Blloku Shëndeti/Dieta
Një pandemi dhe shumë gabime të ekspertëve
Të kthehemi pak pas në kohë e të kujtojmë se çfarë na thuhej në fillimet e pandemisë. Mbani maska, lani duart, ruani distancat, mos dilni, mbani doreza…Nga i gjithë ky repertor shohim se mbijetoi vetëm Maska. E cila mbron normalisht edhe ndaj pluhurave, apo ndotjeve të tjera, përveçse kryen funksionet e barrierës virale.
Roli i vitaminës D në betejën me virusin SARS-Cov-2
Roli i vitaminës D në luftën kundër virusit SARS-Cov-2 është diskutuar shpesh. Së fundmi, në Itali, Shoqata Shkencore Sis 118 ka analizuar të dhënat e qindra pacientëve me Covid-19 dhe ka arritur në përfundimin se vlerat e duhura të vitaminës D në gjak janë të lidhura direkt me përgjigjen imunitare të organizmit kur përballet me virusin.
Kompania franceze "Carmat" hedh në treg brenda vitit zemrën e parë artificiale
Kompania franceze “Carmat” ka marrë aprovimin nga entet rregullatore për hedhjen në treg të zemrave artificiale. Përmes një njoftimi zyrtar, kompania bën me dije se do të nizë shitjen e zemrave artificiale që quhen Aeson, në mes të këtij viti.
Pajisja është projektuar për të imituar zemrën e vërtetë, peshon 900 gramë, ushqehet me bateri dhe funksionon si një pompë mekanike që rregullon fluksin e gjakut.
Doktori që zbuloi ebolën: Viruse më të rrezikshme se Covid-19 mund të shfaqen në të ardhmen
Shkencëtari që zbuloi ebolën katër dekada më parë paralajmëron njerëzimin se mund të përballet me shumë viruse të reja dhe potencialisht fatale që dalin nga pyjet tropikale afrikane. Kësaj i shtohet rasti i një gruaje që shfaqi simptoma të etheve hemorragjike në një qytet të largët në Republikën Demokratike të Kongos.
Fauci: Varianti britanik i Sars-Cov-2 nuk i ri-infekton ata që janë prekur nga forma të mëhershme të virusit
Mjeku kryesor infeksionist në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar dje se me vaksinimin në masë, shoqëria amerikane do të rikthehet në një farë normalieti diku nga vjeshta e vitit 2021. Ai ka komentuar zhvillimin e situatës së tanishme gjatë një diskutimi online me guevernatorin e Kalifornisë, Gavin Nessom që ka njoftuar gjurmimin e variantit të ri britanik të Sars
Vaksina e AstraZenecas nuk miratohet dot brenda janarit nga Autoriteti Europian i Barnave
Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në negociata për vaksinat e zhvilluara nga Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna. Sigurisht problemi është tek afatet sepse një ditë vaksina do të vijë edhe në Shqipëri. Aktualisht në BE po përdoret vaksina e Pfizer e cila pretendohet se ka efikasitet gati 100%, por kërkon ruajtjë në temperature -70 gradë Celcius.
Ende asnjë vendim për nisjen e procedurave për vaksinën anti-CoVid-19
Agjencia Kombëtare e Barnave është hallka e fundit e zinxhirit institucional që do të certifikojë dokumentacionin mbi kompanitë dhe llojin e vaksinës antikovid që do të vijë në vendin tonë. Ky institucion është në pritje të dosjes që duhet të mbërrijë nga Instituti i Shëndetit Publik për të finalizuar këtë proces. Burime pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave thanë për TvT se nga ISHP nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me nisjen e procedurave për vaksinën.
Minoritarët do të përfitojnë nga vaksinimi në shtetin grek
Greqia nis injektimin e vaksinave të para nga sot. Minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri, por janë pjesë e skemës së shërbimeve shëndetësore në shtetin fqinj, do të përfitojnë nga kjo vaksinë. Në studion e lajmeve në TvT, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, tha se ata do të jenë të detyruar të paraqiten në Greqi, pasi kushtet e transportit të vaksinës janë specifike.
Korrigjohet përqindja/Varianti i ri i SARS-CoV-2, 56% më i transmetueshëm
Varianti i ri i koronavirusit, identifikuar zyrtarisht në Britaninë e Madhe, është 56% më transmetues sesa variantet e tjera dhe me gjasë ai do të provokojë më shumë vdekje.
Tri hipoteza mbi origjinën e variantit të ri britanik të Covid-19. Konfirmohet se ka shkallë të rritur infektimi te fëmijët
Për momentin, nuk ka asnjë provë që varianti i virusit i ri i Sars-CoV-2 mund të kompromentojë efikasitetin e vaksinave dhe besueshmërinë e diagnostikimit përmes testeve. Sidoqoftë, kontrolli në vende të ndryshme duhet të jetë shumë i rreptë.
