Blloku Të Kripura
U katandis kokoshi një thelë. Lider i PS-së, nëpunës i qeverisë, lypsar i LSI-së, delirant i Ballkanit dhe një kryeministër i llastuar
Tetë faqet e publikuara në "The Economist" për Shqipërinë si "liderrrre e rrrë-formave në Ballkan" rezultoi se ishin thjesht shkrim me pagesë. Me siguri që këtu ka dorë mendja e hollë si e një femre e Endri Fugës, me miratimin e djalit kryeministër, që "penalltinë e gjuan vetë". Me siguri një shembull për të gjitha mediat shqiptare: Edi, do të të përkëdhelin? Do fjalë të mira? Tundi xhixhat dhe do kesh përditë PDF-Shqipërinë që do. Kuptohet si hapësirë pasqyrë ku ti me të tutë të masturbohesh politikisht me sukseset e "korrje-shirjeve" të barit të keq, anembanë Shqipërisë.
Thirrje e Unionit të Gazetarëve: "Kolegë, shmangni për disa kohë përballjen profesionale me z. Kryeministër. Ai është nervoz"
Berisha e ndan mendjen, boton librin “Qytetari Dixhital – Publishing Inbox”
Ka deklaruar prej kohësh se nuk ka ndërmend të shkruajë kujtime, por ja që edhe Sali Berisha e shkel fjalën. E nënvizojmë këtë thjesht sepse Berisha, apo Doktori siç e njohin, ka arritur të imponojë imazhin e një njeriu që “persiston” siç thotë vetë dhe që i përmbahet marrëveshjeve. Kështu, burime nga një shtëpi botuese e njohur në Tiranë, bëjnë të ditur se Doktori ka dorëzuar bocat e Ditarit të vet, të quajtur “Qytetari Dixhital – Publishing Inbox”. Aty përmblidhen denoncimet e qytetarëve të cilat Berisha i poston në profilin e vet, në këtë media të një lloji të ri.
Lideri i Ballkanit humb durimin. Ndoshta duhet të gjejë vetë ndonjë punë tjetër
“Barba, na e thuaj, se ti e di me siguri datën e kongresit”. “Jo lali, jo. As unë nuk e di. Po shoh kohën a do hapet a jo, se ata të bazës sonë merren me bujqësi. Ne i garantojmë me 30%. Kur të hapet koha, edhe kongresi”
Thonë e ç'nuk thonë, për Sorros e hebrej, masonë e emisarë. E vërteta është para syve: I pari e punoi në Bashki, i dyti(djathtas) në qeveri. Po e gdhend si politikan
"Sali, më lejoni t'u pyes: Pse sulmi ndaj gazetarëve distinguished"? "Donald! Dëgjo. Ti e di, statuset e mia në Facebook lexohen më shumë. Nuk pranoj që kolegët të jetojnë në kënetë. Kështu me siguri që ti do t'i nxjerrësh në Wikileaks"
Nuk na mjaftuan tanët/Deklaratë e fortë nga i përndjekuri politik, Carlo Bollino
Pa ngazëllim, por e vërtetë: Cavia porcellus perfekte
Unë nuk i lexoj gazetat
Unë nuk komentoj komentuesit
Unë nuk komentoj deklaratat e Presidentit
Unë nuk e kam lexuar draftin e reformës në drejtësi
Unë nuk jam politikan
Unë nuk jam 50 vjeç
Nuk ka më “qofte ke daja”
Unë kam qenë krahu radikal i lëvizjes së Dhjetorit
Unë...
...nuk kam 3000 euro, por nuk kam as 200 milionë