Blloku Të Kripura
Po sot, Fallsor, pa m'thuej ku je?
:)) shiko foton tjetër
Pas rastit të Fallsorit, ky është i dyti, kur një zë nga opozita ngjan si taksë e shtuar
Kryetari i Bashkisë, Fallsor Kallajnxhiu sqaron: “E vërteta e gjobës së falsifikuar”
Legjenda Urbane: Fallsor Kallajnxhiu, kështu thirret nga PD-ja kryetari i Bashkisë pas gjobës së falsifikuar. Fallsori ka depozituar mbrojtjen në Prokurori. “Çështja e gjobës është shumë e thjeshtë. Unë mbaj syze, sepse nuk shoh afër. Por atë ditën e gjobës nuk i kisha syzet me vete dhe dikush ma kaloi nën rrogoz”.
Në dyshim protestat e PD-së. Demokratët i besojnë Ilir Metës se “Luli gënjen për Orën"
"Ilir, bukur e futi Basha këtë të Ahmetajt sot. Rama e heq se ka ndërmend të bëjë ndryshime. Ne themi se e hoqi ngaqë e akuzoi opozita. Ti nxjerr inatin e dokumenteve të CEZ". "Nuk e di Doktor, se Ahmetaj kollitet mirë"
Dule ikën drejt opozitës. Një provë se protesta dhe kundërshtimi nuk është virtyt shqiptar
"Ilir, mbaroi dhe kjo furtuna e Saliut me CEZ". "E-Di ti që farat dhe frutat e thata të dobësojnë? Të thata, jo të tharta, se mos e ngatërron"
Pyetja është se çfarë bën Blushi?
Lajm me 5 yje/Fatmir Toçi turpëron Kuçin dhe Vlorën. Spiunon Koçon te Gramozi që reagon me një kryevepër ironie: “Nuk është etike të flasim për kolegun kur nuk është mes nesh”
U zunë sot në PS. U zunë “të mëdhenjtë”, deputetët. Lajmi mori dhenë edhe për vërejtjet statutore të shokut Gramoz, që i paska tërhequr vërejtjen deputetëve të Vlorës, se “janë jashtë linjës”. Shoku Gramoz madje, ka folur edhe për përgjegjësi për moszbatim të vendimeve të Asamblesë. Me siguri që do të jetë kënaqur shumë kur ka marrë këtë përgjigje nga Fatmir Toçi, deputeti kuçiot në PS: “Koço Kokëdhima është kthyer në beun e Jugut duke mos përfillur kolegët, madje nuk i fton në takime të zonës”.
Pand patrioti që flet vetëm në Facebook
Kush është Pandeli Majko? Ja një pyetje që mundet ta bëjë shumë mirë një i ri kushdo, sapo të shohë Pandin në televizor. Koha ikën shpejt dhe ajo e dënon njeriun me harresë. Koha, por jo Facebook. Sot Pandi, që ka do kohë që ushtrohet me nacionalizmë, e ndonjëherë edhe me neoshqiptarizmë, shkruan një dedikim për Arbën Xhaferrin. “Gëzuar Ditëlindjen Arbën Xhaferi. Na mungon or mik si pak të tjerë, duke qenë i pranishëm me mospraninë tënde. Na mungojnë zëri yt i avashtë dhe shkrepëtima e mendimit tënd racional.
