Blloku Politikë
"Na duhet një fidanishte në PS, politikës nuk i shpëtoni dot"
Në takimin me të rinjtë e FRESSH-it, kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të të rinjve në politikë. Në 30-vjetorin e FRESSH-it, kreu i socialistëve tha se PS-së i duhet një fidanishte e re, që do të kthehet në klasën politike të së nesërmes.
(de?)Natyralizohet politika e SHBA. Fshihen fjalët 'demokraci' e 'të drejta'. Thjesht: Basha është i yni!
Lulzim Basha kërkoi ndihmë dhe ajo erdhi. Zëri i Amerikës ka intervistuar sot fytyrën e re amerikane për krizën shqiptare, zv.ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.
Në parantezë po vëmë në dukje se përgjigjet e z. Escobar vijnë me nje shqipe për amerikanët, aq formale, në numër shumës, neutrale thuajse fare, si një gjuhë jo e dikujt që është i lëmuar në zejet e veta, por e një indiferenti që reciton. Është shqipja korrekte e politikave korrekte të një shteti që pretendon se ka monopolin e moralit në botë.
Basha përjashton nga PD Berishën dhe besnikët e tij
Dy ditë pas protestës në selinë blu, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin e Sali Berishës dhe disa anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit nga partia. Krahas Berishës është vendosur përjashtimi i Bujar Nishanit, Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos, Arben Ristanit, Klevis Balliut, Rigels Muçollarit dhe Keltis Krujës.
Hipokrizia jonë po bëhet më e rrezikshme se çdo lloj dhune
Ka mjaftuar një jë episod dhune në selinë e e Partisë Demokratike që të shpallet me vrik shpellari i përhershëm që kërcënoka demokracinë tonë. Një demokraci e shkreta që përthyhet përditë në dhunën, si element kohezioni në shoqërinë tonë që udhëhiqet nga hipokrizia. Sot, shumëkush pa dhunën e Berishës, anakronikut permanent. Askush nuk pa potencialin dhunues të Lulzim Bashës dhe të vetëve që pajisën me paramilitarë një seli partie.
Koha që struci ta nxjerrë kokën nga rëra
Pamjet e sotshme nga Partia Demokratike, selia e saj qendrore, konfirmojnë në rastin më të mirë se në skenarin e dhunës ka dorë qeveria e Shqipërisë. Kjo verifikohet nga pamjet kur njerëz nga brenda selisë përdorin pajisje të lëshimit të gazit lotsjellës, të cilat nuk gjenden në tregun e zi në këtë vend.
Përplasja në PD, mbështetësit e Berishës hyjnë në seli (VIDEO)
Oborri i selisë së Partisë Demokratike është sot skena e një proteste unike në historinë e politikës shqiptare. Mbështetës të ish-kryetarit Berisha mbërritën në oborrin e selisë rreth orës 11:00 dhe arritën të futen në ndërtesë, pasi thyen derën kryesore. Pas një përplasjeje me Roland Bejkon në oborrin e selisë, mbështetësit e Berishës thyen xhamat e dyerve dhe kamerat, duke depërtuar në hollin e selisë.
Partia Demokratike reagoi pas incidentit, duke e cilësuar dhunë të papranueshme.
“Dyert e mbyllura, e ardhmja që ofron PD-ja e Bashës”
Një ditë para protestës së paralajmëruar nga Berisha dhe mbështetësit e tij, një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit shkuan në selinë blu, për t’u përballur sërish me dyert e mbyllura. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ervin Minarolli, tha se më 8 janar, demokratët do të ekzekutojnë vendimin e referendumit të 18 dhjetorit.
Një hekurishte, një ambasadë dhe ca analistë për Hanin e Lulit
Kjo derë raportohet se është salduar në hyrjen e PD-së. Selisë së saj. Kjo katana hekuri, në atë që është sot hekurishtja e opozitës, është prova më e mirë sesi tranzicioni nuk e lë asnjëherë imagjinatën pa provokuar.
Fjalët janë të tepërta dhe ato edhe aq pak sa janë gjejnë kuptim vetëm në Shqipëri dhe në shqipen e pluri-kaotizmit të pas ’90-ës.
Dodik nën sanksione të reja nga administrata Biden
SHBA i ka vendosur sanksione liderit serb të Bosnjes, Milorad Dodik. Administrata Biden e akuzon Dodik për “veprimtari korruptive” që kërcënojnë të destabilizojnë rajonin dhe të minojnë marrëveshjen e paqes, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më shumë se 25 vjet më parë.
Departamenti i Thesarit thotë se Dodik e ka përdorur pozicionin e tij drejtues për të grumbulluar pasuri përmes ryshfetit, raporton AP.
Beteja për selinë, beteja e vetme që mund të bënte Lulzim Basha
Në media qarkullon këto orë një lajm mbi ndalim qarkullimin e mediave në selinë e Partisë Demokratike. Është ndoshta karantina më unike në botë, e ideuar nga Lulzim Basha, që ka marrë vendim përfundimtar të mbrojë sinoret e një godine, në një akt ndoshta të paprecedentë.
Lufta për godinën dhe vulën është aspekti më komik i kësaj që po ndodh, ndonëse pas saj fshihet një politikë meskine që i intereson edhe shumicës në pushtet. Një emër, një logo, një vulë, ca deputetë, mjaftojnë për përfaqësim. Apo më mirë iluzionin e përfaqësimit opozitar.
