin

Postuar në 15 Korrik, 2019 13:36

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka publikuar sot në gazetën “Panorama” një opinion që celebron sipas tij fitoren e demokracisë turke mbi grushtin e shtetit të organizuar nga Fetullah Gulen.

Ish-ministri i Bujqësisë: Analizat e shalqinit bëjini në shtëpi, mos i besoni AKU-së dhe ISUV-it

Postuar në 15 Korrik, 2019 13:19

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan në faqen e vet në Facebook për një mënyrë praktike për të testuar nëse bostanorët që blejmë(shalqini dhe pjepri) kanë  apo jo sasi nitratesh mbi normë. Sipas Panaritit qyetarët nuk duhet t’i besojnë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit për shkak të mungesës së transparencës.

Nuk ka neutralitet në luftën për mbrojtjen e lirisë së medias

Postuar në 15 Korrik, 2019 12:42

 

***

Vetëm dy muaj më parë, më 16 maj, një gazetar 28-vjeçar meksikan i quajtur Francisco Romero Diaz mori një telefonatë para agimit rreth një incidenti në një klub nate në Playa del Carmen. Romero ishte specializuar në ekspozimin e krimit të organizuar. Ai u përgjigj si çdo gazetar i mirë, duke shkuar në vendngjarje sa më shpejt që të ishte e mundur. Por në fakt me shumë gjasa ky ishte një kurth. Në mbërritje e sipër në vendngjarje, Romero u sulmua dhe u qëllua për vdekje. Me gjasa e dinte se në ç’rrezik po e fuste veten.

Greqia e re dhe basti i Mitsotakis

Postuar në 15 Korrik, 2019 09:44

 

Franca njofton krijimin e forcës ushtarake hapësinore

Postuar në 14 Korrik, 2019 22:03

Franca ka prezantuar përmes presidentit Emmanuel Macron planet e veta për krijimin e forcës së mbrojtje hapësinore. Macron e përcolli njoftimin me rastin e ditës kombëtar të Bastijës që u celebrua me festime dhe parada ushtarake. 

Doktrina e re hapësinore dhe ushtarake që mu prezantua nga ministria dhe që e kam aprvuar do të na lejojë të sigurojmë mbrojtjen e hapësirës sonë. Ne do të fuqizojmë njohuritë tona për situatën në hapësirë, do të mbrojmë më mirë satelitët tanë

u shpreh presidenti francez. 

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor