Blloku Shkenca

Zbulohet një gjendje e re e materies

Postuar në 07 Prill, 2016 16:44

Shkencëtarët zbuluan për herë të parë një gjendje misterioze të materies, e parashikuar katër dekada më parë nga studiuesi Philip Warren Anderson, fitues i çmimit Nobel. Formën e re të materies shkencëtarët e kanë quajtur “tjerrja kuantike likuide”. Në këtë gjendje, elektronet sillen sikur të jenë të “fragmentarizuar”, në kaos të rregullt.

Çfarë është planeti i nëntë?

Postuar në 07 Prill, 2016 14:54

Disa shkencëtarë mendojnë se një planet i nëntë, me orbitë 20 mijë vjet rreth Diellit, ka shkaktuar zhdukjet masive të jetës në Tokë. Duke kaluar në rripin Kuiper, i përbërë nga kometa, ai i shtyn ato drejt brendësisë së sistemit Diellor duke provokuar goditje shkatërrimtare. Kur kalon sërish ky planet afër nesh? Kjo është duke u debatuar dhe po ushqen frikë te disa:

Zbulohet një virus prehistorik në genomin njerëzor, i aftë për t’u riprodhuar

Postuar në 04 Prill, 2016 22:58

Një studim i fundit me autorë Julia Wildschutte dhe Zach Williams, të laboratorit të “John Coffin at Tufts University”, zbulon se një virus i vjetër, i cili ka vepruar mbi njerëzit kohë më parë dhe që deri më tani është identifkuar në formë fosile, mendohet se ka vijuar të infektojë disa njerët në një nivel të ulët, për miliona vjet. Studimi thotë se virusi, i zbuluar në genomin njerëzor, shtron pyetje për atë sesi ka mbijetuar, apo nëse lloje të tjera nga e kaluara prehistorike mund të ndodhen në gjendje të fjetur në ADN-në njerëzore.

55 Cancri-e, "Ferri"

Postuar në 01 Prill, 2016 22:54

2400 gradë Celcius në sipërfaqe, 18 orë orbitë, planeti që ndodhet në yjësinë e Gaforres është një det llave.

Galileo i mitizuar?

Postuar në 01 Prill, 2016 13:06

Historiografia nuk mitizon vetëm politikanët dhe shtetarët, apo heronj të ndryshëm që dalin shpesh në skenën e ngjarjeve. Në lojën e ngritjes në podiumin e pozitivitetit hyjnë edhe shkencëtarët. Në një ese publikuar, në “Aeon” një historian i shkencës, Thony Christie, shkruan se pjesë e mitizimit, madje hiperbolizimit është edhe i mirënjohuri Galilelo Galilei. Duke mos mohuar arritjet e këtij shkencëtari, Christie shkruan se ai nuk ishte i vetmi, por pjesë e një komuniteti mendimtarësh, bashkëkohës të tij, që kishin zbuluar në mënyrë të pavarur të njëjtat gjëra.

14 kafshë të deklaruara të zhdukura në shekullin e 21-të

Postuar në 31 Mars, 2016 17:38

Ploja e njeriut ndaj specieve të tjera nuk ndalet. 

http://www.csmonitor.com/Science/2015/1022/14-animals-declared-extinct-i...

Një amator filmon përplasjen e një objekti në Jupiter më 17 mars 2016

Postuar në 31 Mars, 2016 00:15

Një metodë e re për të vlerësuar në disa orë efketivitetin e kimioterapisë

Postuar në 29 Mars, 2016 20:24

Një metodë e re e aplikuar në spitalin “Brigham and Women” në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të japë një ndihmë të madhe në kurimin e kancerit. Metoda konsiston në injektimin e një nangrimce e cila reagon përmes ndryshimit të ngjyrës nëse konstaton se qelizat kanceroze po vdesin pas trajtimit me kimioterapi. Dhe ky konstatim bëhet brenda disa orëve nga kryerja e seancave të kimioterapisë duke u lejuar mjekëve të vlerësojnë nëse skema e ilaçeve e përfshirë në kemio është efektive apo jo.

Stuhitë diellore

Postuar në 28 Mars, 2016 01:12

Stuhitë diellore janë një fenomen me burim Diellin dhe "shpërthimet" e tij. Është shkruar shpesh për ndikimin që mund të ketë një stuhi diellore mbi një botë kaq të ndërvarur nga teknologjia si kjo e sotmja. Kjo jo vetëm duke u nisur nga përllogaritjet, por edhe duke vlerësuar disa përvoja të mëparëshme. Ja disa prej tyre të regjistruara: 

Boom, avioni me shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit

Postuar në 25 Mars, 2016 19:12

Do të ketë një shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit dhe do të kryejë fluturimin nga Nju Jorku në Londër për 3  orë e 25 minuta. Kështu një britanik do të ketë mundësinë që brenda ditës të shkojë nga Nju Jorku në Londër dhe anasjelltas. Avioni i ri Boom që u prezantua së fundmi do  të jetë  së shpejti në shërbim të publikut. Kompania  ajrore e Denverit, ku dhe është prodhuar avioni premton çmime ekonomike si për biznesmenët ashtu dhe përdorimin e gjerë. Porositë e para jënë bërë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca