Blloku Shkenca

Për tri ditë në Mars?

Postuar në 25 Shkurt, 2016 00:44

Shkencëtarët, ose disa prej tyre, mendojnë se udhëtimi i një sonde kozmike drejt planetit të kuq, mund të realiozhet edhe për tri ditë. Kjo duke përdorur atë që quhet shtytja fotonike, e materializuar me lazer. Më poshtë video shpjeguese:

Relativiteti i Përgjithshëm vlen vetëm në universin tonë katërdimensional

Postuar në 20 Shkurt, 2016 18:26

Kërkuesit në Universitetin e Cambridge dhe Queen Mary në Londër kanë arritur të realizojnë një eksperiment që hedh një dritë të re kuptimin e teorisë së relativitetit të përgjithshëm dhe kufizimeve të saj. Përmes një superkompjuteri ata kanë stimuluar krijimin e një vrime të zezë me formën e një unaze shumë të hollë, e cila nxit krijimin e disa “gungave” të lidhura mes tyre nga unaza që hollohen me kalimin e kohës. Ato bëhen kaq të holla saqë me kalimin e kohës tjetërsohen në një seri vrimash të zeza në miniaturë, njësoj si përhapja e valëve të ujit.

Shpresa për kurimin përfundimtar të leuçemisë

Postuar në 16 Shkurt, 2016 15:40

Duket se shpresa për kurimin definitiv të leuçemisë është rritur në mënyrë thelbësore me një kurë të re që operon në nivel qelizor. Lajmi bëhet i ditur nga Sky Neës, sipas të cilit nga përdorimi i medikamentit të ri u arrit shërimi i 9 nga 10 pacientëve me leuçemi të avancuar, 4 nga 5 pacientë me kancer të një lloji tjetër në gjak, reaguan pozitivisht. Teknika e përdorur konsiston në zhvendosjen nga pacientët të qelizave imunitare, të quajtura qelizat – T dhe atashimi në to i molekulave me “receptor” që shënjestrojnë kancerin. Më pas këto qeliza infuzohen sërish te pacienti.

“Njeriu” i shkurtër i Indonezisë nuk ka qenë Homo Sapiens

Postuar në 16 Shkurt, 2016 15:09

Një ekip studiuesish francezë kanë dalë së fundmi me një studim, publikuar në “Journal of Human Evolution” sipas të cilit njerëzit e shkurtër që dikur popullonin një ishull të Indonezisë, e që u zhdukën 15 000 vjet më parë, nuk kanë qenë Homo Sapiens. Pra ata nuk i përkisnin racës njerëzore. Të cilësuar si Homo Floresiensis, kjo racë u zbulua në vitin 2003 në ishullin Flores dhe nga fosilet u vu re shtati i tyre i shkurtër. Analizat e fundit kanë marrë në studim fosilet e gjetura dhe që këtej edhe përfundimi i cili ka krijuar shumë debat mes antropologëve.

Rusia planifikon mbrojtjen nga goditja e trupave qiellorë përmes raketave balistike ndërkontinentale

Postuar në 14 Shkurt, 2016 14:07

Rusia po mendon të mbrohet nga goditjet e meteorëve, apo trupave qiellorë që i drejtohen Tokës,  duke përdorur raketat balisitike ndërkontinentale. Lajmi vjen nga agjencia shtetërore TASS, e cila citon drejtuesin e kërkimeve shkencopre në këtë fushë në Byronë e Projektimit Raketor Makeyev, Sabit Saitgarayev. Objekt i goditjes do të jenë meteorët me përmasa 20-50 m dhe si testim do të përdoret asteroidi 99942 Apophis, qëe sipas Saitgarayev do të kalojë në një distancë të rrezikshme me Tokën në vitin 2036.

Çfarë kemi trashëguar nga njeriu i Neandertalit

Postuar në 12 Shkurt, 2016 13:31

Genet e trashëguara nga njeriu i Neandertalit ndikojnë në shfaqjen e depresionit te njeriu modern dhe të disa patologjive që lidhen me alergjitë apo varësinë nga nikotina. Që prej vitit 2010 shkencëtarët njohin se europianët dhe aziatikëk kanë trashëguar 1% deri në 4% të informacionit genetik të njeiut të Neandërtalit. Ajo që ka dalë në dritë së fundmi nga një studim i shkencëtareve amerikanë është se mbetjet genetike të Neandërtalit vazhdojnë të kenë ndikim në shëndetin e njeriut modern.

Detektohen për herë të parë valët gravitacionale. U parashikuan nga Einstein në vitin 1916

Postuar në 11 Shkurt, 2016 18:19

Kërkuesit e Univeristetit Shtetëror të Arizonës kanë deklaruar sot se kanë detektuar drejtpërdrejt valët gravitacionale që janë emetuar nga bashkimi i dy vrimave të zeza. Zbulimi konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi jo vetëm i jep të drejtë parashikimit të Albert Einstein, bërë në vitin 1916, sipas të cilit valët gravitacionale shformojnë edhe hapësirë-kohën, por sepse vlerësohet se bota po hyn në një epokë të re të astronomisë.

Zbulimi/Rruga e Qumështit po thithet nga Tërheqësi i Madh me shpejtësi 2 milionë km/orë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 23:27

Një ekip shkencëtarësh nga Australia, Afrika e Jugut, SHBA dhe Holanda, kanë publikuar sot zbulimin e tyre në “Astronomical Journal”, sipas të cilit Rruga e Qumështit, galaktika jonë, po thithet bashkë me qindra galaktika të tjera nga një rajon me forcë gravitacionale të barbartë me 1 milion miliardë diej. Kjo zonë quhet Tërheqësi i Madh dhe është hipotetizuar kur në vitet ’70-’80 u konstatua divijimi i galaktikës sonë nga zgjerimi i përgjithshëm i universit.

Demografia e Europës prehistorike, një thyerje ndodhi 14 500 vjet më parë me migrime nga Europa Juglindore

Postuar në 05 Shkurt, 2016 20:15

14 500 vjet më parë Europa u përfshi nga një valë migrimi popullsish gjuetarësh. Kjo konfirmohet nga studime të fundit të ADN-së së kockave të gjetura të individëve që u përkasin këtyre popullsive. Vitet e fundit kanë çuar në konstruktimin e një peizazhi demografik të Europës që ka këtë diakroni: rreth 40 000 vjet më parë grumbuj gjuetarësh u vendosën në Europë. Ata u zëvendësuan nga fermerë të ardhur nga Lindja e Mesme rreth 8000 vjet më parë. Vetë këta fermerë u përballën me mbërritjen e blegtorëve nga stepat euraziatike rreth 4500 vjet më parë.

Sonda “Spirit” fotografon në Mars ato që dyshohet se janë fosile. Një provë e ekzistencës së jetës përtej Tokës?

Postuar në 05 Shkurt, 2016 16:36

Një sondë e NASA-s në Mars, “Spirit”, mendohet se ka fotografuar ato që duken si fosile të jetës së dikurshme në Planetin e kuq. Bëhet fjalë për disa njësi të fosilizuara silici, që ngjasojnë me ato që janë zbuluar në shkretëtirën e Atakamës në Kili. Mendohet se këto fosile provojnë ekzictencën e mikrobeve, pra të jetës. Deri më tani shkencëtarët kanë në dorë vetëm fotografitë, por dyshimet se bëhet fjalë për gjurmët e para të jetës në Mars, pra përtej Tokës, janë shumë të forta.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca